Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA- Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se duke filluar nga 8 nëntori do të heqë kufizimet për të hyrë në Shtetet e bashkuara nëpërmjet kufijve tokësorë dhe ajrorë të vendit, ndaj atyre shtetasve të huaj të cilët janë të vaksinuar plotësisht.
Kufizimet ndaj udhëtimeve jothelbësore janë vendosur që nga marsi i vitit 2020 me synimin për të trajtuar pandeminë e COVID-19. Agjencia Reuters ishte e para që njoftoi vendimin e Shtëpisë së Bardhë më herët gjatë ditës së premte. Kufizimet për shtetasit jo-amerikanë u vendosën fillimisht nga administrata Trump, në janar të 2020 vetëm ndaj udhëtarëve që vinim me linja ajrore nga Kina. Më pas ato u shtrinë dhe ndaj dhjetëra vendeve të tjera, por pa ndonjë plan të qartë se si dhe kur mund të hiqeshin.
Shtetet e Bashkuara kishin mbetur shumë pas vendeve të tjera në heqjen e kufizimeve të kësaj natyre dhe vendet aleate e mirëpritën këtë vendim. Kufizimet e vendosura nga SHBA kanë ndaluar udhëtimet nga shumica e vendeve të botës, përfshirë të dhjetëra mijëra shtetasve të huaj të cilët kanë të afërm në Shtetet e Bashkuara apo lidhje biznesi.
Të martën Shtëpia e Bardhë njoftoi se në fillim të nëntorit do të heqë kufizimet në kufijtë e saj tokësorë dhe ujor me Kanadanë e Meksikën për ata shtetas nga këto vende që janë të vaksinuar plotësisht. Ato janë të ngjashme, por jo identike me kërkesat e shpallura muajin e kaluar për udhëtimet ndërkombëtare ajrore.
Vizitorëve të pavaksinuar do t’u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara nga Kanadaja ose Meksika nëpërmjet kufijve tokësorë. Më 9 gusht, Kanadaja filloi të lejojë vizitorët amerikanë të vaksinuar plotësisht për udhëtime jothelbësore.
Marrë nga VOA
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
AFGANISTAN – Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe mbi 70 të tjerë janë plagosur pasi një shpërthim goditi një xhami shiite gjatë lutjeve të së premtes në ...
SHBA- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias gjatë vizitës në SHBA është takuar me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken. Në deklaratën e përbashkët ata kanë për...
TURQI- Djali i Presidentit turk Rexhep tajip Erdogan, Bilal ka bërë një deklaratë tronditëse, teksa ka folur para mbështetësve të partisë së pushtet, AKP. Ai ka...
KOSOVË– Enver Sekiraqa, i akuzuar për ‘nxitje’ dhe shkaktim të vrasjes së efektivit të policisë së Kosovës, Triumf Riza është liruar nga burgu. Gazet...
SHBA- Përfaqësuesit e disa vendeve në mbledhjen e OKB-së për Kosovën kanë kërkuar që situata me Serbinë të zgjidhet me anë të dialogut. Përfaqësuesit e Norvegj...
KOSOVË– Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që ora policore të mos vlejë për zyrtarët e angazhuar në procesin zgjedhor. Në mbledhjen e zhvilluar sot o...
SHBA- Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Marko Gjuriç, është paraqitur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me një maskë...
SHBA Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në mbledhjen e OKB-së për Kosovën, u bëri thirrje dy palëve që t’i shmangen retorikës dhe aksioneve, të cilat përshkallë...
SHBA- Përfaqësuesi i Rusisë në mbledhjen e OKB-së për Kosovën tha se situata në veri përbën shqetësim të madh për Rusinë. Sipas tij ajo është përkeqësuar për sh...
SHBA– Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për krimet e kryera nga Serbia. Ajo ...