Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA – Gjykata e Lartë e SHBA-së bllokoi të enjten një urdhër të administratës së Presidentit Joe Biden për vaksinim ose testim të detyrueshëm për COVID-19 në bizneset e mëdha, në një kohë kur infeksionet po përhapen me shpejtësi. Nga ana tjetër, gjykata më e lartë e vendit la në fuqi urdhrin për vaksinim të punonjësve të kujdesit shëndetësor.
Gjykata i mori vendimet pasi dëgjoi të premten argumentet pro dhe kundër në betejën ligjore mbi urdhrat për vaksinimin e detyruar që u ndërmorën nga dy agjenci federale me synimin për rritjen e normave të vaksinimit në SHBA dhe sigurisë në vendet e punës dhe mjediset e kujdesit shëndetësor.
Këto çështje vunë në provë se deri ku mund të shkojnë kompetencat presidenciale për të përballuar krizën në rritje të shëndetit publik që deri tani ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 845,000 amerikanëve.
Gjykata ishte e ndarë në të dyja rastet. Gjykata vendosi me gjashtë vota të anëtarëve konservatorë pro dhe tre të atyre liberalë kundër, për të bllokuar vendimin për vaksinimin e detyruar në bizneset me më shumë se 100 punonjës.
Për të mbajtur në fuqi detyrimin për vaksinimin e punonjësve shëndetësore, votimi ishte 5-4, pasi kryetari i gjykatës John Roberts dhe gjykatësin Brett Kavanaugh, të dy konservatorë iu bashkuan krahut liberal.
Presidenti Joe Biden tha se ai ishte “i zhgënjyer që Gjykata e Lartë vendosi të bllokojë udhëzimet e arsyeshme për shpëtimin e jetës për punonjësit e bizneseve të mëdha”, udhëzime që sikurse tha “ishin të bazuara plotësisht në shkencë dhe ligj”.
Zoti Biden u bëri thirrje bizneseve të vendosin rregullat e tyre lidhur me vaksinimin, dhe vuri në dukje se një pjesë e mirë e kompanive e kanë bërë tashmë një gjë të tillë.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se dy urdhrat do të shpëtojnë jetë dhe do të forcojnë ekonominë e SHBA-së duke rritur numrin e amerikanëve të vaksinuar.
Entitetet që kishin ngritur paditë, përfshirë shtete të drejtuar nga republikanë dhe një aleancë biznesi dhe grupesh fetare, kishin argumentuar se agjencitë federale kishin tejkaluar kompetencat e tyre, kur lëshuan urdhrat pa autorizimin e Kongresit.
Shqyrtimi i këtyre dy çështjeve nga Gjykata e Lartë nxorri në pah se sa përçarëse është bërë çështja e vaksinimit në Shtetet e Bashkuara.
(e.h/dopsja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
AUSTRALI – Australia i ka hequr sërish vizën tenistit serb, Novak Djokovic. Edhe këtë herë shkak për këtë vendim është bërë e drejta e tij për të qëndruar...
SHBA – Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të enjten se qeveria do të dyfishojë sasinë e testeve të shpejta për COVID-19 që do t’u shpërndahen falas ame...
VJENË – Ministri i Jashtëm i Polonisë tha të enjten se Evropa po rrezikonte të futej në luftë. Komentet e tij vijnë ndërsa Moska thotë se përpjekjet ...
KOSOVË- Një flamur i Serbisë 300 metra i gjatë është shpalur mbrëmjen e sotme në Mitrovicë. Siç shihet edhe fotoja e mëposhtme e publikuar nga media...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur letrën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke thënë se mezi pret të punojnë së b...
SHBA – Këshilltari i Presidentit Joe Biden Anthony Fauci është vënë nën shënjestrën e sulmeve të fundit se ka mbajtur të fshehtë origjinën e COVID, edhe p...
SHBA- Evelyn Farkas, e cila shërbeu si zëvendësministre e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë në SHBA midis 2012 dhe 2015, shkroi një artikull në një r...
SHKUP – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u takua edhe me Zoran Zaevin, ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut. Në vazhdim të vizitës 3-ditore në Maqedo...
ANGLI- Shërbimi ushtarak i Inteligjencës në Angli, MI5, ka lëshuar një paralajmërim se një agjent i dyshuar kinez është infiltruar në Parlament për të ndërhyrë ...
ANGLI- Titujt ushtarakë të Dukës së Jorkut Princit Andrew dhe patronazhet mbretërore i janë kthyer Mbretëreshës. BBC shkruan se Princit Andrew i është ndaluar p...