LIVE UPDATES
Bota

SHBA/ Dëshmi në Kongres për viktimat e luftës në Kosovë, historia tronditëse e shqiptares që ishte vetëm 16 vjeç

1 Maj 2019, 10:08 Nga DOSJA
SHBA/ Dëshmi në Kongres për viktimat e luftës në

SHBA- Në Uashington, Komisioni për Punët e Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan po zhvillon një seancë dëgjimore me temë: “Viktimat e luftës në Kosovë – Në kërkim të drejtësisë.”

Ligjvënësi Eliot Engel që hapi seancën tha se sot, pas 20 vjetësh, për viktimat e luftës në Kosovë ka patur shumë pak në mos aspak drejtësi. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë duhet të kishin ushtruar më shumë trysni, por përgjithësisht dështuan.

Është hera e parë që në Kongresin amerikan zhvillohet një dëshmi me pjesmarrje të gjerë për të kërkuar drejtësi për viktimat e krimeve të luftës në Kosovë, me theks të veçantë te viktimat e përdhunimeve.

Zoti Engel, i cili prej vitesh ka këmbëngulur në ndjekjen ligjore të krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë kritikoi gjithashtu përpjekjet për të krijuar një ekuivalencë të rreme mes autorëve të krimeve dhe viktimave. Askush nuk thotë se nuk ka patur shkelje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, tha ai, por pjesa dërrmuese e krimeve janë kryer nga forcat serbe.

Ai tha se ligji për gjykatën speciale i lejon prokurorët të ngrejnë akuza ndaj cilitdo që ka kryer krime lufte në Kosovë, por deri tani, duket se kjo gjykatë po ndjek vetëm shqiptarët. Zoti Engel kërkoi që kësaj çështjeje t’i kushtohet vemendje. Komisioni për Punët e Jashtme, tha ai, do ta vëzhgojë nga afër gjykatën speciale, për të garantuar se ajo do të hetojë autorët e të gjitha krimeve.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se duke folur në seancë ajo mban barrën e qindra mijëra jetëve që janë shkatërruar nga lufta në Kosovë. “Ata duan që historitë e tyre të dëgjohen dhe të kërkojnë drejtësi për krimet e kryera kundër tyre,” tha ajo.

Nuk është një barrë e lehtë. Ne dëshirojmë ta shfrytëzojmë këtë rast për të ndarë pjesë të historisë sonë të dhimbshme dhe për të kërkuar mbështetje në kërkimin tonë të vazhdueshëm për drejtësi. Më konkretisht, kjo seancë dëgjimore sot na ofron një mundësi për të ndarë me ligjvënësit e SHBA dhe audiencën globale se si drejtësia dështoi të mbronte viktimat e luftës së Kosovës dhe çfarë masash duhen ndërmarrë për të ardhmen,” tha zonja Jahjaga.

Dr. Paul Williams, i Universitetit Amerikan në Uashington, tha se Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi ngriti akuza vetëm ndaj shtatë pjesëtarëve të regjimit serb për krime të kryera në Kosovë.

Çuditërisht, – tha ai, – asnjë nga këto shtatë aktakuza nuk përfshinte një akt të qartë të përdhunimit si krim kundër njerëzimit.”

Ilir Bytyqi, vëlla i Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqit, të vrarë nga forcat serbe në mbarim të luftës në Kosovë, tha në dëshminë e tij: “Jam këtu për t’ju ofruar juve dhe botës një mesazh të thjeshtë. Viktimat nuk mund të injorohen. Nëse doni të keni një paqe të qëndrueshme në Ballkan, ne nuk mund të shpërfillemi. Nëse dëshironi që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje që të ketë mbështetje të gjerë dhe të thellë, ne nuk mund të shpërfillemi. Nëse doni që udhëheqësit të mos kundërvënë njërin grup kundër tjetrit, ne nuk mund të shpërfillemi.”

Vasfije Krasniqi-Goodman, viktimë e përdhunimit gjatë luftës, tregoi me tone emocionale hollësitë e dhimbshme të dhunimit të saj në duart e forcave serbe kur ishte 16 vjeç. Ajo tha se edhe pse sot jeton në Teksas me dy fëmijët e saj, ajo nuk do të gjejë kurrë paqe në jetën e saj pa u vendosur drejtësia. Kongresmeni Engel tha se nuk ka qenë e lehtë për zonjën Vasfije Krasniqi-Goodman të dilte në publik me historinë e saj të dhimbshme.

Zoti Engel ftoi pastaj zonjën Jahjaga që të jepte hollësi mbi përpjekjet për të zbuluar përpara botës krimet seksuale të kryera ndaj grave dhe vajzave në Kosovë dhe për të ndihmuar ligjvënësit të kuptojnë më mirë përmasat e asaj që ndodhi në Kosovë.

“Gjatë Luftës në Kosovë, – tha zonja Jahjaga, – përdhunimi u përdor si armë lufte. Ashtu si në shumë konflikte të tjera ku përdhunimi përdoret si mjet lufte, të mbijetuarit përballen me stigmën për një krim të padrejtë të kryer kundër tyre. Përdhunimi u përdor për të shkatërruar strukturën sociale të komuniteteve tona.”

“Duke dhunuar brutalisht trupat e grave, – tha zonja Jahjaga, – ushtria serbe, policia dhe forcat paramilitare sulmonin burrat që nuk mund t’i vrisnin dhe torturonin dot drejtpërsëdrejti. Përmes përdhunimit, ata synonin të përulnin burra shqiptarë të Kosovës për t’i paraqitur si të dobët dhe të paaftë për të “mbrojtur” gratë e tyre.

Në të shumtën e rasteve, tha zonja Jahjaga, gratë e mbijetuara nga dhuna seksuale arritën të mbijetojnë, megjithëse ishin plagosur shumë fizikisht dhe psikologjikisht. Atyre iu tha se po lejoheshin të jetonin në mënyrë që të mbanin mend se kush ua bëri këtë. Shumica e grave dhe vajzave të mbijetuara iu lutën përdhunuesve të tyre që t’i vrisnin ato, pas asaj që u ndodhi.”

Zonja Jahjaga bëri thirrje që SHBA të ndihmojnë në mënyrë që të gjithë ata që kanë kryer krime të tilla lufte të nxirren përpara drejtësisë dhe të mbahen përgjegjës.

Marrë nga VOA

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni eliot engel kongresi ne washington vasfije krasniqi viktima e luftes se kosoves eliot engel kongresi ne washington vasfije krasniqi viktima e luftes se kosoves

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet