LIVE UPDATES
Bota

SHBA, demokratët përpiqen të bllokojnë tërheqjen e trupave nga Gjermania

19 Qershor 2020, 05:11 Nga DOSJA
SHBA, demokratët përpiqen të bllokojnë tërheqjen e

SHBA- Ligjvënësit demokratë në Kongres paraqitën një legjislacion të enjten për të bllokuar planin e Presidentit Donald Trump për të tërhequr 9.500 trupa amerikane nga aleati i ngushtë, Gjermania, duke ndaluar përdorimin e fondeve për tërheqjen e forcave amerikane nga Evropa pa miratimin e Kongresit.

Ligjvënësi Eliot Engel, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe senatori Bob Menendez, anëtar demokrat i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, paraqitën projektligjin, duke pasqyruar shqetësimin në Kongres nga demokratët si dhe kolegët e tyre republikanë mbi planin e Presidentit Trump për pakësimin e numrit të trupave në Gjermani.

Presidenti Trump tha të hënën se do të pakësonte numrin e trupave në Gjermani në 25,000, duke fajësuar Berlinin për dështim në përpjekjet për të përmbushur synimin e NATO-s për shpenzimet në fushën e mbrotjes dhe për trajtim të padrejtë të Shteteve të Bashkuara në fushën e tregtisë.

Ulja e numrit të trupave do të ishte një vërejtje e madhe për një nga partnerët më të ngushtë tregtarë të Shteteve të Bashkuara dhe mund të gërryejë besimin në një nga shtylla e sigurisë evropiane të pasluftës, se forcat amerikane do të mbronin anëtarët e aleancës kundër një agresioni rus.

Sipas pjesës së kushtetutës amerikane që shpjegon ndarjen e pushteteve, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, jo Shtëpia e Bardhë, kontrollojnë shpenzimet qeveritare.

Ligjvënësit shpesh përdorin pushtetin e tyre të kontrollit të buxhetit për të ushtruar ndikim mbi politikat, si mbajtja hapur e burgut në Gjirin e Guantanamos duke ndaluar shpenzimin e parave federale për ta mbyllur atë.

Projekt-ligji do të ndalonte përdorimin e fondeve për tërheqjen ose pakësimin e pranisë së forcave të armatosura amerikane në Evropë, përveç në rastet kur qeveria e vendit pritës e kërkon atë, ose presidenti e deklaron atë qëllim 180 ditë më parë, justifikon vendimin, Kongresi e miraton atë dhe Sekretarët e Shtetit dhe të Mbrojtjes dëshmojnë në Kongres në lidhje me të.

“Vendimi katastrofik i Presidentit Trump për tërheqjen e mijëra trupave nga Gjermania dhe vendosja e një kufiri mbi numrin e përgjithshëm të trupave atje, rrezikon sigurinë tonë kombëtare”, tha ligjvënësi Engel në një deklaratë.

“Legjislacioni ynë do ta ndalë përpjekjen e administratës për ta zbatuar këtë politik shkatërruese”, tha ai.

Marrë nga VOA 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota eliot engel eliot engel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet