LIVE UPDATES
Bota

SHBA, Biden firmos urdhrat ekzekutivë për emigracionin

3 Shkurt 2021, 07:31 Nga DOSJA
SHBA, Biden firmos urdhrat ekzekutivë për emigracionin

SHBA– Presidenti i SHBA Joe Biden urdhëroi të martën një rishikim të praktikave për pranimin e azilantëve në kufirin SHBA-Meksikë dhe për sistemin e imigracionit ndërkohë që përpiqet të zhbëjë disa prej politikave të ashpra të ish-Presidentit Donald Trump.

Biden krijoi gjithashtu një grup pune për të ribashkuar familjet migrante të cilat ishin ndarë në kufi nga strategjia e ‘tolerancës zero’ të Presidentit Trump në vitin 2018.

“Ne do të punojmë për të zhbërë turpin moral dhe kombëtar të administratës së mëparshme që me plot gojën, jo në mënyrë figurative, rrëmbeu fëmijët nga krahët e familjeve të tyre,”– tha Presidenti Biden ndërsa nënshkruante urdhrat ekzekutivë në Shtëpinë e Bardhë.

Mbështetësit e imigracionit i kanë kërkuar administratës së re demokrate që të lëvizë shpejt, por ndihmësit e zotit Biden thonë se u duhet kohë për të zbardhur shtresat e shumta kufizuese për imigracionin të vëna në zbatim gjatë administratës Trump dhe për të krijuar sisteme të favorshme për migrantët.

“Kjo nuk do të ndodhë brenda natës,” – tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Urdhrat ekzekutivë të Presidentit Biden nuk trajtojnë çështjen e shfuqizimit të një urdhri të firmosur gjatë periudhës së pandemisë nën administratën Trump, i njohur si “Mandati 42”. Ky i fundit i lejon zyrtarët e kufirit që të dëbojnë pothuajse të gjithë njerëzit e kapur duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Presidenti Biden ka kërkuar rishikimin e një rregulli të vendosur gjatë administratës Trump i cili e ka bërë më të vështirë për emigrantët e varfër që të sigurojnë qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara.

Ai gjithashtu urdhëron një rishikim të Protokolleve të Mbrojtjes së Migrantëve (MPP), një program që ktheu 65,000 azilkërkues sërish në Meksikë në pritje të seancave gjyqësore në SHBA. Shumica u kthyen në vendet e tyre, por disa mbetën në një kamp të improvizuar pranë kufirit meksikan.

Administrata e zotit Biden tashmë ka ndaluar shtimin e njerëzve në program, por ajo ende nuk ka thanë se si do t’i përpunojë kërkesat e atyre që janë regjistruar tashmë.

Chad Wolf, ish-sekretari i Departamentit për Sigurinë e Brendshme nën administratën Trump, tha në një intervistë se ndalimi i programit (MPP) do të ishte gabim sepse ai kishte qenë një parandalues efektiv i migracionit të paligjshëm.

“Nëse ka një rritje të migrantëve, po hiqet nga tavolina një nga mjetet kundër kësaj dukurie”,– tha ai duke iu referuar programit.

Këshilltarët e Presidentit Biden kanë thënë gjatë muajve të fundit se ata nuk do t’i ndryshojnë menjëherë politikat kufitare dhe ato të azilit të vendosura gjatë administratës Trump për shkak të shqetësimeve në lidhje me inkurajimin e migracionit të paligjshëm gjatë pandemisë së koronavirusit.

Vetë Biden tha në dhjetor se administrata e tij kishte nevojë të vendoste një “gardh mbrojtës” në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të mos “përfundonin me dy milionë njerëz në kufi”.

Veprimet e zotit Biden të martën pasojne gjashtë urdhra emigracioni që ai lëshoi në ditën e tij të parë në detyrë dhe do ta avancojnë më tej axhendën e tij ambicioze pro-emigrantëve që kërkon të fshijë politikat kufizuese të zotit Trump ndaj imigracionit të ligjshëm dhe të paligjshëm.

Marrë nga VOA.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden politika e shba joe biden politika e shba

Sondazh

Poll
Bota 3 Shkurt 2021, 07:18

KOSOVË–Kur kanë ngelur vetëm 10 ditë nga data e zgjedhjeve në Kosovë, fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht për kandidatët. Ky vit ndryshe nga të tjerët pë...

Bota 2 Shkurt 2021, 21:52

VV: Kurti do t’i prijë listës së deputetëve

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qëndroro të Zgjedhjeve për largimin e kandidatëve që nuk janë certifikuar nga lista e de...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet