LIVE UPDATES
Bota

“Më e keqja s’ka ardhur akoma”, eksperti amerikan thotë ’10 të vërtetat’ për pandeminë e COVID-19

7 Maj 2020, 17:44 Nga DOSJA
“Më e keqja s’ka ardhur akoma”, eksperti amerikan

SHBA– Ish-kreu i Qendrave të SHBA-së, Tom Frieden, ditën e sotme ka folur rreth pandemisë së koronavirusit ku në pah ka nxjerrë 10 të vërteta për situatën kritike në të cilën ndodhet e gjithë bota.

“Në 30 vitet e mia të punës në fushën e shëndetësisë, kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Kjo është e frikshme dhe e paparë”, tha ai, dhe pastaj  ka treguar “dhjetë të vërtetat” e tij për pandeminë e koronavirusit.

1. Situata është shumë e keqe në Nju Jork

Edhe tani, kur numri i vdekjeve po bie, dy herë më shumë njerëz po vdesin në Neë York City në ditë sesa në ditët tjera normale. Nju Jorku ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara nga çdo shtet tjetër.

2. Ky është vetëm fillimi

“Epidemia tani po duket shumë e tmerrshme, por kjo është vetëm faza e saj fillestare, më e keqja po vjen. Studimet e fundit tregojnë se epidemia duhet të zgjasë deri në dy vjet, dhe ata paralajmërojnë se situata mund të bëhet shumë më e keqe”.

3. Të dhënat janë një armë e fuqishme kundër virusit

Ai shpjegoi se të dhënat e përdorura për të studiuar COVID-19 mund të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së virusit përpara se të shfaqet një pikë e nxehtë.

4. Ne kemi nevojë ta frenojme virusin

Ndërsa kufizimet kanë çuar në një ngadalësim të virusit dhe zbutjen e kurbës në shtete si Nju Jork dhe Kaliforni, virusi vazhdon të përhapet. Shtetet tani planifikojnë të lehtësojnë masat, duke i ekspozuar njerëzit në rrezikun e infeksioneve të reja. Kjo është arsyeja pse ne duhet të vazhdojmë ta frenojmë virusin edhe kur kurba është e drejtë.

5. Duhet të gjejmë një ekuilibër

Dr Frieden tha që duhet të gjendet një ekuilibër midis rifillimit të ekonomisë dhe ndalimit të përhapjes së virusit. Instituti i Metrikës së Shëndetit dhe Vlerësimit në Universitetin e Uashingtonit ka lëshuar një vlerësim që sugjeron se 134,000 amerikanë mund të vdisnin deri në gusht. Një draft raport i brendshëm nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i marrë nga New York Times zbuloi se numri i përditshëm i vdekjeve mund të arrijë në 3.000 deri në 1 qershor.

6. Mbroni “heronjtë e vijës së parë”

Ne kemi nevojë për të mbrojtur punonjësit e shëndetit dhe stafin tjetër, heronjtë e kësaj lufte. Sipas vlerësimeve të CDC, më shumë se 9,200 punëtorë të kujdesit shëndetësor janë të infektuar me coronavirus. Profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe stafi parësor janë në rrezik më të madh, dhe spitalet janë përballur me mungesë të masave mbrojtëse themelore.

7. Mbroni edhe grupet më të rrezikuara

Njerëzit me një sistem të dobët imunitar dhe me sëmundje të lidhura me astma, sëmundja e zemrës, presioni i lartë i gjakut ose diabeti janë në rrezik më të lartë

8. Qeveritë dhe ndërmarrjet private duhet të punojnë së bashku

Të dy, qeveria dhe industria duhet të punojnë së bashku për të bërë “investime masive në testimin dhe shpërndarjen e vaksinave sa më shpejt të jetë e mundur. Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se në mars të vitit të ardhshëm vaksina mund të ishte në dispozicion. Sidoqoftë, ekspertët janë skeptikë.

9. Ne nuk duhet të lëmë pas dore problemet shëndetësore që nuk kanë lidhje me koronavirusin

Pandemia e coronavirusit ka përmbytur shumë spitale në të gjithë botën, që nuk do të thotë se njerëzit papritmas janë bërë imun ndaj sëmundjeve të tjera. Shumë procedura janë anuluar ose vonuar, dhe pacientët me sëmundje të tjera janë duke pritur. Shumë njerëz kanë frikë të vizitojnë spitalet nga frika se mos infektohen nga virusi.

10. Përgatitja është parësore

Do të ketë shpërthime në të ardhmen. Kjo pothuajse është e sigurt, por ne duhet të përgatitemi më herët ndaj ndonjë pandemie tjetër”, tha Frieden, i cili vuri në dyshim strategjinë aktuale të qeverisë Donald Trump.

Burimi:Heraldreview

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba tom frieden koronavirusi ne shba tom frieden

Sondazh

Poll
Bota 7 Maj 2020, 15:48

Fotografitë më të bukura të ditës

TIRANË– Në njëkohë që e gjithë bota po përballet me luftën e ashpër të koronavirusit askush nuk mendon se ka edhe disa momente e copëza lumturie në përreth...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet