LIVE UPDATES
Bota

Sfidat që e presin Evropën në vitin 2022: Pandemia, ekonomia, konfliktet…

2 Janar 2022, 10:49 Nga DOSJA
Sfidat që e presin Evropën në vitin 2022: Pandemia, ekonomia,

EUROPË- Vështrimi pas në vitin 2021 dhe perspektiva e vitit 2022 për Bashkimin Evropian mund të përmblidhen me një fjalë: Pandemi! Luftimi i pandemisë së koronës ishte dhe do të mbetet temë sunduese. Ministri i ri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, SPD, që në të ardhmen do të ketë një zë të rëndësishëm në raundin e 26 ministrave të Shëndetësisë në BE e ka bërë të qartë në fillim të dhjetorit. “Pandemia do të zgjasë më shumë, se sa kemi besuar deri tani,”-tha Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mjeke me profesion, duke theksuar se vala e katërt e pandemisë është e rëndë, por në vitin 2022 mund të na presë sprova tjetër.

Vaksinim, vaksinim, vaksinim

Shohim përpara një kërcënim të ri, pra variantin Omikron”,– tha von der Leyen në Bruksel. Kundër tij BE duhet të veprojë me forcimin e vaksinimeve. “Studiuesit na thonë që tani, se vaksina dhe rifreskimi i saj ofrojnë mbrojtjen më të mirë kundër Covidit.” Në rast nevoje ata mund ta përshtasin atë edhe kundër mutacioneve. BE i ka nënshkruar ndërkohë marrëveshjet me firmat prodhuese.

Në vitin 2021 Komisioni Europian me porosi të 27 vendeve anëtare siguroi rreth 1 miliardë doza vaksine për qytetarët e BE. 350 milionë vaksina të tjera iu dhanë iniciativës ndërkombëtare të OKB, COVAX. Në vitin e ardhshëm BE do të vazhdojë të sigurojë edhe më tej vaksinat. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen premtoi mbështetjen e më shumë reparteve të prodhimit, sidomos në Afrikë, ku mund prodhohet dhe të dërgohen më shumë doza vaksine në këtë kontinent. “Ne do të forcojmë përpjekjet tona të mbështesim Afrikën, aty ku kuota e vaksinimit është më e ulët“, premtoi Ursula von der Leyen.

Kuotat në vendet anëtare ende të ulta

Brukseli në fillim ishte shumë i ngadalshëm në sigurimin e vaksinës dhe pati kritika të forta nga shumë shtete anëtare. Pas valës së fortë të infektimit në pranverë, pasoi një verë e qetë 2021. Në të gjithë BE u rihap jeta, klubet e aktivitetet, njerëzit shkuan me pushime. Por në BE ishte arritur vetëm një kuotë 66% e vaksinimit, e pamjaftueshme kjo për të ndalur valën e infektimit në vjeshtë dhe mbingarkesën e sistemit shëndetësor.

Kuotat e vaksinimit në BE janë të ndryshme. Ato variojnë nga 26% në Bullgari deri në 82% në Maltë. Për fushatat e vaksinimit, masat mbrojtëse si teste apo detyrimin për vaksinim në vendin e punës, dyqane e restorante apo shkolla janë përgjegjëse vendet anëtare. BE mundet vetëm ta kundronte nga Brukseli kaosin e masave të ndryshme dhe rregulloreve kudo në Europë. Të paktën u arrit që kufijtë e brendshëm të BE  të mbeteshin në masë të madhe të hapura me ndihmën e pasaportës së njësuar të Coronës.

Austria, Gjermania duan të fusin vaksinimin me detyrim. Greqia, Italia e vende të tjera e kanë parashikuar këtë për disa profesione. Edhe presidentja e KE, von der Leyen tha se debati për një detyrim të vaksinimit “është i përshtatshëm dhe i nevojshëm”. Ministrat e Shëndetësisë së BE do të konsultohen në vitin 2022 nëse ka kuptim futja e një vaksinimi me detyrim në të gjithë BE.

Rimëkëmbja ekonomike dhe shteti ligjor

Rimëkëmbëja e ekonomisë që u ndje në vitin 2021 duhet mundësisht të vazhdojë e synohet të shënojë madje rritje gjatë vitit 2022. Një ditë buxhetet në krizë të shumë vendeve të BE duhet të rikuperohen. Për këtë është përgatitur fondi 750 miliardë euro i BE nga i cili janë dhënë ndërkohë këstet e para. Nga programi i BE i financuar me borxhe të përbashkëta përfitojnë kryesisht vendet e jugut dhe ato lindore, në krye Italia.

Polonia dhe Hungaria ende nuk marrin fonde. Ato kanë dorëzuar programe investimesh, por Komisioni Europian do të dorëzojë fondet, kur të zgjidhet grindja për shtetin ligjor me Poloninë dhe Hungarinë. Viti 2021 ishtë vit i grindjeve të mëdha për shtetin ligjor dhe vlerat e BE, të cilat ga qeveritë nacional-konservatore në Poloni dhe Hungari vihen në pikëpyetje ose hidhen poshtë.

Në vitin 2022 ka rrezik të shtohen forcat centrifugale në BE pritet. Tani, kur kancelarja e moderuar gjermane, Angela Merkel është larguar nga skena e politikës europiane, mund të vijë puna tek një show-down. Këtë e ka bërë të paktën të ditur kryeministri hungarez, Viktor Orban. “Një gjë është e sigurtë. Era e dykuptimësive, mbulimit dhe hezitimit mori fund me Merkelin. Ne përgatitemi tani për një betejë të hapur”, tha Orban pas ndërrimit të qeverisë në Berlin.

Macron e provon edhe njëherë

Në vitin 2022 sytë e Europës janë të drejtuar nga Franca. Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon të rizgjidhet në prill. Në të njëjtën kohë ai do të jetë edhe president i radhës i presidencës franceze të BE. Macron do të tregojë në fushatën zgjedhore në luftë kundër një fronti të djathtë, se ai e ka ndryshuar Europën siç ka premtuar. Por sidomos në aspektin e politikës së jashtme, Macron kërkon ta bëjë BE një lojtare “sovrane” e strategjike të arenës botërore. Në një “samit strategjik” në pranverë ai kërkon që të bashkojë 26 vendet anëtare për objektiva të përbashkëta në politikën e jashtme kundrejt Kinës, SHBA, Rusisë dhe pjesës tjetër të botës.

Për këtë duhet të shtohet bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes. Macron shpreson, që pas Merkelit hezituese të gjejë tek kancelari i ri, Olaf Scholz një aleat për planet e tij. Sprova e parë para Europës “sovrane” mund të nisë që në fillim të 2022-t. Me gjasa presidenti rus, Vladimir Putin kërcënon me invazion të Ukrainës në janar. Si do të përgjigje BE dhe NATO? Shtetet balltike dhe Polonia kërkojnë prej kohësh më shumë mbrojtje, edhe nga BE.

Drama e vazhdueshme: Migracioni

Mënyra se si duhet të veprohet me migracionin, refugjatët dhe të drejtën e azilit është një mollë sherri e vazhdueshme në BE, kjo u duk jo vetëm në kufirin me Bjellorusinë muajt e fundit, valë migrantësh ka edhe në Kanalin e La Manshit, në Itali, Greqi e itinerarin e Ballkanit. Në vitin 2021 nuk u shënua asnjë progres. A do gjendet një zgjidhje në 2022-n? Mbajtje larg, izolim apo do të pranohen njerëzit dhe të shpërndahen? Këto janë pyetje ende pa përgjigje. Përfaqësuesit e vijës së ashpër të migracionit duan një BE pa të drejtë azili, ashtu si Balazs Orban, një zëvendësministër në Hungari. Sistemi aktual nuk i ndal njerëzit në kufi, është ankuar Orban. Kurse Amnesty International e akuzon BE aktualisht se po i shkel më këmbë të drejtat e njeriut dhe të azilit në kufijtë e saj dhe me politikën e saj i detyron njerëzit të marrin rrugëtimin e rrezikshëm.

Marrë nga: DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron europa omicron pandemia ursula von der leyen emmanuel macron europa omicron pandemia ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet