LIVE UPDATES
Aktualitet

Fenomeni i përndjekjes në Tiranë! Lidhja i kthehet në ‘ferr’ 30-vjeçares, rrëfen tmerrin nga ish-i dashuri: Më vodhi

5 Korrik 2021, 08:21 Nga DOSJA
Fenomeni i përndjekjes në Tiranë! Lidhja i kthehet në

TIRANË– A.D i humbi telefoni në rrethana të paqarta. Por ndonëse e denoncoi si të vjedhur, nuk u desh shumë punë që ta kuptonte se aparati i ishte rrëmbyer nga ish i dashuri, që mbasi aksesoi aparatin dhe mori prej andej fotografitë personale të 30 vjeçares nisi nga kërcënimet.

Ishte një histori e shkurtër me N. P“, pohoi më pas në polici e reja e cila për vite me radhë u përndoq dhe pretendoi se u mbajt peng nga ish i dashuri që këmbënguli se ajo duhej të kthehej me të.

Katër vjet nga mbyllja e historisë që zgjati vetëm pak muaj e reja arriti të krijojë familje dhe të bëhet nënë e dy fëmijëve, por stresi që kaloi e dërgoi atë në polici, atje ku shumë vajza të reja që përndiqen nga ish-partnerët kërkojnë ndihmë.

“Në telefon kisha fotografi personale dhe kur gjendja u bë e padurueshme i dhashë fund historisë me të pandehurin. Ndërrova numrin për të mos patur kontakte me të,” tha në polici e reja.

Por në këtë periudhë asaj i nisen në messenger fotot private që i kishte patur në telefonin e denonucuar si të vjedhur.

Mbas kësaj ai erdhi në vendin e punës, doli përpara meje dhe me një pistoletë që mbante në çantë më kërcënoi se do më fuste plumbin kokës nëse largohesha prej tij,” kujton e reja përpara psikologëve teksa në dosje thuhet se vajza u mundua ta qetësojë ish të dashurin dhe e ka bindur atë se nuk do ta braktiste por do kthehej me të.

Kaq ka mjaftuar që ai ta kthejë në vendin e punës.

Jam njohur në një rreth shoqëror, kam pasur një marrëdhenie të shkurtër. Jo, bashkëjetesë, lidhje. Arsyeja ka qenë pse isha shkëputur prej tij dhe pse nuk i jepja numrin e telefonit, filloi t’më përndiqte dhe prej asaj dite dërgoi fjalë edhe pse ishte brenda në paraburgim, kërcënime nëpërmjet njerëzve të vet, por lashë drejtësinë të merrej me të. Ishte njeri shumë posesiv. Unë nuk doja të bëja më me të dhe filloi me kërcënime të të gjitha llojeve, do të vras. Nuk ishte mirë nga trutë,” pohon para autoriteteve vajza e përndjekur.

***

Një 27-vjecare u përball me ish të dashurin e martuar i cili kur duhet të vendoste mes saj dhe gruas, zgjodhi bashkëshorten.

Por ndërkohë nuk e lejoi ekonomisten që të vijonte jetën e saj. A. R u tremb prej 45 vjeçarit kur ai jo vetëm e telefononte vazhdimisht, por ju shkruante të gjitha shoqeve të saj.

Hapi llogari me fotografinë time, me emrin tim dhe krijoi shoqëri të rreme me shoqet e mia. Ulej në kafe përbri dhe sapo më shikonte me kolegët e firmës , krijoi skandale, nuk lejonte asnjë mashkull t’më afrohej,” thotë e reja.

E alarmuar fillimisht vajza ka kërkuar ndihmën e gruas, sapo ajo dështoi në një lidhje e cila u mbyll pa nisur ende, ngaqë ish i dashuri i martuar u prezantua tek i riu A.F.

“Bashkëshortja e tij që i shkrova në “Facebook”, mu përgjigj ky nuk është problem im dhe nuk pranoi t’më takojë fare,” tha para policisë vajza që në një rast teksa po konsumonte kafe me një koleg është rrahur nga ish i dashuri.

“A. R. nuk pranoi ta ndajë gruan dhe tani më përndjek pasi nuk pranon që të vazhdoj jetën time dhe kjo është e frikshme,” thotë në denoncim 27 vjecarja që ashtu si mjaft gra të tjera kanë rënë viktima të ish partnerëve për shkak tolerancës. Pyetjes së oficerit se përse nuk ishte paraqitur më herët, por mbas incidentit më të fundit ku rezultoi si dëshmitar edhe kolegu i vajzës, 27 vjeçarja i përgjigjet:-

u mundova të humbas gjurmët. Krijova një rutinë të re. Shtëpinë që më paguante me qera e lëshova dhe po mundohesha të krijoja një lidhje stabël, por ish i dashuri nuk e përballon dot këtë fakt”

***

Ndërkohë edhe gratë përndjekin, madje duke i gjobitur të martuarit. E. D është një 30 vjeçare nën arrest shtëpiak dhe jeton në Tiranë.

Ajo u vu nën hetim për përndjekje mbasi në polici u paraqit shtetasi H.V i cili mori dhjetra mesazhe në telefon në mbyllje të një historie të gjatë dhe jashtëmartesore.

Në fund ai u shantazhua nga e reja nën dijeninë e të ëmës për një lidhje të marrë fund prej kohësh.

Më shantazhuan nënë e bijë dhe më këkruan në këmbim 2000 euro. E njoh E. D. por prej 10 vitesh nuk kam më asnjë lidhje me të,” ka treguar në polici i riu.

I ndjerë i kërcënuar dhe i dhunuar psikologjikisht nga sjelljet dhe veprimet e të pandehurës, kallëzuesi i është drejtuar organeve përkatëse duke vënë në dispozicion edhe aparatin e tij të telefonit celular, ku identifikohen mesazhet me përmbajtjen e sipercituar-“, thuhet në dosjen që gazeta “Si pati mundësi ta aksesojë.

Të kundërtën këmbëngul 30 vjeçarja sipas të cilës lidhja me burrin vijon prej 11 vitesh dhe se aktualisht çifti është grindur duke qenë sei martuari nuk po i jep zgjidhje lidhjes.

Para rreth 2 javesh u zumë me njeri – tjetrin për arsye se i kërkova kallëzuesit 1.000 euro dhe me pas 2.000 euro dhe nuk mi dha. Më pas i dërgova sms nëse nuk më jepte 2.000 euro, do t’i tregoja familjes së tij për këtë lidhje të fshehtë, gruas dhe femijeve te tij,” përmendet në dosje.

E pandehura deklaron se kërkesat e saj për para i ka bërë duke qenë se kishte një kohë të gjatë lidhje me këtë shtetas dhe i dukej normale që i dashuri i fshehtë ta ndihmonte duke qenë se kishte nevojë për ato para, pasi ajo donte të udhëtonte për në Gjermani dhe të niste një jetë të re.

Historinë tonë e dinë të gjithë në Tiranë kështu që më nevojiteshin para të shkëputesha,” këmbëngul vajza.

Por policia mbasi kqyri telefonin zbuloi se në aparatin e burrit të martuar gjendeshin disa mesazhe mes të cilave paralajmërimi “po nuk ma dhe shumën prej 2.000 euro, do t’ua dërgoj mesazh gruas dhe fëmijëve të tu”.

Këto mesazhe sipas policisë i kapërcejnë kufinjtë e përndjekjes dhe ndaj krimi i kryer nga 30 vjecarja u konsiderua gjobëvënie.

Marrë nga GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet perndjekja perndjekja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet