Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË – Qeveria shqiptare firmosi sot Marrëveshjen e Financimit Për Mbështetjen e Sektorit të Energjisë me Agjencinë Franceze të Zhvillimit nga e cila do të marrë një kredi prej 50 milionë eurosh.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj theksoi se kjo marrëveshje është vazhdimi i modernizimit të sektorit energjitik në vendin tonë. Gjithashtu, ajo theksoi se është drejt finalizimit marrëveshja e kredisë për energjitikën me qeverinë gjermane.
“Kjo marrëveshje është në vazhdim të reformës së madhe të energjisë në bazë të zhvillimeve ndërkombëtare të energjisë: të modernizojë sturkturën, të ndajë 3 operatorët e OSHEE. Është në vijim një tjetër marrëveshje kredie e firmosur nga qeveria gjermane”, u shpreh Ibrahimaj.
Më pas u shpreh zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Ai vlerësoi bashkëpunimin me AFZH-në duke veçuar ndihmën prej 60 milionë eurosh në rikonstruksionin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit.
“Falenderoj të gjithë donatorët. Me agjencinë franceze për zhvillim kemi nisur që prej vitit të kaluar me një bashkëpunim intensiv që u finalizua me marrëveshjen e firmosur. Nga qershori 2020 kur zyrtarizoi aktivitetin në Shqipëri ne kemi avancuar me 3 projekte. Ne nënshkruam sot edhe për barazinë gjinore atë që iu referuam më parë, projekti i 3 është në kuadër të rindërtimit, ju më keni dëgjuar shpesh që t’i referohem ndihmës franceze një projekt që angazhon 60 milion euro për rindërtimin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit Durrës i cili është në fazën finale që do nënshkruhet shpejt. Marrëveshja e sotme për sektorin energjetik vjen në një moment të rëndësishëm. Reforma në ernegji ndër më të guximshmet. Fokusi i të gjitha qeverive në botë është adresimi i problemeve në krizën energjetike. Sot kemi panoramë tjetër të sistemit. Suporti i rëndësishëm i qeverisë shqiptare që bashkon AFD dhe KFV përmbledh disa objektiva. Nga 20 qershori avancuam me 3 projekte me ADF”, bëri me dije nr.2 i qeverisë.
Ahmetaj përsëriti zotimin se qeveria shqiptare do të mbrojë familjet dhe biznesin e vogël nga kriza energjitike.
“Shumë vende s’ja kanë dalë ta bëjnë këtë. Vende që janë edhe pjesë e G7 si Italia apo vende të BE si Spanja e Greqia e Austria apo Polonia dhe Gjermania kanë rritur cmimet e të fundorëve pra familjeve. Ne kemi marrë zotim që të kemi siguri furnizimi një, të mbrojmë biznesin e vogël dy, pra pa ja rrit cmimet të mbrojmë familjarët tre, do vazhdojmë dhe do ia dalim. Kjo është arritur falë vëmendjes së qeverisë, reformës në sektorin e energjitik punës së përditshmë të kompanive dhe inistrisë dhe mbështetjes së donatorëve”,përfundoi zv/kryeministri Arben Ahmetaj.
(d.v/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
ITALI-Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri Italian Roberto Speranza nënshkruan sot në Romë marrëveshjen 5-vjeçare të bashkëpunimit, p...
TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti pati kritika për projektbuxhetin e Ministrisë së Jashtme për vitin 2022. Në mbledhjen e Komisio...
TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka replikoi ditën e sotme në zyrën e tij me një nga gazetaret e pranishme. Gazetarja e pyeti s...
TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka u bëri të ditur gazetarëve se mund ti shikojnë firmat që janë hedhur nga dele...
TIRANË – Deputeti i opozitës Fatmir Mediu dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë projektrezolutën për mbajtjen e qëndrimit të përbashkët kundër ndikimit ru...
TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë publikoi mëngjesin e sotëm njoftimin për marrjen e dozës së tretë së vaksinës antikoronavirus. Personat mbi 60 vje...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm për mbështetjen ndaj fermerëve. Ky lajm i publikuar nga ai në rrjetin social ‘Facebook’, ...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmnet Bardhi i është përgjigjur edhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila tha se ës...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zbuluar për herë të parë se Partia Demokratike i kishte premtuar se kancelarja gjermane Angel...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se më datë 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së. Në një lidhje telefonike për “...