LIVE UPDATES
Sport

Sekretet e “profesor” Jorginhos: Mamaja, manastiri, historitë e dashurisë…

9 Korrik 2021, 09:54 Nga DOSJA

ITALI – Përtej thashethemeve, përtej dyshimeve për Londrën, një qytet ku mund të jetë e lehtë të mos ambientohesh, nëse vjen nga Brazili dhe më pas nga Napoli. Përtej lodhjes, duke marrë parasysh që do ta mbyllë sezonin me 56 ndeshje. Përtej gjithë kësaj, Italia është fort në duart, këmbët dhe kokën e “profesor” Jorginho.

Pas fitimit të Champions League, ai bëri disa ditë pushime, të dhëna nga Mancini, të cilat i kaloi në Londër. Atje fjeti, shkoi për të ngrënë në restorantin e preferuar, ku iu dha një tas i madh me makarona, të preferuarat e tij, luajti pak me fëmijët dhe e “hoqi prizën” për t’i rikarikuar bateritë. Sepse, kur u paraqit në “Coverciano”, ata që e panë të thonë: Ishte i freskët fizikisht. “La Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një shkrim thuajse biografik trurit të lojës së kombëtares italiane, të cilit i kanë vënë nofkën “profesori”.

Super mamaja e tij – Në jetën e Jorginhos, futbolli ka qenë gjithmonë përparësi, edhe kur përfundoi në qendër të thashethemeve tij në krizë me Natalia (nëna e dy fëmijëve të parë), flirtin e pretenduar me një përkthyese të Chelsea dhe historinë me Catherine Harding, ish-aktore, nëna e fëmijës së tij të tretë. Për momentin duket se të dy janë bashkë. Ajo ishte në stadium së fundi, gjithashtu duket se marrëdhëniet me Natalia janë të shkëlqyera (ajo gjithashtu e ndjek gjithmonë në stadium). Në çdo rast, përtej thashethemeve, ka një grua thelbësore në jetën dhe karrierën e Jorginhos, me këmbë të arta dhe mendje akulli, siç dëshmohet nga penalltia e shënuar kundër Spanjës: nëna! Zonja Maria Tereza, më 1991, e cila mbeti shtatzënë në pranverë, i premtoi vetes, si një ish-futbolliste amatore, se nëse fëmija lindte djalë, do të bënte gjithçka për t’ia kaluar pasionin e saj për futbollin. Mbase ajo nuk e imagjinonte se djali do të bëhej një nga mesfushorët më të fortë dhe më të mirë në Europë.

Arritja në manastir – Pas divorcit, me shumë pak para në xhep, Jorginho dhe nëna u larguan nga Brazili për t’u bashkuar me gjyshërit e tyre në Itali, në Verona, zonën përreth. Ishte ajo që i bleu topin, këpucët e para të futbollit dhe gjithashtu i mësoi bazat e para të këtij sporti. Kur Verona i gjeti një vend strehimi në një manastir (“ishim gjashtë veta në një dhomë, qëndruam atje për një vit e gjysmë dhe na paguanin 20 euro në javë. Murgjit na trajtuan shumë mirë, ata ishin gjithmonë shumë të respektueshëm. Ushqimi ishte i shkëlqyeshëm”), në fillim rezistoi, por më pas një krizë e shtyu të linte gjithçka. Nëna e tij përsëri ndërhyri dhe e bindi kështu: “Nëse largohesh, nuk do të kthehesh në shtëpi. Ju duhet të rezistoni”. Dhe djali ia dëgjoi fjalën.

Super profesionist – Mamaja kishte të drejtë, duke pasur parasysh faktet dhe rezultatet. Ajo pa se si Jorghinho, tani në Londër, kujdeset me fiksim për karrierën e tij. Njohja e Sarrit ishte shumë e rëndësishme për të, i cili e mësoi të kujdeset për trupin, gjithashtu të kishte vëmendje të veçantë për të ushqyerit, pasi Jorginho është një adhurues i makaronave dhe picave. Sot e di se si ta menaxhojë veten shumë mirë dhe gjithmonë, nëna e tij, e njëjta nënë që në një video u bë virale, tejet e prekur kur pa fanellën e djalit të saj në dyqanin e Chelsea, i mësoi rëndësinë e trajnimit gjithmonë. Si fëmijë u stërvit në rërë (“aty përmirësoi qëndrueshmërinë dhe ekuilibrin”), tani në terrenet e bukura të trajnimit të Chelsea, në Londër. Një Londër, ku Jorghinho ka jetuar prej tri vitesh dhe që tashmë i ka hyrë në zemër. E kush e di që e diela në mbrëmje nuk do të bëhet edhe më e veçantë për të…

Moda – Mes futbollit dhe ushqimit të mirë, një pasion tjetër për të është ai i modës. Veshja me “Dolce Gabbana” është primare për Jorginho. Ai ka një pasion për markat italiane, por nuk ka stil të çuditshëm, mjaft klasik dhe të sofistikuar, me disa përjashtime. Profesor, edhe në vështrim, edhe në futboll…

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “dolce gabbana” “la gazzetta dello sport” “profesor” jorginho brazili chelsea napoli “dolce gabbana” “la gazzetta dello sport” “profesor” jorginho brazili chelsea napoli


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet