LIVE UPDATES
Aktualitet

Seanca për shkarkimin e Metës, VOA: U realizua në nxitim e sipër, nuk u bë kujdes

1 Shkurt 2022, 10:47 Nga DOSJA
Seanca për shkarkimin e Metës, VOA: U realizua në nxitim e

Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese nisi sot një seancë publike, si pjesë e procesit që ajo ka nisur për shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, të cilin shumica socialiste e akuzoi për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe se u përfshi duke u bërë palë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kreu i Shtetit, siç dhe kishte paralajmëruar, nuk është paraqitur për të marrë pjesë, duke u përfaqësuar nga këshilltari i tj ligjor.

Që pas qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese, për të mos u shprehur me një vendim lidhur me zgjedhjet vendore të 30 qershorit, “për moskompetencë” në trajtimin e një çështjeje të tillë, ai ka shprehur haptazi mosbesimin ndaj trupës së kësaj Gjykate.

Javën e shkuar Kreu i Shtetit i kërkoi zyrtarisht Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, nisjen e një procedimi disiplinor ndaj anëtares Fiona Papajorgji, duke ngritur dyshime për “shkelje të procedurave ligjore” për caktimin e saj si relatore e çështjes, si dhe duke e akuzuar se kishte shmangur pyetjet e ngritura nga Shoqata e Bashkive, në kërkesën për Opinion drejtuar Komisionit të Venecias.

Pak ditë më parë ai iu drejtua me një letër vetë Gjykatës, ku me tone kritike ngrinte shqetësimin për mungesë informacioni dhe transparence nga ky institucion, i cili, sipas tij, nuk u është përgjigjur të paktën dy shkresave zyrtare të tij.

Po ashtu zoti Meta kërkonte që përfaqësuesit të tij t’i lihej në dispozicion një kohë e pakufizuar, ndryshe nga sa i është bërë e ditur se do të mund të ketë vetëm një hapësirë 60 minutëshe, sipas rregullores së Gjykatës.

Kjo rregullore, vinte në dukje kreu i Shtetit kishte hyrë në fuqi më 27 janar të këtij viti, pasi atij i ishte komunikuar ky afat kohor për mbrojtjen.

Nisma e shumicës për shkarkimin e presidentit Meta, u vu në lëvizje pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare, duke vlerësuar se ai kishte shkelur rëndë Kushtetutën para dhe gjatë procesit zgjedhor, “duke u bërë palë me opozitën apo duke nxitur gjuhën e urrejtjes dhe të dhunës”. Shumica veproi me ngut për ngritjen e komisionit hetimor, që do të vlerësonte kërkesën për shkarkim të firmosur nga deputetët e saj, duke qenë se miratimi në seance do të duhej të bëhej brenda datës 9 maj, afati i fundit i lejuar nga ligji, kur parlamenti është në mbyllje të mandatit të tij.

Gjithçka u realizua në nxitim e sipër, pa bërë kujdes as në respektimin e procedurave. Komisioni i ligjeve aprovoi menjëherë kërkesën dhe një ditë më pas, në 7 maj, parlamenti votoi në favor. Presidenti Meta foli për “vendime apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë”, të cilat, siç theksoi, nuk do t’i njihte. Ai nuk u paraqit në komisionin hetimor, i cili mbylli gjithçka në tre javë. Më 9 qershor parlamenti votoi në favor të shkarkimit (104 deputetë pro, 7 kundër)./VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta shkarkimi i metes 2 ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet