LIVE UPDATES
Bota

Seanca e radhës ndaj Pjetër Shalës në Hagë, prokuroria nuk do ta dorëzojë dosjen paraprake deri më 28 janar 2022

23 Shtator 2021, 10:48 Nga DOSJA
Seanca e radhës ndaj Pjetër Shalës në Hagë, prokuroria

HAGË- Seanca e radhës për ecurinë e çështjes së ish-kreut të UÇK-së Pjetër Shala është mbajtur ditën e sotme. KosovaPress shkruan se zyra e Prokurorit të Specializuar do të dorëzojë dosjen paraprake për rastin e Shalës më 28 janar të vitit 2022. Ky vendim është marrë në konferencën e sotme mbi ecurinë e çështjes në Dhomat e Specializuara në Hagë, me kërkesë për shtyrje nga ZPS dhe e cila nuk ka hasur në kundërshtim të mbrojtjes.

Prokuroria ende nuk i ka përfunduar hetimet dhe nuk është e gatshme të dorëzojë dosjen paraprake më 19 nëntor, siç ishte paraparë. ZPS ka kërkuar shtyrjen e këtij afati deri më 28 janar të vitit të ardhshëm duke pretenduar që çështja është komplekse dhe mund të ketë përplasje afatesh me çështje të tjera.

Ne besojmë që periudha që kemi kërkuar, zgjatja e afati të dorëzimit deri më 28 janar është e nevojshme sepse është një çështje thjesht e burimeve njerëzore dhe kapaciteteve që kemi, burimet që na kërkohen për t’u përgjigjur kërkesave të rregullës 102 pika 3, janë të konsiderueshme dhe mendoj që është një ngarkesë punë shume e madh. Ne do të përpiqemi t’i përmbahemi afateve dhe sa ai përket tabelës do të përpiqemi të mbajmë të njëjtën distancë midis dorëzimit të saj dhe dosjes paraprake, megjithatë ne do të t’i përmbahemi çfarëdo afti që do të vendosni ju zoti gjykatës por mendojmë që është e nevojshme zgjatja e afatit për t’i trajtuar gjithë këto probleme”, ka thënë prokurori.

Ndërsa lidhur me tabelën e rregullës 109, prokurori ka thënë se e kanë të pamundur ta hartojnë atë para se të dorëzohet dosja paraprake, andaj e njëjta pritet të dorëzohet jo më vonë se 11 shkurt në vitin 2022.

Kërkesën e prokurorisë për shtyrje të afatit për dorëzimin e dosjes paraprake nuk e ka kundërshtuar mbrojtja e Shalës, veçse ka theksuar se kjo është kohë e gjatë dhe procesi duhet të vazhdojë më shpejtë, meqë Shala vazhdon të mbahet në paraburgim.

“Dorëzimi i dosjes paraprake më shumë se 23 muaj pas dorëzimit të aktakuzës është një kohë shumë e gjatë, dua ta theksoj këtë problem, e kuptojë vështirësinë, megjithatë është kohë mjaft e gjatë kjo për zotin Shala i cili ka marrë akuzat dhe është në burg”, ka thënë avokati i Shalës, Jean-Louis Gilissen.

Mbrojtja e Shalës ka pranuar një shtyrje të tillë të afatit duke theksuar se do ta shfrytëzojnë këtë periudhë për përgatitje. Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicollas Guillou i ka dhënë urdhër me gojë ZPS-së që të dorëzojë dosjen paraprake jo më vonë se 28 janar 2022.

Në konferencën e sotme mbi ecurinë e çështjes, mbrojtja e Shalës ka thënë se ky i fundit është ballafaquar me disa probleme por që janë në kontakt me administratoren, duke theksuar se nuk është e përshtatshme të flitet për këtë në seancë publike.

“Ne monitorojmë në vazhdimësi situatën me zotin Shala, ai na informon dhe ne marrim këtë informacion për çështje që ngre ai, bëhemi të ditur se ai është ballafaquar me disa probleme dhe ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e zyrës administrative përfshirë vet administratoren, dua t’i falënderoj për disponueshmërinë e tyre dhe ndihmën ndaj nesh dhe zotit Shala. Besoj që kjo çështje për të cilën kemi problem do të zgjidhet dhe çështja do të përmirësohet me vullnetin e mirë të të gjitha palëve pjesëmarrëse. Mendoj që tani për tani gjërat po përmirësohen, kemi hasur në disa incidente por për momentin tim nuk është koha për t’i diskutuar ato në seancë publike”, ka thënë mbrojtja.

Në këtë konferencë gjithashtu është bërë e ditur se prokuroria i ka nxjerrë mbrojtjes dy paketa me materiale sipas rregullës 103 dhe prokuroria pret të nxjerrë edhe materiale të tjera shfajësuese.

Ndërsa lidhur me masat mbrojtëse, prokuroria ka bërë të ditur se ende nuk kanë ndonjë kërkesë. Ndërsa avokati ka theksuar se kanë identifikuar mungesën e disa përkthimeve.

“Kjo ende mbetët problem sa i takon përkthimeve në shqip që mungojnë. I nderuar gjykatës vërej se do të marrim edhe dy akt ekspertizat dhe do t’i marrim brenda datës 8 tetor, brenda intervistës së disa dëshmitarëve kemi parë se përmenden disa shtojca që i ka përdorur dëshmitari gjatë deklaratës, nuk i kemi marrë disa prej këtyre shtojcave ose nuk i gjenim dot në nxjerrjet e materialeve”, ka thënë avokati i Shalës.

Ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake ka urdhëruar ZPS-në që t’i nxjerrë aktekspertizat e lartpërmendura jo më vonë se data 8 tetor 2021. Gjithashtu, u bë e ditur se ZPS ka identifikuar afërsisht 500 materiale, që është më shumë se një e treta më shumë se numri i materialeve provuese të renditura fillimisht në njoftim.

Lidhur me këtë, gjykatësi i procedurës paraprake i ka bërë të qartë ZPS-së se gjykatësi i vendos afatet për nxjerrje të materialeve, pasi i dëgjon palët dhe këto të fundit nuk mund të plotësojnë materiale pa autorizim gjyqësor.

“Ju nuk mund të vendosni të bëni nxjerrje materialesh kur dëshironi ju, sepse nëse bëhet kjo procedura do të behët një kaos dhe pala tjetër do të kërkojë më tepër kohë për tu përgatitur sepse do të ketë nxjerrje të tjera”, ka thënë gjykatësi i procedurës paraprake.

Lidhur me këtë, prokurori ka thënë se gjatë kërkimeve kanë hasur në probleme me bazën e të dhënave, duke shtuar se gjatë kontrollit mund të identifikojnë edhe materiale të tjera por për këtë ka thënë se do të kërkojnë leje nga gjykata. Kjo ishte konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes së Pjetër Shalës, ish-pjesëtar i UÇK-së të cilin Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Konferenca e radhës është caktuar të mbahet me 15 nëntor.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosova ne hage pjeter shala kosova ne hage pjeter shala

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje