LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’di nëse përdor armë”/ Shtohen denoncimet në Polici nga problemet e shëndetit mendor

2 Maj 2022, 12:23 Nga DOSJA
“S’di nëse përdor armë”/ Shtohen denoncimet

Një burim policor i tha gazetës “Si” se njoftoi mjekët për të qetësuar një shtetas i cili ishte i bindur që i kishin instaluar në kokë një pajisje që i sillte ç’rregullime me frymëmarrjen dhe gjithashtu edhe përndjekje. Burime shumë të sigurta në policinë e Tiranës i thanë gazetës “Si” se, gjatë javës se shtetasi C.L u paraqit me veshje normale duke pretenduar se po e përndiqnin dhe po i vështirësonin jetën.

“Ky shtetas, – bëjnë me dije burimet e gazetës “Si”, – tregoi problemet që sipas tij lidheshin me forca madhore dhe që ja kanë bërë jetesën të vështirë”.

Shtetasi në fjalë, sipas asaj që thotë në polici, jeton vetëm, ndërsa të dy prindërit i kanë ndërruar jetë nga Covid. I bindur se dikush po e përndjek, ai kërkoi hetime për njerëzit që sipas tij po i testojnë durimin.

“Zgjohem nga gjumi nga dridhje të forta. Janë disa sinjale në kokën time që më shkaktojnë panik dhe më sjellin humbje ekuilibri dhe marrje mendsh. Trupi më dhemb çdo mëngjes kur zgjohem. Dhe gjatë gjithë ditës në punë jam i lodhur sikur t’më ketë kaluar rrymë. Kjo ma vështirëson frymëmarrjen dhe më sjell një shtrëngim në gjoks që nuk më liron nëse nuk vjell” deklaron ai në polici.

Megjithëse sipas policisë që në momentet e para, mbasi ka nisur që të shkruajë shpjegimet e shtetasit, oficeri është qartësuar se bëhej fjalë për probleme shëndetësore, regjistrimi i denoncimit nuk është ndërprerë.

Siç i thuhet gazetës “Si” qytetari ka kërkuar që të përfundojë denoncimin me këmbënguljen se dikush e përgjonte dhe e ndiqte në një mënyrë të pakuptueshme, ndonëse siç thotë ai kishte kufizuar në maksimum daljet me kolegët, dhe reduktuar aktivitetet jashtë punës.

“Mbyllem në banesë sapo përfundoj punën. Ka ditë që nuk i flas askujt. Telefonin nuk e mbaj pranë sepse ata që më përndjekin s’duhet të me arrijnë nga aparati. Mbrëmë u rrëzova përtokë në kuzhinë mbasi më kapën të dridhurat dhe dhimbje koke. Kjo që më ndodhi, e kam ndjerë në gjumë dhe disa herë të tjerë gjatë këtij muaji. Dhe dyshoj që dikush po më bën tortura mendore mbasi synon që të zbulojë çfarë mendoj dhe çfarë di unë”, përshkruan shtetasi C,L.

Ndonëse është pyetur nëse përdor apo jo medikamente, dhe përgjigja ka qenë mohuese, ai ka këmbëngulur se nuk ishte i sëmurë.

Policia i tha gazetës “Si” se qytetari në fjalë është i punësuar në një kompani ndërtimi dhe mbasi e ka pyetur nëse ka një konflikte në detyrë, ai ka shpjeguar se është person i qetë dhe i kuptueshëm me të gjithë.

“Në përfundim – shtoi zyrtari i policisë – të bindur se bëhej fjalë për problem të shëndetit mendor- njoftuam një autoambulancë me këshillën që qytetari të kryente një vizitë të menjëhershme. Ndërkohë që denoncimin e tij do ta referojmë së shpejti në prokurori , mbasi në rast se refuzojmë të mbajmë shënim pretendime të ndryshme, ka pasur raste kur oficerët janë hetuar nga SHCBA sepse qytetarët i denoncojnë për mosveprim”.

Por ndërkohë një tjetër komisariat ai numër 3 i tha gazetës “Si” se edhe një 37 vjeçare, me arsim të lartë dhe ajo denoncoi shqetësime që sërish sipas policisë kanë lidhje me probleme të shëndetit mendor.

Denoncimi në këtë rast është kryer nga e reja me bindjen se asaj po i kontrollojnë mendjen.

”Disa herë kam dashur në vij në komisariat – thotë vajza- por kam probleme me kujtesën afatshkurtër. Njëherë kam thirrur autoambulancën dhe gjendja është stabilizuar. Më pas shkova tek forcat xhenio për të marrë informacion për gjendjen time mbasi kam të vjella, tkurrje muskulore dhe zgjim te befasishëm. Kërkoj nga organet ligjzbatuese që të zbulohet shkaku i këtyre sulmeve paniku, mbasi këto janë sulme psikike dhe dua që policia të zbulojë nëse jam apo jo viktimë e përdorimit të armëve të ndaluara” .

Edhe në këtë rast policia shpjegon se bëhet fjalë për qytetarë të ngarkuar nga ankthi i ditës, që nuk kuptohen nga asnjëri prej të afërmve të tyre se familjari ka probleme me depresionin.

Marrë nga GazetaSi

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arme zjarri tirane arme zjarri tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet