LIVE UPDATES
Bota

Scholz: Putin ka bërë një gabim të rëndë

24 Shkurt 2022, 13:32 Nga DOSJA
Scholz: Putin ka bërë një gabim të rëndë

Gjermania bën të ditura sanksione të rënda kundër Rusisë. Sulmi rus është dënuar ashpërsisht nga BE e Perëndimi.

Gjermania bën të ditura të enjten sanksione të rënda kundër Rusisë.

“Putini me luftën e tij ka bërë një gabim të rëndë”, tha kancelari Scholz.

Natën e së enjtes presidenti rus, Vladimir Putin reagoi pas kërkesës së drejtuesit të separatistëve, besnikë të Moskës. Në një fjalim Putini deklaroi, se Rusia nuk mund të tolerojë kërcënimet nga Ukraina, sipas agjencisë, Interfax. Ai miratoi një operacion ushtarak në Donbas dhe kërkoi nga forcat ukrainase të dorëzojnë armët.Putin shtoi, se Rusia nuk ka për qëllim të pushtojë Ukrainën. Ai theksoi, se përgjegjësia për gjakderdhjen varet nga “regjimi” në Kiev. Ai paralajmëroi Perëndimin, se çdo përpjekje për përzierje do të ketë pasoja “që nuk janë parë”.

Rusia sulmon nga disa pozicione

Sipas korrespondentit të Deutsche Welles në Kiev dëgjohen shpërthime në pjesën lindore të kryeqytetit si edhe në rajonet Vasilkov, Brovary e Boryspil. Shpëthime janë dëgjuar edhe në qytete të tjera. Edhe nga Odesa në Detin e Zi njoftohen shpërthime. Në Mariupol dhe Odesa kanë mbërritur trupat ruse, thuhet. Ministria e Brendshme ukrainase bëri të ditur, se qendrat e komandos së ushtrisë në Kiev dhe Karkiv janë sulmuar me raketa. Ministri i Jashtëm ukrainas bëri fjalë për “luftë të gjithanshme” kundër vendit të tij.

Trupat tokësore përparojnë në vend

Ukraina ka ndërprerë ndërkohë lidhjet diplomatike me Rusinë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shpalli gjendjen e luftës. Sipas të dhënave të mbrojtjes kufitare ukrainase, trupat tokësore ruse kanë hyrë në Ukrainë nga disa drejtime. Ushtria ka kaluar ndër të tjera me tanke e makineri nga Gadishulli i aneksuar i Krimesë. Sipas të dhënave të saj trupat tokësore ruse kanë hyrë edhe në rajonet lindore, Luhansk e Karkiv, në Sumy në verilindje e në Çernihiv në kufi me Bjellorusinë. Sipas të dhënave të trupave ukrainase kufiri shtetëror ukrainas është sulmuar nga Bjellorusia dhe Rusia. Ukrainia njofton për 40 ushtarë të vrarë në orët e para të sulmit, shkruan “Der Spiegel”. (e akt.24.02. 12:00)

Kancelari gjerman: “Shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare”

Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka dënuar ashpër sulmin e Rusisë kundër Ukrainës. “Sulmi rus në Ukrainë është shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare. Ai nuk justifikohet me asgjë. Gjermania e dënon këtë akt brutal të presidentit Putin në formën më të ashpër”, tha Scholz. Solidariteti i Gjermanisë i drejtohet Ukrainës dhe njerëzve që jetojnë atje. “Rusia duhet të ndalë menjëherë këtë aksion ushtarak”, kërkoi Scholz. Qeveria gjermane do të koordinojë veprimet e saj ngushtë me G7, NATO-n dhe BE. “Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e errët për Europën”, tha kancelari gjerman.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e dënoi po ashtu sulmin në Ukrainë dhe bëri të ditura sanksione kundër Rusisë. “Ne do të vendosim paketë të plotë me sanksionet më të gjera kundër Rusisë”, tha Baerbock pas një takimi të shtabit të krizës së qeverisë gjermane. “Me sulmin kundër Ukrainës, Rusia shkel rregullat elementare të rendit ndërkombëtar”. Bashkësia ndërkombëtare nuk do t’ia harrojë Rusisë këtë ditë të turpit”, shkroi Baerbock. Ministria e Jashtme gjermane kërkoi që qytetarët gjermanë të largohen menjëherë nga vendi.

Macron: “Lufta duhet të marrë fund”

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka kërkuar një fund të menjëhershëm të sulmeve ruse kundër Ukrainës. “Franca e dënon me vendosmëri vendimin e Rusisë të nisë luftë kundër Ukrainës”, shkroi Macron në teitter. Ai i bëri thirrje Moskës të “ndalë menjëherë oepracionet ushtarake”. “Franca është solidare me Ukrainën. Ajo qëndron në krah të ukrainasve dhe punon me partnerët dhe aleatët për t’i dhënë fund luftës.” Edhe presidenti amerikan, Joe Biden dënoi sulmin “e pajustifikuar”. Biden kërcënoi Moskën me pasoja të rënda. “Presidenti Putin ka vendosur për një luftë me qëllim, që do të çojë në një humbje katastrofale të jetëve të njerëzve dhe vuajtje.”

BE do të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë

BE, sipas të dhënave të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kreut të Këshillit të BE, Charles Michel, do të vendosë menjëherë për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Michel dhe von der Leyen bënë të ditur, se ato do të kenë “pasoja masive të rënda” për vendin. Një samit krize është parashikuar për të enjten në mbrëmje. Von der Leyen premtoi ndihma të tjera politike, financiare e humanitare për Ukrainën. Charles Michel e dënoi ashpër  ulmin rus, ashtu si edhe më parë presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

Sanksionet e reja të planifikuara kundër Rusisë do të shkëpusin bankat e Rusisë nga tregjet financiare europiane. Po ashtu do të ngrijnë pasuritë ruse në BE dhe do t’i mohohet sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë ruse qasja në teknologjitë kyçe dhe tregjet.

Marrë nga DW

LAJMI KRYESOR: Nis lufta! Rusia bombardon Ukrainën, dhjetra viktima, mes tyre e civilë. Putin: Do e pësoni

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjermani lufta ukraine-rusi olaf scholz vladimir putin gjermani lufta ukraine-rusi olaf scholz vladimir putin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet