Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
S’bën asnjë hap pas/ Putin: Nderoj ato që po luftojnë heroikisht në këtë operacion
27 Shkurt 2022, 08:30Nga DOSJA
RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një fjalim të shkurtër televiziv këtë mëngjes, duke komentuar luftën që po vijon që nga dita e premte. Putin iu referua pushtimit rus të Ukrainës si një “operacion special për të ofruar ndihmë për Republikat popullore të Donbasit” dhe përshëndeti “heroizmin” e forcave speciale ruse që luftojnë në Ukrainë.
‘Interfax‘ raporton se Putin ka thënë: “I bëj një nderim të veçantë atyre që kryejnë heroikisht detyrën e tyre ushtarake gjatë operacionit special për të ofruar ndihmë për Republikën popullore të Donbasit këto ditë”.
Sot është dita e katërt e luftës në Ukrainë, që kur forcat ushtarake ruse hynë në vend me tanke e armë. Sot në mëngjes, trupat ruse hynë në Kharkov, ku po zhvillohen beteja në rrugë dhe shkëmbime zjarri.
Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja kanë bllokuar bankat ruse nga transaksionet ndërbankare (sistemi SWIFT) , ndërsa Gjermania ka lejuar dërgesat e armëve në Ukrainë për të forcuar forcat ushtarake që po i rezistojnë pushtimit rus.
Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe aleatët evropianë deklaruan të shtunën se po vendosnin një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë, përfshirë dëbimin e disa ban...
UKRAINË– Presidenti ukrainas, Volodymur Zelensky është në qëndër të vëmendjes së gjithë botës. Ai zgjodhi që të mos largohej nga Ukraina, edhe pse de...
UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka refuzuar ofertën e Rusisë duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do t...
UKRAINË– Ukraina kërkon vullnetarë të huaj që t’i bashkohen ushtrisë së saj, për të luftuar kundër Rusisë. Kievi zyrtar deklaron se po krijon një leg...
RUSI– Sekretari i shtypit i presidentit rus Dmitry Peshkov ka deklaruar se delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime me ukrainasit.“Sipas ma...
Ekonomistët e “Bloomberg”, një agjenci amerikane e specializuar për lajmet ekonomike, analizuan se si konflikti mund të ndikojë në rritjen ekonomike, inflacioni...
UKRAINË– Të paktën 240 civilë janë plagosur dhe 64 janë vrarë prej shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, kanë thënë Kombet e Bashkuara. Zyra e ...