EMRI/ Qëlloi me armë drejt Policisë, kush është i riu i arrestuar në Rinas
13 Shkurt, 21:17
...
Aktualitet
Saviano që zbërtheu Gamorra-n: Mafia ha Evropën, shqiptarët i kanë duart e lidhura
27 Janar 2022, 20:39Nga DOSJA
TIRANË– Roberto Saviano jeton fshehurazi prej 15 vitesh. Njeriu që i foli botës për “Gamorran” përmes librit të tij të famshëm me të njëjtin titull si klani mafioz italian jeton i mbrojtur nga policia, por vijon të shkruajë. Së fundmi, Saviano ka nxjerrë romanin me titullin “Jam ende gjallë”, një bashkëpunim me karikaturistin Asaf Hanuka. Në një intervistë për gazetën spanjolle Lavanguardia, Saviano shpjegon se sot nuk është më situata si dikur, kur kërcënoheshin me jetë gazetarët. Sipas shkrimtarit italian, mafia është duke ‘ngrënë’ Evropën dhe përballë këtij realiteti, të gjithë po heshtin.
Thirrja e fundit e këtij romani grafik, “Jam ende gjallë!” Është triumf apo një klithmë dëshpërimi?
Një klithmë e dëshpëruar. Sepse nuk më kanë lënë as të gjallë e as të vdekur. Të thuash që jam gjallë është më tepër shpresa e së ardhmes. Meqë akoma më ke lënë trupin, frymën, tani përpiqem të rikuperoj jetën time. Kur isha 26 vjeç dhe e gjithë kjo ndodhi, gjithçka që perceptoja ishte komplet ndryshe. Kanë kaluar 16 vite dhe kam humbur kaq shumë. Ka qenë shumë e vështirë. Dhe gjithashtu kuptova se gjërat kishin ndryshuar kur vitin e kaluar Capo Bidognetti u dënua për kërcënimet ndaj meje dhe lajmi as që bëri bujë. Ndoshta nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Evropë që kapoja i një klani të ishte dënuar për sulme ndaj një gazetari. Është sikur të ishte diçka e zakonshme në të njëjtin kontinent ku Daphne Caruana Galizia në Maltë, Jan Kuciak në Sllovaki dhe një gazetar holandez u vranë. Ky i fundit pasi doli nga një kanal televiziv në qendër të Amsterdamit. E gjithë kjo nuk ka gjeneruar një reagim nga ana e shoqërisë civile, aq sa krimi i organizuar të kishte një perceptim shumë herë më të mirë se politika. Po ta mendosh mirë, mafiozët bëjnë punën e tyre dhe thonë atë që duan: para, pushtet, në vend të kësaj, politikani thotë se do të mirën time dhe do vetëm pushtet. Mafiozi nuk thotë se është më i mirë se unë, por se është më i fortë. Këtë vit kam parë humbjen totale të asaj që dikur ishte forca e luftës antimafia.
Keni folur për Sllovakinë, Maltën, Holandën… A flasin këto vdekje për fuqinë e mafies dhe mungesën e frikës dhe neglizhencën evropiane?
Ata nuk kanë frikë. Dhe kësaj gjendjeje nuk i jepet më rëndësi. Ishte një kohë, në vitet shtatëdhjetë nëse një autor apo gazetar ishte në rrezik, kishte një lëvizje të madhe solidariteti. Nuk ka ndodhur qëkur Ahmet Altan, një shkrimtar turk, është dënuar me burgim të përjetshëm me një akuzë zyrtare se ai kishte nxitur grushtin e shtetit përmes medias. Askush nuk ka lëvizur as gishtin. Në të kaluarën, kur burgosej një shkrimtar për romanet e tij reagimi do të kishte qenë i jashtëzakonshëm. Askujt nuk i intereson sot. Logjika është se ai që ekspozon veten është sepse shpreson të fitojë diçka dhe për këtë arsye nuk ia vlen të dëgjohet. Pra, ne jemi të gjithë në një vetmi totale. Kam parë gjëra të pabesueshme. Gazetarët polakë i kanë duart e lidhura, hungarezët janë nën presion të pafund, po ashtu edhe shqiptarët. Unë jam dërguar në gjyq nga Matteo Salvini dhe nga Giorgia Meloni. Imagjinoni sikur të kishte ndodhur me Berlusconin: Berlusconi e çon Savianon në gjyq, do të ishte folur kaq shumë në media. Por tani kjo gjë shihet si normale. Asgjë nuk përbën rëndësi. U jepet rëndësi gjërave krejt të tjera dhe mafia e ka kuptuar këtë gjë, shumë mirë.
A po rriten mafiet në Evropë?
Pandemia ka dobësuar një pjesë të krimit të organizuar. Ashtu si me kompanitë, ato që ishin në krizë, të njëjtën gjë pësoi edhe krimi i organizuar. Në Spanjë problemi nuk lind sepse qeveria është krejtësisht e verbër. Por tani me krizën e Covid-it, kush blen restorante në Barcelonë apo në Sevilje duke qenë në krizë? Këtu hyjnë në lojë grupet kriminale. Gjeorgjianët, rusët, kalabrezët, me emra shoqërish që nuk thonë asgjë për botën spanjolle. Djali italian që u vra në Lloret, ishte e qartë që u ekzekutua nga dy çeçenë, pjesë të një organizate kriminale. Ka një kolonizim të Spanjës nga mafia çeçene, gjeorgjiane dhe ruse prej shumë vitesh. Është e vërtetë që tani ka një gjyqësor që i njeh mirë këto dinamika, jo si 20 vjet më parë. Por nuk kjo mjafton sepse politika nuk merret direkt me këtë problem. Mafia po ha Evropën përballë heshtjes së të gjithëve.
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Rrjeti “Safe Journalists” ka kërkuar hetim të thelluar për të zbuluar se kush qëndron pas sulmit të portlave që u është bërë ditët e fundit n...
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano mori pjesë në analizat vjetore të punës së strukturave të Policisë që operojnë në qarqet ...
GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Mësohet se një person me iniciale K.A ka humbur kontrollin e mjetit ...
TIRANË- Bashkimi Evropian ka nxitur Kuvendin e Shqiërisë që të votojnë për zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut. Këtë gjë e ka bërë të ditur drejtor...
TIRANË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin rekomandimin e Bashkimit Evropian në nxitjen e Kuvendit të Shqipërisë për të miratuar zgjatjen e m...
KOSOVË- Gjendja e tanishme e ngrirë, status quo, në Dialog nuk po funksionon. Eksodi i vazhdueshëm i të rinjve kosovarë po vazhdon. Presim që si Kosova, as...
TIRANË– Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kthjellime e temperatura mesatare. Duke nisur nga nesër, ngricat, dëbora dhe i ftohti polar do të t...
ZVICËR- Presidenti i organizatës së futbollit FIFA, Gianni Infantino i ka dërguar një letër ngushëllimi Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Ar...