LIVE UPDATES
Bota

Sipërmarrësja Saranda Iseni: Është koha të fokusohemi te potencialet që ofron Shqipëria

10 Mars 2020, 18:28 Nga DOSJA
Sipërmarrësja Saranda Iseni: Është koha të fokusohemi

Sarada Iseni u largua nga vendlindja e saj rreth dy dekada  më parë për të provuar veten në Suedi. Sot ajo është një juriste dhe sipërmarrëse. Për dy vite ajo ka drejtuar Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Suedi, degë e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare i cili aktualisht ka degët e tij në rreth 30 shtete në mbare botën.

Për të krijimi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare është mundësia e kërkuar prej kohësh nga sipërmarrësit shqiptar nëpër botë, jo vetëm si një pikë takimi por edhe si një vend të cilin mund ta quajnë plotësisht Shtëpia e tyre në Shqipëri.

Znj. Iseni sa i rëndësishëm është bashkimi i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në këtë moment?

Faktikisht është shumë i rëndësishëm pasi momentalisht ndodhemi në vlugun më të madh të zhvillimit ekonomik. Mendoj se brenda shumë pak kohe, ndoshta brenda pesë viteve të ardhshme Ballkani, veçanërisht Shqipëria dhe Kosova do të jenë furnizuesit më të mëdhenj në Evropë, jo vetëm për sa i përket produkteve, prodhimeve të ndryshme, por pse jo edhe sipërmarrjeve.

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare është një strukture që ka degë në shumë vende të botës, ju keni drejtuar për dy vite (2015-2017) degën e Suedisë. Si funksionon kjo strukturë?

Është një ndër iniciativat më të mira që është bërë tek komuniteti jonë shqiptar, sepse ne jemi të njohur për individualizmin tonë, të fortë sa nuk ka fund. Por më në fund erdhi një iniciativë që ne bashkarisht të bëhemi më të fuqishëm. Nga përvoja 2 vjeçare e imja mund të them se është një ndër përvojat më frytdhënëse që kam pasur. Për sa i përket njohjes së njëri-tjetrit, por dhe njohurive se çfarë bëjnë njerëzit tanë e çfarë mendimesh kanë, çfarë dëshirash kanë, çfarë përvojash kanë në vendlindje për shembull, ku pjesa më e madhe kanë arritje jashtëzakonisht të mëdha.

Anëtarët e Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Suedi padyshim janë njerëz të arrirë. Sa prej tyre e shohin Shqipërinë si një mundësi për të zhvilluar më tej biznesin e tyre?

Shqipëria gjithmonë ka qenë ëndrra e të gjithë ne mërgimtarëve. Dhe unë mendoj se pjesa më e madhe e kanë një dëshirë duke parë këtë potencial, këtë kapacitet, siç e thashë edhe më parë këtë vlug të zhvillimit ekonomik në çdo sferë, p.sh aktualisht investimet në energjinë solare përbëjnë interese për vendin tonë. Pastaj është përfitimin e energjisë nëpërmjet mullinjve të erës, edhe kjo është një industri me potencial zhvillimi. Pra janë këto disa nga profilet e biznesit që përbëjnë atraksion dhe potencial për mua dhe shqiptarë të tjerë dhe që po përpiqemi të afrojmë investitorë të mëdhenj. Duhet të fillojmë të zhvillojmë dhe të vëmë në përdorim të mirat e këtij vendi, sepse Shipëria është një vend që ofron gjithçka duke u nisur nga turizmi.

A ka anëtarë të Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Suedi që aktualisht kanë investuar në vendlindje?

Po, faktikisht ka plot. Në Shqipëri, në rajon, në Kosovë, në Mal të Zi. Ka dhe nga ato me përvoja të hidhura, por dhe nga ato me përvoja shumë të mira.

Në profesionin tuaj si juriste, jeni fokusuar më shumë tek Konsulenca Ligjore  e Sipërmarrësve. Sipas jush kuadri ligjor në Shqipëri, çfarë lehtësirash ofron për investitorët që duan të vendosen këtu?

Këtu nuk kam njohuri të plota, por do kisha pasur dëshirë që gjërat të ishin shumë korrekte, shumë të qarta dhe procedura të mbyllej në një kohë shumë të shkurtër. Ka shumë burokraci që vonojnë procesin. Shpresoj që Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare të ofrojë së paku lehtësira në këtë drejtim. Pra që të mbështesë dhe të shohë me përparësi çdo investitor që troket në derën e saj dhe ti lehtësojë barrën e procedurave burokratike.

Ju jeni anëtarja më e re e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare mund të themi se këto janë disa nga pritshmëritë tuaja?

Mbi të gjitha ajo që më ka gëzuar më së shumti është se ne tashmë kemi një shtëpi, një institucion, një vend, një dhomë ku mund të drejtohemi. Për mua është e mjaftueshme të di që këtu do të marr të gjitha të dhënat dhe detyrimet, të gjitha të drejtat, donacionet, kërkesat, komunikimin. Sepse cilido sipërrmarrës ose jo, që vjen nga një vend tjetër e ka kohën e kushtëzuar ndaj është e rëndësishme që në një zyrë të vetme të gjejë të gjithë gamën e informacionit dhe shërbimeve që kërkon.

E kemi theksuar shumë herë është diçka që mungonte dhe tani me krijimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare kjo dëshirë u bë realitet.

Besoj se Dhoma do të jetë një qendër e bashkimit të sipërmarrësve por edhe një hap drejt fuqizimit ekonomik të vendit tonë. Këto janë edhe interesat tona, sepse kjo është një situatë fitoreje dy palëshe, të gjithë fitojnë nga kjo.

Intervistoi: Yllka Lezo

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora saranda iseni yllka lazo saranda iseni yllka lazo

Sondazh

Poll
Bota 10 Mars 2020, 17:25

KINË -Një person më moshën 100-vjeçare i cili ishte prekur me koronavirsus por që edhe vuante nga Alzheimeri është shëruar, pasi ka marrë gjak nga n...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet