LIVE UPDATES
Art&Argëtim

MISTERI I MIKROFONIT/ Fustanet dhe kriza e Amadeusit, si kaloi nata e tretë në Sanremo, bërtitjes së Alketa Vejsiut që vëm

7 Shkurt 2020, 12:27 Nga DOSJA
MISTERI I MIKROFONIT/ Fustanet dhe kriza e Amadeusit, si kaloi nata e tretë

ITALI– Nata e tretë e festivalit të “Sanremo” u shoqërua me polemika të shumta, teksa në mesin e prezantuesve ishte edhe shqiptarja Alketa Vejsiu. Gjithçka nisi mjaft qetësisht, ashtu si dy netët e para kur vëmendja ishte tek konkurentët, deri në momentin që prezntuesja shqiptare u ngjit në skenë dhe nuk diti të ndalonte së foluri.

Madje në një moment vetë moderator italian Amadeusi (Amedeo Sebastiani) u vu në krizë dhe në një panik për disa sekonda pasi nuk po e pushonte dot Alketa Vejsiun dhe rreshtin e falenderimeve të saj. “Ku po shkon Alketa? Po flet me një shpejtësi marramendëse…ua nuk ndalon…por ti je shumë e shpejtë. Po flet më shpejt se një italian. Shiko se mund të fillojmë të prezantojmë ndonjë këngë e jo të vazhdojmë të flasim…po folëm e folëm kështu mund të mbarojmë në 2 të natës,”– tha Amadeusi në kohën që Alketa vijoi të ngjiste e të zbriste shkallët për herë të dytë brenda katër minutave.

Po me mikrofonin ç’ndodhi?

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa këngëtarja Elody u ngjit në skenë edhe fakti që një mikrofon u harrua hapur. Mediat italiane shkruajtën se si moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu ka ngritur zërin në prapaskenën e Sanremo, ku është dëgjuar të kërkojë llogari për kohën që i kanë dhënë. Në momentin që ajo sapo mbaroi pjesën e parë të prezantimit, Alketa bashkë me Amadeusin shkuan në prapaskenë për t’i lënë skenën këngëtares Elodie.

Mirëpo, siç duket prezantuesja shqiptare kishte harruar që kishte lënë mikrofonin hapur dhe u dëgjua teksa kërkonte llogari. “Katër minuta? Kishim një marrëveshje?”- dëgjohet të thuhet në prapaskenë, pa u kuptuar mirë se kush po flet.

Sipas mediave italiane, zëri në fjalë është i Alketa Vejsiut, e cila referuar të njëjtave burime, i ka kërkuar llogari Amadeusit për linjën e mbajtur. Gjithsesi, mediat vendase nuk përjashtojnë mundësinë që dikush nga prapaskenat i ka kërkuar llogari prezantueses shqiptare për faktin që ka qëndruar më shumë kohë seç duhej në skenë. Kjo teori, përforcohet më shumë, teksa në daljen e radhës në skenë, Alketa shihet që flet shumë shpejt dhe nuk e ka më atë buzëqeshjen e tejzgjatur në fytyrë, por asgjë s’është e sigurtë.

Moderatorja Alketa Vejsiu ka kaluar një moment të sikletshëm gjatë prezantimit në skenën e Sanremo. Në një video të publikuar nga “Rai”, shihet se si Alketa me lule në duar ecën drejt skenës po pengohet. Ajo shihet që ngatërrohet me këmbën e djathtë dhe mikrofoni i dridhet në duar.

Mediat italiane vendosën edhe notë për vlerësimin e paraqitjes së prezantuesve. Il.Gazzetino.it shkruan për të gjitha veshjet e vajzave që ishin të pranishme në festivalin e Sanremos. Il.Gazzetino.it për moderatoren shqiptare, duke i vendosur notën pesë. Ndërsa bashkëshoqëruesen e saj, Georgina Rodriguez e kanë vlerësuar me më shumë pikë, por përsëri, fustanin e saj të parë e kanë cilësuar si banal. Një tjetër medie italiane, today.it, e cilëson brilante dhe elegante Alketa Vejsiun, duke theksuar se fustanet ishin të denja për një natë të tillë. Ndërsa medie të tjera nuk kanë bërë një përzgjedhje mes femrave të veshura më bukur, por ndër të gjithë pjesmarrësit kanë përmendur dhe Alketa Vejsiun, duke cilësuar se ajo ka dhe një brand veshjesh në Shqipëri.

Ajo që nuk kaloi pa rënë në sy ishte edhe gënjeshtra e madhe e prezantueses Alketa Vejsiu, e cila u shpreh se ishte e vemtja grua që kishte prezantuar Festivalin e Këngës në RTSh në Shqipëri. E para shqiptare që merr pjesë në prezantimin e një festivali kaq të madh si Sanremo, por e dyta që hipën në atë skenë pas Elsa Lilës, (Shiko këtu), Vejsiut duket se gëzimi e ka detyruar të delirojë… Teksa falenderonte pafund Italinë për mundësinë që i dha për të realizuar ëndrrën e saj, Vejsiu gënjeu… Dhe nuk e bëri njëherë, ajo vazhdoi të përsëriste se ajo ishte e para grua që prezantoi në histori  Festivalin e Këngës në RTSH në Shqipëri. Na vjen habi sesi mundet që Alketa, një dashamirëse e muzikës dhe këngëtarëve, që këndon edhe vetë, mund të ketë harruar mikeshën e saj, Jonida Maliqi, e cila e prezantoi në vitin 2017 krah Adi Krastës, Festivalin e Këngës. Gratë prezantuese në Festival nuk kanë munguar asnjëherë, e kanë shkëlqyer edhe më shumë se Alketa në skenë. Ndoshta Alketa e ka harruar, por ne jo, vitin 2008, kur Elsa Lila, një nga uraganët e vërtetë të këngës shqiptare, u ngjit në skenë për të prezantuar RTSH-në, krah Pirro Çakos. E lista vijon edhe më tej, me Ana Goljan, Ledina Çelon, Blerta Tafanin, Floriana Garon, Liberta Spahiun, e të tjera emra të njohur të skenës.

Përse gënjeu Alketa? Në pamje të parë duket si një gabim foshnjërak, i një njeriu të emocionuar që skena e madhe e Sanremo-s e ka përthithur e bashkë me të edhe emocionet. Por “djalli” fshihet në detaje… e le të shohim sesi gënjeshtra ‘Pinokërore‘ e Alketës është shumëfishuar në mediat italiane, të cilat e kanë marrë si të vërtetë, faktin se Alketa është e para grua që ka prezantuar Festivalin e Këngës në Shqipëri. “Ajo drejtoi Festivalin e 58-të të Këngës Shqiptare dhjetorin e kaluar. Dhe ajo ishte gruaja e parë që e bëri…”-shkruan Il Messagero. Një gënjeshtër e thënë për të habitur italianët? S’dimë ta themi, por për kujtesë po risjellim një listë të shkurtër me prezantuesit e festivalit ndër vite… pa dallim, gra apo burra…

Rrjetet sociale nuk e mëshiruan aspak prezantuesen shqiptare, për të cilën në statuse të shumta shkrunin se nga mënyra se si ajo fliste, me siguri shqiptarët e kishin përzënë një ditë nga vendi i tyre në mënyrë që t’u rrinin veshët rehat.

Nëse vendosim Beninjin dhe Alketën përballë, o Zot mund të nisë Apokalipsi,”– shkruan një ndjekëse në Twitter. “Po vërini një tapë në gojë, ufff sa i rëndë ky festival”,- shkruan një tjetër. “Po kjo ku fiket???”- është komenti i radhës. “Hiqeni prizën,”- shkruan një tjetër.

Përtej Alketa Vejsiut, vëmendjen dhe dashamirësinë e të pranishmëve në festival e mori Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo që kërkoi dhe u pagua plot 140 mijë euro për prezencën e saj, ndërkohë që të tjerat morën nga 25 mijë. Duke nisur që nga kërcimi i ‘tango’-s e deri tek puthja me Cristiano-n, Georgina u lakua në mediet italiane si gruaja që ndriçoi mbrëmjen e tretë të këtij festivali.

E nuk mund të lihet pa përmendur edhe prezenca e Roberto Benignit, i cili mbajti një monolog prej 40 minutash. Benigni tërhoqi vëmendjen e Festivalit me tregimin e tij poetik, me energjinë e tij unike, me monologun që përcillte një mesazh universal: “Dashuria është pafundësia e vendosur brenda mundësive të secilit prej nesh. Nuk ka jetë njerëzore që nuk ka qenë e pavdekshme të paktën për një moment, dhe ju të gjithë e dini atë. Mrekullia e dashurisë ka të bëjë me të gjitha çiftet që e duan njëri-tjetrin: burrë e grua, grua dhe grua, burrë dhe burrë,”- u shpreh Benigni.

Në poezinë e tij, Benigni bën edhe ironi: «Ne që kemi pasur këtë shaka të madhe për të qenë në botë, tani e dimë pse. Për dashuri. Dhe ne gjithmonë bëjmë pak dashuri; edhe të rinjtë flasin shumë për të, por bëjnë pak. Do të bëja më shumë, madje sonte në Ariston, live: të gjithë që bëjnë dashuri të drejtuar nga Beppe Vessiçhio dhe si shkon, do të ishte një mbrëmje e bukur ».

Na mbetet të presim për të parë se si do të vijojnë netët e tjera, dhe polemikat që do të pasojnë. Ndërkohë Dosja.al ju fton të jepni edhe ju mendimin tuaj mbi mënyrën se si prezantuesja Alketa Vejsiu e menaxhoi dhe ç’përshtypje ju la prezenca e saj në Sanremo.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu amadeus amedeo sebastiani cristiano ronaldo georgina rodriguez sanremo 2020 alketa vejsiu amadeus amedeo sebastiani cristiano ronaldo georgina rodriguez sanremo 2020


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet