LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Bojkotoni Sanremo’/ Mirela Kumbaro përfshihet në debatin për seksizmin: Më trondit fakti që ‘Gjeli’ Amadeus i sheh

22 Janar 2020, 10:40 Nga DOSJA
‘Bojkotoni Sanremo’/ Mirela Kumbaro përfshihet në debatin

TIRANË- Deklarata seksiste e prezantuesit ‘Amadeus’ për partneren e Valentino Rossit, gjatë prezantimit të emrave që do të drejtojnë këtë vit ‘Sanremo’-n ka hapur polemika në të gjithë botën, por edhe në Shqipëri. Teksa po prezantonte Francesca Sofia Novellon, Amadeus u shpreh se e kishte zgjedhur për të prezantuar, ngaqë ajo ishte e bukur dhe qëndron pas një burri të madh si Rossi. “Këtë vajzë shumë të bukur, që të gjithë e dinim se është e fejuara e të madhit Valentino Rossi, e zgjodha sepse pashë te ajo njëkohësisht bukurinë por edhe aftësitë për të qenë pranë një njeriu të madh, duke qëndruar një hap pas, pavarësisht moshës së re”, ka qenë komenti i Amadeus, që ka sjell shumë reagime.

Kumbaro, tha disa ditë më parë, se “Sanremo” duhet bojkotuar, teksa deklaratën e sqaroi edhe tek Mustafa Nano, në Provokacija. Kumbaro tha se e tmerron fakti që Amadeus i cilëson ato vajza si objekte.

“Mua as nuk më shkon ndërmend të gjykoj “Sanremon”. Nuk kam ndonjë problem, unë thjeshtë nuk e ndjek më. Nuk kam kohë t’i ndjek festivalet e gjata. Por nuk është ky shqetësimi im, unë as nuk e gjykoj dhe nuk na takon të gjykojmë një festival italian. Të them të drejtën unë nuk jam shprehur as për festivalet që organizohen në Shqipëri të karakterit të këngës së lehtë, nuk jam profesioniste e asaj fushe, jam një spektatore modeste. Nga ana tjetër nuk bëj gjykim as për këtë zotërinë që nuk e njoh fare. Mua më shokoi deklarata dhe do më shokonte njësoj sikur të ishte bërë në Itali, sikur të ishte bërë në Shqipëri. Më tmerron fakti që se si mundet sot, në një nivel në shkallë të tillë në dritat e skenës të ketë kurajon dhe të mos ketë asnjë lloj sensibiliteti, apo autocensure dhe të cilësojë disa zonja që i ka përzgjedhur ky si një gjel vetëm sepse janë të bukura dhe këtu kam gjithë respektin për bukurinë si një cilësi njerëzore, natyrore. Mua më trondit fakti që ky tipi i konsideron këto si objekte, madje si objekte të vetat. Ajo që mua më tmerron është se ky seksizëm është akoma më i fortë në Shqipëri, është më shumë më i dhunshëm, më i egër. Nga këto deklarata vazhdon ngulitet mentaliteti i burrave por edhe grave të paemancipuara”, tha ajo.

Deklarata e Kumbaros që hapi debat:

A thua të jemi vërtet në vitin 2020 ?!?! ?? Kam gati 3 dekada që thuajse nuk e ndjek më Sanremon, qysh kur Liria e pas viteve 90’, na dha mundësinë e zgjedhjeve përtej spektaklit bardhë e zi me “mizat” e antenave “kanoçe” që na mundesonin zbulimin e festivalit të këngëve italiane, dhe përtej këngëve të Eurovizionit që na lejonte me pikatore diktatura.

??Por më trondit fakti që ndërsa muzika e arti ndjekin rrugën e tyre përpara, mizogjinia, seksizmi dhe injoranca mbajnë me kokëfortësi vendin e parë në skenat popullore, për të ruajtur egzistencën e tyre përmes vezullimit të xixave dhe broçkullave të injorancës.

??Nuk është thjesht një idiot i radhës që flet, por një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë së shekullit XXI që fatkeqësisht zë ende një hapësirë të madhe publike duke mbajtur peng dritat e skenës.

?? Gruas i kërkohet vetëm të jetë e bukur! Asnjë meritë tjetër! Sepse “gratë duhet të kakarisin vetëm në kotec”, thoshte Kapedani…

?? Ndërkohë, jam e bindur, pa i njohur, se zonjat që ka në krahë duhet të kenë shumë më tepër cilësi dhe aftësi se sa vetëm bukuria e tyre. Prandaj ato duhet të flasin! Do bindin më mirë shoqërinë!

❗️#BOJKOT

As këtë vit, si në këta 30 vjet, s’kisha ndërmend të jepja nga koha ime për të ndjekur ditët e Sanremos, dhe s’besoj se jam e vetmja.

Ama, kësaj radhe do e shoqëroj edhe me thirrje për #BOJKOT !

❗️Rruga për emancipim është ende shumë e gjatë. Dhe jo vetëm në Shqipëri!

Të paktën s’jemi vetëm në këtë hall të madh.??‍♀️ …..

Ndërkohë që edhe moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu do të jetë pjesë e këtij edicioni, festivali i 70-të i Sanremo, ka nisur të marrë vëmendjen e përvitshme në Itali dhe Shqipëri. Moderatorja shqiptare është përzgjedhurnë 10-çen e grave që do të moderojnë këtë vit Sanremon, ku spikat emri i yllit italian, aktores Monika Bellucci. Bashkë me të do të jenë edhe gazetare dhe yje të tjerë të ekranit italian. Sanremo 2020 është një nga festivalet më prestigjiozë në botë dhe këtë vit do të mbahet nga data 4 deri në 8 shkurt.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture amadeus francesca sofia novello mirela kumbaro sanremo 2020 valentino rossi amadeus francesca sofia novello mirela kumbaro sanremo 2020 valentino rossi

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 22 Janar 2020, 07:44

Tiranë- Reperi Stresi gjithmonë ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me nënën e tij.  Së fundmi reperi ndodhet jashtë shtetit për t’u marrë me disa...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet