LIVE UPDATES
Bota

Sanksionet SHBA-Kinë krijojnë universet paralele të teknologjisë

4 Gusht 2021, 09:46 Nga DOSJA
Sanksionet SHBA-Kinë krijojnë universet paralele të

SHBA- Ndërsa SHBA vazhdon të fuse në listen e zezë dhjetëra kompani kineze, Pekini po imponon gjithnjë e më shumë sanksionet e veta ndaj organizatave dhe individëve amerikanë, që i akuzon për ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës.

Muajin e kaluar, qeveria amerikane shtoi 23 kompani kineze në një listë të zezë ekonomike, përfshirë 14 kompani që dyshohet se kanë mundësuar shtypjen që ushtron Pekini ndaj pakicës myslimane ujgure në provincën Xinjiang.

Kina u përgjigj duke vendosur sanksione ndaj disa qytetarëve dhe kompanive amerikane, përfshirë ish-sekretarin e Tregtisë Wilbur Ross dhe drejtoreshën e Human Rights Watch në Kinë, Sophie Richardson.

Kina gjithashtu ka miratuar një ligj të krijuar për të kundërshtuar sanksionet e huaja, duke i lejuar Pekinit të kapë asetet dhe të refuzojë vizat për individët që janë të përfshirë në sanksione kundër interesave kineze.

Alex Capri, një studiues me bazë në Singapor në Fondacionin Hinrich, një institut ekonomik, tha për DW se sanksionet amerikane ndaj kompanive kineze janë të fokusuara në sektorët strategjikë, që do të thotë se çdo teknologji që mund të konsiderohet se ka një përdorim të dyfishtë strategjik mund të jetë në shënjestër.

SHBA po kërkon çdo mjet me të cilin mund të bëjë presion ndaj Pekinit,” tha ai, duke shtuar se sanksionet amerikane ndaj kompanive kineze po përshpejtojnë procesin e shkëputjes ekonomike, gjë që gjithashtu përshpejton impulsin e Pekinit për t’u bërë më i pavarur duke u fokusuar tek potenciali vendas.

Kompanitë kineze të detyruara të fokusohen brenda rajonit

Ekspertë të tjerë pajtohen se sanksionet amerikane i kanë detyruar kompanitë kineze të teknologjisë të mos vazhdojnë të mbështeten tek SHBA si furnizuesi i pjesëve kryesore përbërëse. “Shumica e tyre po përpiqen të gjejnë alternativa vendase ose të krijojnë vetë teknologjitë e nevojshme”, shkruan Dan Wang, një analist i teknologjisë në Gavekal Dragonomics në Kinë, në Foreign Affairs.

Lëvizja e ish-presidentit amerikan Donald Trump arriti atë që qeveria kineze nuk mund ta arrinte kurrë: harmonizimin e stimujve të kompanive private me qëllimin e shtetit për vetë-mjaftueshmëri ekonomike,” shton ai.

Rui Zhong, një bashkëpunëtore programi në Qendrën Wilson, një qendër studimi, tha se kompanitë kineze po kuptojnë se nëse sanksionet amerikane ndaj kompanive kineze të teknologjisë së informacionit si ZTE ndodhin përsëri, kjo mund të ketë një efekt në strategjinë afatgjatë të kompanive. Është e arsyeshme që firmat kineze ta kenë “mendësinë, se ne duhet të mbështetemi më shumë tek vetja,” tha ajo për DW.

A ndryshon strategjia e Biden nga ajo e Trump?

Analisti Capri thotë se administrata e Presidentit amerikan Joe Biden ka vazhduar politikat e administratës Trump ndaj Kinës, por me disa dallime të rëndësishme. “Ne shohim një qasje shumë më të bashkërenduar dhe konkrete për të zgjeruar politikat ndaj Kinës, pasi administrata e Biden duket se do ta bëjë atë me aleatët,” tha ai.

Rui Zhong tha se qëndrimi i administratës Biden për të penalizuar lidhjen e një kompanie kineze me Ushtrinë Çlirimtare Popullore (PLA) dhe ndaj çështjes së punës së detyruar në Xinjiang nuk ka ndryshuar shumë nga ai i administratës Trump.

Kjo është në të vërtetë status quo-ja që Joe Biden ka trashëguar dhe ne nuk kemi parë shumë ndryshime nga Departamenti Amerikan i Shtetit,” shtoi ajo. Analistët thonë gjithashtu, se SHBA po përpiqet të parandalojë Kinën nga zgjerimi i modelit të saj të “tekno-autoritarizmit”, me të cilin, për shembull, teknologjia përdoret për të rritur mbikëqyrjen.

Modeli tekno-autoritar i Kinës është një kombinim i teknologjive të vështira që përdoren për të ndërtuar infrastrukturën dhe aplikimin e Inteligjencës Artificiale dhe algoritmeve në mënyra që do të promovonin mbikëqyrjen, censurën dhe kontrollin e popullsisë,” tha Capri.

Universet paralele të teknologjisë

Ndërsa shumë parashikojnë që SHBA do të vazhdojë të vendosë sanksione dhe kontrolle të eksportit ndaj kompanive kineze, disa ekspertë mendojnë se rezultati mund të jetë një botë me sisteme paralele, me lojtarët që përpiqen të veprojnë në të dy sistemet, nëse munden. “Rrjetet globale të produkteve do të fragmentarizohen dhe kompanitë ose aktorët shtetërorë do të gjejnë veten duke u përpjekur të gjejnë mundësi t’i bëjnë ballë sanksioneve duke u adaptuar me situatën,” thotë Capri.

Për më tepër, ndalimet e eksportit do të detyrojnë qeverinë kineze dhe kompanitë të përshpejtojnë procesin e lokalizimit dhe të mbështetjes tek vetvetja. “Ka të ngjarë që në një dekadë, Kina do të ketë bërë përparime më të mëdha teknologjike nën regjimin e kontrollit të eksportit amerikan sesa do të kishte pasur sikur Shtetet e Bashkuara të mos i detyronin kompanitë kryesore të Kinës të blinin nga firmat e dobëta vendase“, shkruan analisti Dan Wang në Foreign Affairs.

Wang shtoi se SHBA nuk duhet të presë që kompanitë kryesore teknologjike të Kinës të qëndrojnë prapa për një kohë të gjatë.

Kompanitë po nxitojnë të plotësojnë kërkesën që firmat amerikane nuk mund ta ofrojnë më, dhe firmat kineze duhet të rindërtojnë vetëm pjesë të caktuara, me shumicë që punojnë vetem për të rikrijuar teknologjitë që tashmë ekzistojnë“, shkruan ai.

Jo vetem kompanitë kineze kanë preokupimin për të krijuar rrjetet lokale të furnizimit. Capri thotë, se nëse qeveria amerikane zbaton një ndalim të plotë të importeve nga Xinjiang, ose kërkon që kompanitë amerikane që operojnë nga Xinjiang të japin prova, se produktet e tyre nuk janë realizuar nga puna e detyruar, ata gjithashtu do të duhet të marrin në konsideratë ristrukturimin e rrjeteve të furnizimit.

Ata duhet të fillojnë të fokusohen tek lokalizimi dhe prodhimi më afër tregjeve të tyre“, tha ai. “Ka shumë kompani që nuk e pranojnë këtë duke menduar se kjo do të marrë fund. Megjithatë, ne jemi në fillimin e një epoke krejtësisht të re./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alex capri dan wang donald trump joe biden marredheniet shba-kine rui zhong alex capri dan wang donald trump joe biden marredheniet shba-kine rui zhong

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet