LIVE UPDATES
Bota

Sanksionet për Rusinë, Gjermania ngel pa rezerva gazi

3 Mars 2022, 07:59 Nga DOSJA
Sanksionet për Rusinë, Gjermania ngel pa rezerva gazi

GJERMANI- Stacioni më i madh i gazit në Evropën Perëndimore ndodhet në Saksoninë e Poshtme, 2000 metra nën tokë. Është sa 910 fusha futbolli dhe mund të depozitojë gaz sa për te mbajtur për një vit të tërë dy milionë shtëpi. Por niveli i gazit në të nuk zë as tre përqind të vëllimit. Këtë nivel kanë të gjitha depozitat e gazit të kompanisë Astoria, së cilës i përket edhe depozita në fjalë. Depozita më e madhe e gazit në Evropën Perëndimore, në Rehden të Saksonisë së Poshtme, në Gjermani, me një kapacitet prej 3,9 miliardë metra kubikë

Astoria është një kompani bijë e korporatës energjetike ruse Gazprom dhe ka në dorë më shumë se një të tretën e depozitave të gazit në Gjermani. Sipas ministrit gjerman të Ekonomisë, Robert Habeck, depot lihen të zbrazëta në mënyrë sistematike për dy arsye: Për ta mbajtur çmimin e gazit në nivel të lartë dhe për të ushtruar presion: Gazi si armë politike.

Ligji i ri për rezervat e gazit

Rreth 55 për qind e importeve gjermane të gazit vijnë nga Rusia, veç kësaj edhe 50 për qind e qymyrit të fortë dhe më shumë se 30 për qind e naftës. Ndërsa për naftën është caktuar me ligj një rezervë strategjike prej 90 ditësh, për gazin dhe qymyrin nuk ka një gjë të tillë. Janë kompanitë vetë ato që vendosin se sa rezerva u nevojiten.

Një gabim, siç e dimë tani dhe e ka pranuar edhe ministri aktual, Robert Habeck. Ministria Federale e Ekonomisë dëshiron ta ndryshojë këtë sa më shpejt të jetë e mundur. Së pari me gazin. Qeveria ka miratuar një ligj të ri që rregullon nivelet minimale të mbushjes së depozitave të gazit: 80 për qind në 1 tetor të çdo viti dhe 90 për qind në 1 dhjetor. Më 1 shkurt sasia minimale duhet të jetë së paku 40 për qind.

Kërkohen zgjidhje imediate

Ligji pritet të hyjë në fuqi në maj, në mënyrë që “sezoni veror të përdoret për mbushjen e depozitave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë gjermane të Ekonomisë. Por çfarë ndodh nëse Moska urdhëron që furnizimet me energji të kufizohen apo edhe të bllokohen? Kjo mund të çojë në mungesa të rënda deri në vjeshtë, e madje edhe në dimrin e ardhshëm. Sipas qarqeve qeveritare, po punohet për zgjidhje. Në kohë krize, mund të imagjinohen shumë gjëra që në rrethana të zakonshme do të ishin të paimagjinueshme.

Njëra nga mundësitë: Lënia në punë e reaktorëve bërthamorë? Pas avarisë së reaktorit në Fukushima të Japonisë, Gjermania vendosi të mbyllë reaktorët e vet. Në fund të vitit 2022 do të mbyllen edhe tre centralet e fundit bërthamorë. Edhe pse ministri Habeck ka thënë se nuk do të dalë kundër për shkaqe ideologjike – ai është i partisë së gjelbër – ky opsion konsiderohet si jo efiçient. Përgatitjet për mbylljen e reaktorëve janë aq të avancuara saqë vazhdimi i funksionimit nuk është i mundur për arsye sigurie. Sipas kompanive operuese, do të ishte teknikisht e vështirë të bliheshin aq shpejt shufrat djegëse që nevojiten për t’i mbajtur në punë. Një problem tjetër është mungesa e specialistëve.

Sipas ministrit të ekonomisë së landit, Renani Veriore – Vestfali, Andreas Pinkwart, derisa të kapërceheshin këto probleme do të duhej një vit e gjysmë. Kjo do të thotë se reaktorët do të mbylleshin në fund të vitit dhe do të viheshin në funksion jo para sezonit dimëror 2023/2024.

Energji prej qymyrit?

Reduktimi gradual i energjisë së qymyrit është gjithashtu një punë e përfunduar. Marrëveshja e koalicionit midis partive qeverisëse SPD, të Gjelbrit dhe FDP parashikon që “idealisht” deri në vitin 2030 të jenë mbyllur të gjitha minierat e qymyrit në Gjermani. Vetëm në landin Renani Veriore-Vestafali ka 52 termocentrale me qymyr. Kryeministrat e landeve kanë kërkuar tani që qeveria të rishqyrtojë edhe mundësinë për zgjatjen e afatit të heqjes dorë nga prodhimi i qymyrit.

Gaz nga vendet arabe

Për të zëvendësuar furnizimet ruse me energji në një afat të shkurtër, Ministria e Çështjeve Ekonomike po shqyrton blerjen e më shumë gazi nga vendet e tjera. Në diskutim janë vendet arabe, tha ministri Habeck pas një takimi të ministrave të energjisë të BE-së në Bruksel. Katari ka rezervat e dyta më të mëdha të gazit natyror në botë pas Rusisë.

Gazi iëngshëm nga SHBA

Veç kësaj, do të importohet edhe gazi i lëngshëm, i cili do të transportohet me anije nga SHBA-të. Për këtë Gjermania do të ndërtojë dy terminale në bregun e Detit të Veriut, në Brunsbüttel dhe Wilhelmshaven, të cilët më vonë mund të përdoren gjithashtu për hidrogjen: një terminal të lëvizshëm në ujë dhe një tjetër të përhershëm në tokë. Problemi: Vetëm procesi i miratimit të lejeve të ndërtimit do të duhet të zgjasë nga dy deri në pesë vjet.

Gazi i lëngshëm konsiderohet një gaz “i ndotur” sepse përftohet përmes frakimit ndotës. Është gjithashtu më i shtrenjtë se gazi natyror normal. Por në rrugën drejt neutralitetit klimatik, gazi deri më tani ka luajtur një rol vendimtar si një burim kalimtar energjie. Termocentralet moderne me gaz emetojnë më pak CO2 sesa termocentralet me qymyr.

Energjitë e rinovueshme

Ministri i Ekonomisë Habeck, i cili është aktualisht në SHBA, ka thënë se do të bisedojë aty jo vetëm për blerjen e gazit të lëngshëm-, por edhe për shanset që hap kriza aktuale për të zgjeruar në mënyrë masive investimet në energjinë e gjelbër.

Çelësi kryesor për sovranitetin tonë energjetik është transformimi global drejt energjive të rinovueshme dhe më shumë efikasitet në energji,” tha Ministri i Ekonomisë Habeck përpara se të nisej për në Shtetet e Bashkuara.

Park me energji ere në landin gjermanolindor, Branbenburg

Për qeverinë gjermane zgjerimi i kapaciteteve të energjive të ripërtërishme – diellore dhe me erë – është i padiskutueshëm. Që në korrik do të hyjë në fuqi një paketë ligjore për furnizimin e plotë me energji elektrike nga energjitë e rinovueshme deri në vitin 2035. Në ligj thuhet se ky transformim është “me interes përparësor publik dhe i shërben sigurisë publike”.

Kosto e lartë

Por këto investime i përkasin së ardhmes. Tani për tani akute është vetëm se si do ta përballojë Gjermania një embargo energjetike që mund të bëjë Putini si reagim ndaj përfshirjes së Gjermanisë në luftën e tij në Ukrainë. Kjo bëhet me blerje gazi. Dhe sigurisht që kjo do t’i rrisë edhe më shumë çmimet e energjisë.

Për të lehtësuar barrën e qytetarëve, qeveria gjermane ka thënë se do të anulojë tarifën me të cilën klientët e energjisë elektrike kanë ndihmuar deri tani për të financuar zgjerimin kapaciteteve me energji të rinovueshme. Por kjo do të hapë edhe një vrimë jo të vogël në arkën e shtetit të Gjermanisë: konkretisht, 3.7 cent për kilovat-orë, pra nga 1,1 miliardë euro më pak në muaj.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjermania lufta ukraine-rusi gjermania lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet