LIVE UPDATES
Politike

VIDEO- Sajmir Korreshi sfidon deputetët: Provoni a ia dilni dot me rrogën tuaj! Në Lushnje duhet mik për Pfizer

7 Tetor 2021, 13:14 Nga DOSJA
VIDEO- Sajmir Korreshi sfidon deputetët: Provoni a ia dilni dot me

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi ka bijuar me batutat e tij. Edhe sot, teksa fliste nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Korreshi komentoi situatën në Lushnje ku tha se për të bërë një vaksinë Pfizer në qytetin e tij duhet të kishte mik të fortë e të kishte lidhje me politikanë. Korreshi shtoi se rritja e çmimeve për të është absurde. Ai sfidoi deputetët që ta provonin vetëm një muaj nëse ia dilnin dot me rrogën e tyre.


Fjala e Sajmir Korreshit:

Nga ajo që dëgjova nga qeveria u mallëngjeva. U mallëngjeva por më pas ktheva kokën mbrapsht se më dërguan mesazh nga Lushnja. ‘Mos harro se ti flen në Lushnje’, ‘po’, i thashë. Mu duk kjo historia e këtyre arritjeve globale si fotografia që gjyshi i kërkoi nippit që e bëri dhe e ndau në gjysëm kur ia tregoi. Se ishte veshur bukur me xhaketë, këmishë dhe kollare, ndërsa nga mesi e poshtë ishte lakuriq. Kështu është situata e mjekësisë shqiptare. E fillova me situatën e mjekësisë shqiptare sepse nuk e kemi vetëm tek vaksina, grupi parlamentar i PD-së është pro vaksinës. Por deri dje thonim çfarë vaksine të bëjmë, kinezen? Apo atë që nuk i dinim prejardhjen se ashtu ishte një muhabet?. Në Lushnje, për të bërë Pfizer duhet të kishe mik të fortë, duhet të ndërhyje tek politikanët për të bërë Pfizer. Për të bërë një skaner, të thonë po nuk pate mik, do 4 javë, po për 4 javë virusi ka hyrë e ka dalë nga trupi.

S’punon priza, nga më absurdet, nuk ka lëndë për të bërë skanerin. Pse more sa do presin këta njerëz për tu diagnostikuar? Ta kalojmë në privat. Sistemi tregoi që spitali privat i Lushnjes hodhi poshtë gjithë mjekësinë tuaj pasi përballonte gjithë qytetin. Ju s’e kishit kohën. Dua të falenderoj mjekët e Lushnjes, kanë bërë një punë të paparë, por jo drejtuesit që kishin në mendje të shihnin tenderin e urgjencës. Ju ftoj të vini ta shikoni,akoma më duke se nuk e merr njeri në dorë. thonë, thonë fjalët se ka vajtuar 250 milion. Nuk ju kërkoj shumë kohë të vini në Lushnje, veç kohën që harxhoni në parukeri. Mjafton që të shohësh spitalin pasi është beterr-mandat. U habitët nga deklaratat e mia se ka minj në spitalet. Sot në Lushnje nuk po gjen macet, i kanë çuar tek spitalet që të hanë minjtë. Kjo është situata e pandemisë.

Pse duhet të gënjejmë ne shqiptarët? Pyetini njëherë a ju është rimbursuar ndonjë gjë tyre që kanë kaluar Covid-19? A e dini që infermierët po gëzojnë që jemi në kushte pandemie. Pasi bëjnë shërbime në shtëpi dhe kërkojnë 50 mijë lekë (të vjetra). Kosto ku shkon? Ka bërë ndonjë kosto qeveria për këto. Mendoj se jo, bëjeni për të kuptuar si është e vërteta. Spitali i Lushnjes është kthyer në një spital që bën vetëm synetllëqe dhe nga dy herë apandesitin. Shkoni pyesni se ka edhe të majtë kirurgë, ka pasur raste kur djersa iu ka rënë mbi plagë e të sëmurit. Ne kemi të gjithë pleq në shtëpi, kemi mamatë, falenderojmë Zotin që kemi shëndet se do një orë e gjysëm të vijmë deri në Tiranë. Nuk ka asnjë ndihmë të parë në Spitalin e Lushnjes. Asnjë masë nuk keni marrë për shkolla, nuk as nevojat më minimale. Një shkollë elitë, gjendja është katastrofë. Kur flasim për tualetet, ne kemi disa kategori të thënit në Lushnje, ndryshe i themi hale, qenef, nevojtore dhe tualet. Ne jemi në kufijtë e qenefit dhe hales në Lushnjes. Po kërkojmë banjo. E kuptoni ku është kjo propaganda juaj? Çfarë ju gjen juve që në vend që t’i bëni presion mësuesve? Për ta mbyllur do të thosha vetëm një gjë për këto rritjet e çmimeve…me këto hipjet e zbritjet nuk jam mirë, por do t’ju lutesha të gjithëve që ta provoni njëherë nesër a ia dilni dot me rrogë vetëm një muaj? Dhe jo me rrogë qytetari, por me rrogën tuaj të Parlamentit.

LAJM KRYESOR:VD/ Çmimet hapin debat në Kuvend, Basha: Varfëria ka mbuluar shqiptarët! Rama: Kriza s’varet nga ne

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sajmir korreshi seance plenare 7 tetor 2021 sajmir korreshi seance plenare 7 tetor 2021

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet