LIVE UPDATES
Bota

Sa ndikojnë ndryshimet klimatike në përmbytjet në Gjermani?

17 Korrik 2021, 05:31 Nga DOSJA
Sa ndikojnë ndryshimet klimatike në përmbytjet në Gjermani?

GJERMANI– Rreth 120 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur prej përmbytjeve janë regjistruar deri tani në Gjermani, Belgjikë, Zvicër dhe Holandë. Stuhitë e forta dhe reshjet e shiut bënë që lumenjtë dhe rezervuarët e ujit të shpërthenin nga brigjet e tyre dhe përmbytjet e shpejta i shndërruan rrugët në përrenj të furishëm që merrnin me vete makinat dhe shkatërruan ndërtesat.

Gjatë javëve të kaluara Gjermania ka përjetuar ndryshime të shpeshta moti: temperatura të larta dhe thatësi të ndjekura nga reshje të fuqishme.

Të mërkurën dhe të enjten (14./15.07) ky fenomen u shoqërua nga përmbytje katastrofike në rajone të shumta në të gjithë Gjermaninë perëndimore dhe vendet fqinje.

Ekspertët thonë se një mot i tillë ekstrem dikur ndodhte një herë në një brez, por se në të ardhmen mund të ndodhë më shpesh – dhe me më shumë intensitet – një shenjë kjo që ndryshimi i klimës po ndikon në jetën tonë.

A është ky mot normal për Gjermaninë?

Zakonisht, një mot të tillë e ndeshim vetëm në dimër”, tha për stacionin WDR Bernd Mehlig, ekspert për mjedisin në landin Nordrhein-Westfalen (NRW) – rajoni i goditur më shumë nga shirat. “Diçka e tillë, me këtë intensitet, është plotësisht e pazakontë në verë.

Zëdhënësi i ekipit të krizës të qytetit Hagen parashikoi që uji do të arrijë nivele që nuk janë parë më shumë se katër herë në shekull. Ai tha se pjesë të qytetit do të jenë të paarritshme dhe të izoluara për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Ky është normaliteti i ri,” thotë Johannes Quaas, meteorolog pranë Universitetit të Leipzigut: “Ndryshimi i klimës po ndryshon gjithashtu përkufizimin e motit normal. Ne po i afrohemi ngadalë një norme të re që përfshin modele të ndryshme reshjesh.”

A ndikojnë ndryshimet klimatike për përkeqësimin e përmbytjeve?

Rritja e temperaturave i bën zhvillimet ekstreme të motit edhe më intensive. Kur nxehet ajri ai përmban më shumë lagështi, një fenomen që shkencëtarët e zbuluan në shekullin e 19-të. Një ngritje prej një grade e temperaturës e rrit me 7% aftësinë e ajrit për të konservuar lagështirën. Rritja e temperaturave globale çon gjithashtu në një avullim më të shpejtë të ujit në tokë dhe në det – duke shkaktuar më pas fenome edhe më ekstreme atmosferike me reshje dhe stuhi më të mëdha.

Reshjet e shiut që kemi përjetuar në të gjithë Evropën gjatë ditëve të fundit janë moti më ekstrem, intensiteti i të cilit po forcohet nga ndryshimi i klimës – dhe do të vazhdojë të forcohet më tej me shtimin e ngrohjes globale,” thotë Friederike Otto nga Instituti për Ndryshimin e Mjedisit pranë Universitetit të Oksfordit.

Ndikimi i industrializimit

Si vend industrial Gjermania po nxehet dy herë më shpejt se niveli i ngrohjes globale.” thotë Johannes Quass. “Kjo do të thotë që shanset e reshjeve të mëdha janë 20% më të larta krahasuar me shekullin e 19-të dhe 10% më të larta se kur kam lindur, pra para dyzet vjetësh.” 

Kur toka dhe sistemet e kullimit dhe drenazhimit nuk mund ta thithin ujin shpejt, ose faktorë si zhvillimi urban e pengojnë shpërndarjen e reshjeve, ujërat që rrjedhin në sipërfaqe mund të shkaktojnë përmbytje të rrëmbyeshme dhe dëme të konsiderueshme.

Po ashtu me shkatërrimin e disa llojeve bimësish dhe të barrierave të tjera tokësore si rezultat i ndryshimit të temperaturës dhe modeleve të motit, shumë zona natyrore që dikur absorbonin reshjet dhe ujërat e përmbytjeve janë zhdukur.

Për sa kohë që do të vazhdojmë të lëshojmë C02, ka të ngjarë që do të vazhdojmë të shohim shira të tillë të fuqishëm“, thotë meteorologu Quass.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ndryshimet klimaterike permbytje ne gjermani ndryshimet klimaterike permbytje ne gjermani

Sondazh

Poll
Bota 16 Korrik 2021, 19:36

KOSOVË-Një polic mbikqyrës, i cili ka menaxhuar të gjutha veprimet e efektivëve të tjerënë protestën e sotme në Kosovë, është pezulluar nga detyra pasi ka ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet