LIVE UPDATES
Bota

Rrugëtimi i vështirë i refugjatëve drejt Holandës, zbulohet ‘aksi’ i ri

12 Nëntor 2021, 07:43 Nga DOSJA
Rrugëtimi i vështirë i refugjatëve drejt Holandës,

SERBI – Rruga ballkanike këtë vit ka një pamje tjetër nga e mëparshmja, por Serbia gjendet ende brenda saj. Reporterja e DW takoi refugjatë në një rrugë krejtësisht të re drejt vendeve të Evropës.

Ura e vjetër hekurudhore mbi lumin Ibër në të gdhirë, shinat e hekurudhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë mbuluar nga një mjegull e dëndur. Nëpër këto shina mbi urë dhe pastaj nëpër tunel shkon e vjen një herë në ditë treni nga Rashka për në Mitrovicë dhe anasjelltas, përmes pikës administrative kufitare në Jarinjë. Në njërën anë të këtij tuneli është Serbia dhe në anën tjetër Kosova. Megjithatë në këtë hekurudhë nuk kalon vetëm treni. Shumë shpesh këtu kalojnë grupe emigrantësh.

Kjo është një nga rrugët alternative të rrahura nga emigrantët, sidomos që kur vitin e kaluar u ndërtua rrethoja me tela ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Këtë e tregojnë edhe mbetjet ushqimore buzë shinave, të vetmet gjëra të dukshme në mjegullën e dendur të orëve të para të mëngjesit. Konservat e peshkut dhe ushqimet e tjera të lëna pas nga emigrantët, tregojnë se ato i kanë me vete që nga fillimi i udhëtimit – mbi to sheh mbishkrime arabe.

Ndeshim në një grup djemsh të rinj, që ecin me nxitim. Ata shkojnë buzë hekurudhës drejt qendrës të Rashkës. Nuk kanë dëshirë të bisedojnë dhe i ikin aparatit fotografik, por megjithatë disa duan të ndalojnë dhe të pushojnë.

“Në Shqipëri policia është e mirë edhe në Kosovë “

“Sot është ftohtë, bie edhe shi, dhe ne jemi vetëm në gjysmën e rrugës”, thotë njëri prej tyre, i cili tregon se është nisur nga Siria para më shumë se 30 javësh. Ai shton se ka kaluar nëpër Turqi, Greqi, ku ka patur përvoja të këqija me policinë, prandaj ka ndryshuar rrugën. Ai është i vendosur të rezistojë dhe është i përgatitur për të gjitha rreziqet.

“Në Shqipëri policia është e mirë, edhe në Kosovë është e mirë. Në këto vende nuk kemi pasur probleme, prandaj edhe shkojmë atje, prandaj kalojmë kufirin nga Kosova. Por jemi të lodhur, udhëtojmë gjatë, kemi ftohtë, jemi të lagur nga shiu, por qëllimi im është të shkoj në Holandë. Tani do të shkoj në Rashkë, pastaj me autobus për në Beograd dhe pastaj në Sombor”, thotë ky i ri, që ecën me të tjerët në hekurudhë.

Një grua vendase, shtëpia e së cilës sheh nga hekurudha, thotë se emigrantët kalojnë atje në çdo kohë të ditës apo të natës. Hekurudha është rruga që ata përdorin më shpesh. Rrugës nga Jarinja për në Rashkë takojmë një grup më të madh. Ata kanë edhe më pak dëshirë për të folur dhe nxitojnë të kërkojnë një autobus për në Beograd. Duke parë këtë grup emigrantësh, një taksist nga Rashka i thërret të njohurit të tij matanë rrugës: “Unë nuk i vozis dot, mua do më ndëshkonin menjëherë, transporti i emigrantëve është rreptësisht i ndaluar. Dhe pastaj vjen një autobus nga Novi Pazari dhe i transporton. Si është e dënueshme për mua, dhe për të jo?”, pyet ai me zë të lartë.

Largimi nga Serbia i vështirë

Pavarësisht nga rrugët e reja, përmes të cilave emigrantët hyjnë në Serbi, në komisariatin për Refugjatë dhe Migrim të Republikës së Serbisë thonë se rrugët “nuk kanë ndryshuar shumë dhe se shumica e tyre ende vijnë nga Maqedonia e Veriut. Nuk është vërejtur rritje e ndjeshme e fluksit të emigrantëve gjatë këtij viti krahasuar me një vit më parë.”

Këtë vit në qendrat e pritjes dhe azilit kanë kaluar 55.710 persona, ndërsa vitin e kaluar kanë qenë gjithsej 63.408 emigrantë. Mesatarja e qendrimit këtë vit dhe vitin e kaluar ka qenë rreth një muaj”, thuhet në përgjigjen e Komisariatit. Ata shtojnë se në qendrat e pritjes dhe azilit janë të vendosur aktualisht afro 5000 emigrantë dhe se shumica e tyre vijnë nga Afganistani, të pasuar nga emigrantët nga Siria.

Megjithëse qendrat e emigrantëve në Serbi nuk janë plotësisht të mbushura, Sombori në veriperëndim të Vojvodinës muajt e fundit është plot me refugjatë. Nga atje ata mund të zgjedhin, nëse do ta provojnë me rrugën drejt Hungarisë, apo drejt Kroacisë. “Këto kalime, që ne i quajmë ‘lojëra’, ndodhin çdo ditë. Unë personalisht kam provuar më shumë se 25 herë, që të lë pas vetes kufirin serb”, thotë një nga emigrantët, që ndodhet aktualisht në Sombor.

“Kur jam përpjekur të largohem nga Serbia, secilën herë ka qenë shumë e vështirë. Dhe tani ka për të qenë e vështirë për shkak të dimrit. Ata që momentalisht kalojnë me lehtësi kufirin, kanë shumë para. Paraja është gjëja më e rëndësishme këtu. Kush shpenzon shumë para për të jetuar këtu, ka më pak mundësi për të vazhduar më tej. Prandaj tani me shpejtësi hyhet në Serbi dhe dilet prej saj”, thotë bashkëbiseduesi ynë Amir nga Siria.

Konservat e peshkut me shkronja arabe mbështesin rrëfimin e Amirit, se paratë shpenzohen minimalisht. Pas tridhjetë javësh nga Siria përmes Turqisë dhe Greqisë, pastaj Shqipërisë dhe Kosovës, prej Jarinjes rrëzë Kopaonikut nis gjysma tjetër e rrugës për këta udhëtarë. Sa javë të tjera do të ecin deri në destinacionin e tyre, për ta nuk ka rëndësi, derisa të arrijnë aty, për ku janë nisur.

Marrë nga “DW”.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni kosove refugjatet siriane serbi shqiperia kosove refugjatet siriane serbi shqiperia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet