Aktualitet

Rrufeja godet tufën me bagëti në Klos, vret 28 prej tyre

Si pasojë e motit të keq kanë ngordhur 28 krerë dhi.
Featured image of article: Rrufeja godet tufën me bagëti në Klos, vret 28 prej tyre Foto Ilustruese

KLOS– Moti i keq ka shkaktuar vdekjen e 28 krerëve dhi. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në Klos në Njësinë Administrative Xibër.

Teksa një çoban me inicialet H.Z., po kulloste bagëtitë e tij, rrufeja e pasur me shi dhe shtrëngata ka goditur vendin duke shkaktuar vdekjen e 28 krerëve dhi.

Ndërsa çobanit nuk i ka ndodhur asgjë pasi në momentin e goditjes së rrufesë është ndodhur larg bagëtive.

(f.m/dosja.al)

 

Shto Koment