Politike

Rritja e pagave të mjekëve dhe infermierëve, Rama thotë shifrën: Besoj se do arrijmë në 40%, do kemi rritje

VIDEO
Kryeministri Edi Rama teka ka qënë në një vizitë në maternitetin e ri të Beratit është shprehur se pagat për stafin mjekësor do të rriten me 40%.
Featured image of article: Rritja e pagave të mjekëve dhe infermierëve, Rama thotë shifrën: Besoj se do arrijmë në 40%, do kemi rritje Edi Rama

BERAT- Prej kohësh është premtuar se do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve në vend mirëpo më në fund erdhi dita që të thuhen se kur do rriten dhe mbi të gjitha sa.

Kryeministri Edi Rama teka ka qënë në një vizitë në maternitetin e ri të Beratit është shprehur se pagat për stafin mjekësor do të rriten me 40%. Shifër kjo që për kryeministrin e vendit është mjaft e konsiderueshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Janë projekte shumë cilësore. Qershia mbi tortë është ndërhyrja që do bëjmë për pagat e personelit shëndetësor. Do jetë rritje e konsiderueshme. Nuk e kemi ende shifrën finale por besoj se do arrijmë në 40%. Do kemi rritje 40%”, tha Rama.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment