LIVE UPDATES
Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës,Basha:Familjet nuk sigurojnë bukën e gojës, ç’bën qeveria?

4 Shkurt 2022, 10:57 Nga DOSJA
Rritja e çmimit të naftës,Basha:Familjet nuk sigurojnë

TIRANË– Në takimin me demokratët e njësisë numër 4 në Tiranë, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal dhe te rritja e çmimit të naftës. Basha tha se çmimi i naftës është më i lartë në Shqipëri se në Kosovë apo në Maqedoninë e Veriut si dhe tha se është pothuajse i njëjtë me Zvicrën, atje ku qytetarët marrin 16 herë më shumë të ardhura se shqiptarët. Po ashtu, Basha përmendi dhe ministren Delina Ibrahimjan, duke e cilësuar të turpshme deklaratën e saj se çmimi do të rritet dhe në muajt në vijim.


DEKLARATA E BASHËS:

E patë para 3 ditësh, doli raporti i Transparency Internacional, prapë qeveria më e korruptuar në Ballkan. Çfarë do me thënë korrupsion qeveritar për njeriun e thjesht? Se në zhargonin politik do të thotë përplasje midis një pale dhe një pale tjetër. Por për qytetarët e këtij vendi, për të papunët e këtij vendi që vetëm shtohen, për familjarët e këtij vendi, për sipërmarrësit e këtij vendi, për punëdhënësit, për punëmarrësit, për pensionistët, për të rinjtë, për kryefamiljarët, do të thotë diçka tjetër. Le ta marrim nga çështja e fundit, ngritja e çmimit të karburantit, ngritja e çmimit të naftës. Se me të vërtetë çmimi i naftës është rritur në të gjitha tregjet ndërkombëtare, po pse është më e ulët në Kosovë? Pse është më e ulët në Maqedoninë e Veriut? Pse është kaq e lartë në Shqipëri, sa është pothuajse në Zvicër ku marrin mesatarisht 16 herë më shumë të ardhura për frymë sesa në Shqipëri? T’i marrim një nga një: Kush e ka harruar taksën Rama mbi karburantet? 200 lekë plus TVSH-në, 240 lekë për litër, është vetëm taksa që ky ka vendosur mbi naftën, mbi benzinën. Dhe kur shkojmë në Parlament dhe i kërkojmë që ta heq, bën sikur ngatërrohet, bën dhe shejtanbudallain.

Thotë, taksa e karbonit, jo mor jo, s’po të thotë njeri për taksën e karbonit. 3 lekë është taksa e karbonit, kjo është 24 lekë të reja. Le të ndalemi për një moment, ka më shumë se 6 vite apo 7 vite që kur e vuri në janar të 2014-ës, në qoftë se nuk gabohem, 100 lekëshin e parë dhe në janar të 2015-ës, 100 lekëshin e dytë plus TVSH-ën, që i merr këto lekë. Si i shpenzon? Cili është roli i qeverisë kur ndodh diçka e keqe për njerëzit? Si pandemia, si tërmeti, si rritja e çmimit të naftës? Është të amortizojë efektet negative. T’i zbus, ta bëjë pak më të lehtë jetën e njerëzve. Si mund ta bëjë këtë? Del ministrja sot pa pikë turpi, thotë do rritet edhe 6 muajt e ardhshëm çmimi i naftës. E para e punës, nuk të paguajnë aty për t’iu thënë shqiptarëve se çfarë do të ndodhi me tregjet ndërkombëtare, por të paguajnë se çfarë do të bësh ti meqë do rritet çmimi i karburantit edhe 6 muajt e ardhshëm. Çfarë do bëjë qeveria jote? Çfarë do bëjë? Çfarë do bënte një qeveri normale? Në radhë të parë do shikonte kush preket nga këto dhe si preken. Janë dy kategori që preken. Janë ata që edhe pa çmimin e naftës në këto nivele, nuk sigurojnë dot bukën e gojës. Dhe ne e dimë kush janë. Gjysma e familjeve në Shqipëri që nuk paguajnë më shumë se një vakt të ngrohtë në ditë, për veten e tyre dhe fëmijët e tyre. Pensionistët që nuk mbyllin dot 10 ditë, jo muajin po nuk patën mbështetje nga fëmijët e tyre në emigracion.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha rritja e cmimit te naftes lulzim basha rritja e cmimit te naftes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet