Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ditën e sotme Bordi i Transparencës ka njoftuar rritjen e çmimit të naftës nga 233 lekë në 245 lekë për litër i vlefshëm deri më 1 Prill.
Deputeti i PD-së, Fatjon Veizaj ka analizuar rritjen e çmimit të naftës ku sipas tij fitimi i qeverisë nga mbajtja e taksës së lartë të qarkullimit brenda çmimit të karburantit është marramendës.
“Nëse një makinë familjare bën 1500 km në muaj, me një konsum mesatar prej 7 litra/100 km, ajo konsumon rreth 1200 litra në vit dhe paguan taksë qarkullimi me tvsh 408 mijë lekë në vit. Ndërsa një mjet pune biznesi po aq i vogël, që kryen dyfishin e kilometrave të një mjeti familjar, paguan 800 mijë lek në vit taksë. Më parë kjo taksë, ka qenë rreth 140 mijë lekë në vit.”- shpjegoi deputeti Fatjon Veizaj.
Me një llogari të thjeshtë dhe konkrete, deputeti i PD, Fatjon Veizaj, zbuloi fitimin marramendës të qeverisë nga mbajtja e taksës së lartë të qarkullimit brenda çmimit të karburantit. Për shkak të kësaj takse, të rritur pas ardhjes në pushtet të PS, çmimi i karburantit është më i larti në rajon dhe ndër më të lartët në Europë. Deputeti i Vlorës Fation Veizaj mori si shembull konsumin e një makine modeste, duke llogaritur se me taksën e qarkullimit brenda çmimit të karburantit, qytetarët paguajnë deri 4 herë më shumë sesa kur taksa e qarkullimit ishte jashtë çmimit rreth 10 vjet më parë.
Në vitin 2012, qeveria e përfshiu taksën e qarkullimit në çmimin e karburantit, me një çmim 7 lek për çdo litër karburant. Pas ardhjes në pushtet në 2013-ën, kryeministri Rama e rriti çmimin deri në 270 lek për litër, duke bërë që çmimi i karburantit sot në Shqipëri, pavarësisht luhatjeve të bursës, të jetë ndër më të lartët në Europë. Deputeti Veizaj theksoi se zgjidhja nuk është transferimi i kostove tek biznesi dhe tek qytetarët, duke i trajtuar ata si armiq.
“Taksat që vjel qeveria nga çdo litër karburant janë shumë të larta dhe përbëjnë pjesën kryesore te çmimit, të cilin e paguajnë të gjithë qytetarët. Është detyrë e tij të ulë pjesën e vet që merr në çdo litër karburant. Sot kemi nevojë që qeveria të bëjë punën e saj, duke mos marrë pjesën e shtuar të taksave, duke lënë me tepër parà në duart e njerëzve, në mënyrë që të nxitet konsumi. Duke pasur më shumë para në duar, do të jetë vetë konsumatori ai që do të beje te ndihet me pak kriza. Ne te kundert situata e shtrenjtimit të çmimeve nuk mund të zgjidhet me disbursime të buxhetit. Në kushte normale, ekanizmat e tij janë shumë të ngadalshëm për të pasur efekte të shpejtë te konsumi dhe amortizohen akoma më shumë në kushtet e korrupsionit dhe klientelizmit”.- u shpreh deputeti Veizaj.
Deputeti Veizaj paralajmëroi se qeverisja me mjete dhe borde speciale, që kontrollon çmimet, nuk e zgjidh problemin.
“Ajo transferon përgjegjësinë nga qeveria tek biznesi, duke rrezikuar përkeqësimin e ekonomisë përmes thellimit të tregut informal, nxjerrjes nga tregu të biznesit të vogël, forcimit të monopolizimit, abuzimit të administratës, nxitjen e korrupsionit dhe thellimin e varfërisë.“- theksoi deputeti i Vlorës Fatjon Veizaj.
(D.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se tashmë Partia Demokratike do t’i kthehet normalitetit, duke paralajmëruar e...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka nuk e mohon takimin e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Agron Zhukri i cili një ditë më parë legj...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka vendosur që të lërë pas të gjitha përplasjet me ish-kryedemokratin Lulzim Basha. Në një intervistë t...
TIRANË– Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Flamur Noka ka rikthyer në detyrë rojen e selisë së PD-së, Pëllumb Matrakun, i c...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë bujë kërkesës së presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili kërkoi futjen në NATO të Ko...
Dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, partisë më të madhe në opozitë në Shqipëri, ofron mundësi për bashkimin e kësaj partie, ...
TIRANË– Pas rritjes së çmimit të naftës në vendin tonë ka reaguar nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.Me anë të një postimi në Facebook, Vasili k...
TIRANË– Deputeti Tomor Alizoti e konsideron të vdekur Lulzim Bashën. I ftuar në “Zonë e lirë”, Alizoti tha se ajo që duhet diskutuar ësht...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë drejtimin e PD! Ai është ulur në vendin e kryetarit të Partisë Demokratike, ku më parë qëndronte...
TIRANË– Ish-kryeministri Pandeli Majko është shprehur se është një dramë politikë që kryetari i një Opozitë jep dorëheqjen 9 vite pasi e mbante këtë ...