All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Rritja e çmimeve, pensionistët: Kemi harruar aromën e mishit, jetojmë me borxhe!

1 Prill 2022, 20:26 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve, pensionistët: Kemi harruar aromën e mishit,
All - Paragraf - 1

Vetëm në pak javë, kriza dhe ndryshimi i çmimeve ka prekur gjithashtu dhe shportën e produkteve ushqimore bazike për çdo familje shqiptare. Sipas INSTAT, 30 produktet kryesore të shportës së familjes në muajin Janar të këtij vitit kushtonin 1200 lekë më pak. Vetëm në 2 muajt e parë të vitit 2022, të gjitha këto produkte pësuan rritje të menjëhershme me 19.5% në të gjitha njësitë e shitjes me pakicë.

Rritjen më të madhe në vlerë e patën yndyrat, mielli dhe nënproduktet e tij, hidrokarburet etj. Çmimet e vajit dhe gjalpit kishin përqindjet më të larta të rritjes. Një kilogram gjalpë u shit me 1.000 lekë nga 682 lekë në Janar, me një rritje 46.6%, ndërsa çmimi për një litër vaj u rrit me 40% duke shkuar në 320-330 lekë për litër nga 228.1 lekë që ishte në Janar 2022. Pas yndyrave, rritjen më të lartë e shënoi mielli dhe nënproduktet e tij. Një kilogram miell i paketuar u shit në Mars me pakicë me 135 lekë nga 99.2 lekë në Janar.

Një litër qumësht në Mars u shit me 160 lekë për litër, nga 120.3 lekë në Janar. Ndërsa një litër kos natyral u shit me 150 lekë. Në krahasim me muajin Janar kanë pësuar ulje vetëm çmimet e kastravecëve dhe qepëve. Kastravecët shiten 14% më lirë se në Janar, për shkak se në treg ka dalë prodhimi i ri i serave.

Shteti ka dhënë 3000 lekë për 3 muaj shtesë për pensionistët në këtë kohë krize. Gjithashtu, u rimbursohet edhe energjia elektrike nëse janë kryefamiljarë në masën 650 lekë të reja. Por a u mjaftojnë të ardhurat nga pensionet pensionistëve? Për të parë më konkretisht sesa rendojnë këto rritje çmimesh ne xhepin e pensionistëve, Fiks Fare pyeti të moshuarit. Ata shprehen se e kanë harruar aromën e mishit dhe janë futur në borxhe. Me pensionin që ata marrin blejnë ilaçet dhe ushqime bazike.

Por për ta parë më konkretisht Fiksi zgjodhi dy pensionist që kanë një pension relativisht të mirë. Njëra nga të moshuarat merr 34. 500 lekë në muaj dhe tjetra 24.000.

Rukie Varvarica banore e zonës se Kërrabës në qytetin e Tiranës është pensioniste me dializë e cila merr 24.000 lekë pension në muaj. Ajo shprehet se me pensionin që merr nuk i del, pasi tri herë në javë i duhet të bëjë dializën dhe për këtë i duhet transport me taksi pasi është larg. Ajo thotë se prej 5 vitesh vuan nga një kolazh sëmundjesh dhe e ka të pamundur lëvizjen normale. Taksi për të shkuar në spital i merr 2000 lekë të vjetra, për 3 herë në javë i duhen 6000 lekë në javë. Pra i gjithë pensioni që ajo merr në muaj e shpenzon transport për të bërë dializën në muaj. Rukija thotë se disa prej ilaçeve i merr me rimbursim, por e ka të pamundur t’i konsumojë, pasi i shkaktojnë luhatje tensioni. Për sëmundjen që ka Rukija duhet të mbajë një dietë ushqimore të cilat nuk i merr dot pasi ushqimet që duhet të konsumojë në dietë, janë shumë të shtrenjta dhe nuk i blen dot.

Ajo jeton vetëm me bashkëshortin duke mbajtur njëri -tjetrin pasi nuk kanë fëmijë. Edhe banesa në të cilën jetojnë është plotësisht e amortizuar dhe me lagështi. Kostoja e energjisë elektrike e familjes shkon 3000 lekë të vjetra në muaj, ndërsa ujin nuk e paguan se nuk kanë mundësi. Të moshuarit tregojnë se për t’u ngrohur ndezin zjarr, ndërsa për t’u larë lahen vetëm një herë në javë. “S’kemi ç’e duam veten, kështu nuk jetohet” pohojnë të moshuarit për Fiksin.

Qeranza Basha është një tjetër pensioniste që merr pension 34.500 lekë në muaj. Edhe pse ajo tregon për Fiksin se pensioni që ajo merr është më i mirë se i disa bashkëmoshatareve të saj, përsëri është e pamjaftueshme për shkak se ilaçet dhe vizitat që duhet të bëjë në fund të çdo muaji kushtojnë. Vetëm për muajin Shkurt ajo tregon se ka shpenzuar 19.000 lekë analiza, paguan rregullisht ujin, drita, telefon, pasi jeton e vetme dhe i duhet të flasë me të birin që jeton jashtë vendit.

Gazetarët e Fiksit bashke me zonjën Qeranze i drejtohen marketit më të afërt për të bërë pazaret e muajit me gjërat më të rëndësishme. Të gjitha gjërat që zonja bleu kushtuan 6170 lekë. Me të gjitha llogaritjet zonjës i teprojnë në fund të muajit vetëm 1100 lekë. Ajo thotë se kjo shumë e mbetur nuk i mjafton për asgjë.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rritja e cmimeve ne shqiperi rritja e cmimeve ne shqiperi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet