LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritet konkurrenca në sistemin e pagesave, BSH: Konkurrenca u rrit nga ligji i ri

29 Maj 2021, 05:27 Nga DOSJA

Sektori bankar përbën segmentin më të madh të tregut të pagesave në vend.

Volumi i të ardhurave të bankave nga shërbimet e pagesave është i vështirë të përcaktohet me saktësi dhe statistikat e Bankës së Shqipërisë nuk ofrojnë detajim të mëtejshëm përtej zërit Komisione dhe Gjoba.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, në periudhën 2018-2020, të ardhurat e bankave nga zëri “komisione dhe gjoba” kanë qëndruar pranë vlerës së 11 miliardë lekëve, me luhatje shumë të vogla nga viti në vit.

Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunime të Monitor

Shërbimet e pagesave përbëjnë edhe pjesën më të madhe të të ardhurave nga komisionet bankare. Mbështetur në pasqyrat financiare të bankave tregtar, revista “Monitor” ka llogaritur se volumi total i të ardhurave nga shërbimet e pagesave për vitin 2019 ishte afërsisht 8.8 miliardë lekë, ose rreth 70 milionë euro. Shifra përfshin të ardhurat fikse nga shërbimi i mirëmbajtjes së llogarive bankare, të kartave, POS-eve dhe internet banking, si dhe komisionet për transaksionet e pagesave, përfshi transferta, veprime me kartë, e-banking, etj.

Nga kjo shumë përjashtohen të ardhurat nga komisionet e disbursimit të kredive, letër-kreditet, garancitë, shërbimet e depozitarit, penalitetet, etj. Duke pasur parasysh se të ardhurat totale të sektorit bankar në vitin 2019 ishin rreth 73 miliardë lekë, mund të llogarisim se shërbimet e pagesave sjellin të paktën 12% të të ardhurave totale të sektorit.

Të ardhurat e bankave nga shërbimet e pagesave janë të lidhura ngushtë me madhësinë e secilës bankë dhe bazën e saj të klientëve. Për vitin 2019, përllogaritet se të ardhurat e BKT nga këto shërbime ishin rreth 1.92 miliardë lekë. Banka e dytë më e madhe për të ardhurat nga shërbimet e pagesave është Raiffeisen Bank, me 1.82 miliardë lekë, e ndjekur nga Intesa Sanpaolo, me 1.15 miliardë lekë dhe Credins, me 1.13 miliardë lekë.

Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunime të Monitor

Institucionet financiare, Posta Shqiptare mbetet aktori më i madh

Në vitet e fundit, tregu i pagesave në Shqipëri është bërë gjithnjë e më konkurrent dhe dinamik. Veç bankave tregtare që ofrojnë një spektër të gjerë të shërbimeve të pagesave, në këtë treg po fitojnë peshë në rritje institucionet financiare të pagesave, që janë profilizuar më shumë në segmente specifike të tregut, si transfertat ndërkombëtare të parave, apo pagesat e shërbimeve utilitare.

Institucionet e pagesave përfshihen në ombrellën e institucioneve financiare jobanka. Subjektet më të rëndësishme në aktivitetin e pagesave janë Posta Shqiptare, Union Financiar Tiranë, AK Invest, MPay, EasyPay, Kastrati dhe RAEA Financial Services. Duke qenë se disa prej tyre ofrojnë edhe shërbime të tjera, veç kryerjes së pagesave, është e vështirë të llogariten me saktësi volumet e lidhura me shërbimet e pagesave. Megjithatë, mbështetur në nivelin e detajimit që ofrojnë pasqyrat financiare të subjekteve, mund të bëhet një analizë e përgjithshme e këtij segmenti të veçantë të tregut të pagesave.

Subjekti më i madh për nga niveli i të ardhurave prej shërbimeve financiare mendohet se është Posta Shqiptare. Sipas bilancit 2019, Kompania publike, raportonte të ardhura nga shërbimet financiare rreth 1.17 miliardë lekë, që përbëjnë 42% të të ardhurave totale të saj. Posta Shqiptare favorizohet padyshim nga marrëdhënia preferenciale që ka për ofrimin e shumë shërbimeve të pagesave të kompanive apo institucioneve publike, që i jep një lloj avantazhi ndaj aktorëve privatë të tregut.

Mes subjekteve private, institucioni më i madh i pagesave është Unioni Financiar Tiranë, që për vitin 2019 raportoi të ardhura nga shërbimet e pagesave në vlerën e rreth 720 milionë lekëve, në rritje vjetore me 13.5%. Burimi kryesor i të ardhurave janë komisionet nga transfertat e parave dhe këmbimi valutor, të ndjekura nga komisionet për arkëtimin e pagesave për llogari të palëve të treta.

E treta renditet kompania Easypay, që për vitin 2019 raporti të ardhura nga aktiviteti në shumën e 500 milionë lekëve, ndërsa AK Invest renditet e katërta, me rreth 425 milionë lekë. Easypay ushtron kryesisht aktivitet në ofrimin e shërbimeve të pagesave për palët e treta, ndërsa prej vitit 2017 vepron edhe si partner lokal i kompanisë së transfertave RIA Money Transfer.

AK Invest është një nga agjentët shqiptarë të kompanisë së dërgesave të parave Money Gram, ndërsa në vitet e fundit ka nisur edhe veprimtarinë e huadhënies.

Institucioni i fundit financiar me aktivitet në sektorin e pagesave, MPay, ka aktivitet në përmasa më të vogla dhe për vitin 2019 raportonte xhiro në vlerën e rreth 30 milionë lekëve. Prej vitit 2012, MPay ka ofruar për shumë vite shërbimin e Mobile Banking në bashkëpunim me dy prej bankave tregtare në vend. Por, për shkak të ndryshimeve teknologjike, volumi i biznesit nga ky shërbim ka ardhur në rënie dhe MPay e ka zhvendosur shërbimin në kryerjen e pagesave nëpërmjet aplikacioneve mobile, duke ofruar një produkt të ri pagesash me emrin KUIK.

Kompani tjetër që ofron shërbime të pagesave është edhe RAEA Financial Services, SFJB që kryen aktivitetin e transfertave ndërkombëtare të parave për disa kompani ndërkombëtare transfertash, shërbimet e pagesave, si dhe këmbimin valutor.

Deri në vitin 2019, në sektorin e pagesave zhvillonte aktivitet edhe kompania Pay&Go, kryesisht nëpërmjet terminaleve automatike për pranimin e pagesave cash. Sipas bilancit të fundit vjetor, të vitit 2018, kompania në pronësi të disa sipërmarrësve gjeorgjianë kishte akumuluar 225 milionë lekë humbje. Ajo mori një goditje të fortë nga vendimi për mbylljen e kompanive të basteve sportive, që ishin ndër klientët kryesorë. Pay&Go nuk arriti të përmbushë më kërkesat rregullatore për kapitalizim dhe, në vitin 2020, Banka e Shqipërisë i hoqi licencën, por ndërkohë kjo kompani e kishte ndërprerë aktivitetin.

 

Bankat, drejt aleancës me fintech

Silvio Pedrazzi, drejtor i përgjithshëm i Bankës Intesa Sanpaolo, thotë se pagesat dixhitale ishin në rritje para pandemisë dhe u rritën më shumë pas saj, duke i dhënë dimension më dinamik dhe konkurrues tregut. Sipas tij, tregu do të ketë rritje eksponenciale nga faktorizimi i institucioneve fintech, sepse ato ofrojnë sisteme më të thjeshta, jashtë qarqeve tradicionale të pagesave.

Ai mendon se bankat nuk duhet të kenë frikë nga ky inovacion, por duhet t’i përqafojnë këto tendenca, sepse ato do të sjellin ulje të kostove, si për bankat, edhe për qytetarët, më shumë siguri, më shumë transparencë, më pak informalitet.

“Jo vetëm që jam në favor të këtij procesi, por jam i bindur se do të ketë rritje të konsiderueshme në zhvillimin e këtyre sistemeve alternative të pagesave. Cili është ndryshimi më i madh mes një Banke dhe një fintech? Banka ka 1 mijë rregulla që duhet të zbatojë dhe, sa më i madh është rregullimi, aq më të mëdha janë kostot. Kompanitë fintech nuk kanë një rregullim kaq rigoroz, ndaj edhe duhet të kujdesemi që produktet e tyre të jenë të sigurta. Çfarë mund të bëjnë bankat në këtë situatë?

Mendoj se duhet të ndërtojmë partneritete me fintech. Ato mund të jenë konkurrente, por mund të jenë edhe partnere. Ai i cili do të arrijë të ndërtojë partneritete të suksesshme, do të ketë përfitime. Për bankat nuk është aq e thjeshtë, por është një rrugë e pashmangshme, në modelin europian” – thotë z. Pedrazzi.

Sipas tij, Intesa Sanpaolo që tani bashkëpunon me fintech, duke shfrytëzuar komponentë të përgatitur prej tyre në sistemet internet dhe mobile banking. Madje, grupi i Intesa Sanpaolo në Itali ka një departament të veçantë pikërisht për të përzgjedhur ato fintech që kanë ide, të cilat mund të ndihmojnë në zhvillimin e biznesit.

BSH: Ligji i ri i pagesave nxit konkurrencën

Banka e Shqipërisë vlerëson se ligji i ri “Për shërbimet e pagesave” do të nxisë më shumë konkurrencën, eficiencën dhe zhvillimin e mëtejshëm të tregut të pagesave në Shqipëri. Ledia Bregu, Drejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë, mendon se, në mënyrë të tërthortë, shërbimet e parashikuara nga ligji i ri do t’i shërbejnë edhe nxitjes së tregtisë elektronike. Sipas saj, mbështetur në përvojën e vendeve të Bashkimit Europian, kostot e ofrimit të shërbimit të tregtisë elektronike, një objektiv me interes në nivel kombëtar, vlerësohet se do të reduktohen ndjeshëm.

Sipas saj, prezantimi i dy veprimtarive inovative, inicimi i shërbimit të pagesës dhe informimi mbi llogarinë, do të nxisin konkurrencën e mëtejshme.

“Ofrimi i këtyre shërbimeve nga të ashtuquajturat kompani fintech nxisin përdorimin e tregtisë elektronike. E thënë më thjeshtë, shërbimi i inicimit të pagesës nga Institucionet e Pagesave, do t’i mundësojë individit që përdor shërbimet e homebanking të mund të kryejë pagesa direkte nga llogaria e tij për blerjet online, ndërkohë, nga pikëpamja e bizneseve që ofrojnë blerje online priten përfitime në drejtim të reduktimit të kostos për ofrimin e tregtisë elektronike. Bazuar në përvojën e vendeve të Bashkimit Europian e më gjerë, kostot e ofrimit të shërbimit të tregtisë elektronike, objektiv me interes në nivel kombëtar, vlerësohet se do të reduktohen ndjeshëm”, shprehet znj. Bregu.

Zbatimi në praktikë i ligjit, sipas saj, pritet të reformojë tregun e pagesave me vlerë të vogël në të gjitha aspektet e funksionimit të tij, fillimisht nëpërmjet prezantimit të aktorëve dhe shërbimeve të reja, e më tej, duke nxitur konkurrencën në tregun e pagesave falë ridimensionimit të veprimtarisë aktuale të institucioneve financiare jobanka, që ofrojnë shërbime pagesash dhe transfertash.

“Besimi ynë se do të ndikohet konkurrenca e për rrjedhojë, efikasiteti i tregut, mbështetet në faktin se ligji i ri krijon një ambient të balancuar midis bankave dhe jobankave, duke i vënë në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme për të vepruar në mënyrë të barabartë me bankat në fushën e shërbimeve të pagesave dhe kryesisht atyre në formë elektronike”, – thotë ajo.

Shërbimet e informimit mbi gjendjen e llogarisë u mundësojnë konsumatorëve dhe bizneseve të kenë një pamje gjithëpërfshirëse mbi gjendjen financiare, për shembull, duke u mundësuar konsumatorëve të konsolidojnë llogaritë e ndryshme rrjedhëse, që mund të kenë me një ose më shumë banka dhe të kategorizojnë shpenzimet sipas tipologjive të ndryshme (ushqim, energji, qira, kohë të lirë etj.), duke i ndihmuar në buxhetimin dhe planifikimin financiar.

Sipas saj, zhvillimi dhe promovimi i këtyre shërbimeve të reja në tregun shqiptar, ka qenë edhe një nga arsyet që Banka së Shqipërisë ka ndërmarrë një sërë masash për të stimuluar përdorimin e shërbimeve home banking, nëpërmjet politikave lehtësuese të komisioneve të aplikuara nga bankat për klientët e tyre.

Në mbështetje të këtyre dy veprimtarive, ligji operacionalizon konceptin e bankës së hapur (open banking) ku institucioni, i cili ka llogaritë e klientit u ofron informacion, në mënyrë të kontrolluar, dy ofruesve të shërbimeve të lartpërmendura. Banka e Shqipërisë bën të ditur se gjatë periudhës së hartimit dhe miratimit të ligjit, interesi nga aktorë të ndryshëm ka qenë i lartë.

Znj. Bregu thotë se Banka e Shqipërisë është ende në proces hartimi të akteve nënligjore në zbatim të ligjit, mbi bazën e të cilave, institucionet e reja mund të aplikojnë. Një panoramë më të qartë të përkthimit të interesit në angazhim konkret licencimi do ta kemi me miratimin e akteve të para në zbatim të ligjit që mbështet procedurën e licencimit të Institucioneve të Pagesave.

Sipas parashikimeve të ligjit, Banka e Shqipërisë duhet të ketë miratuar të gjitha aktet nënligjore, në zbatim të ligjit 12 muaj nga hyrja në fuqi e tij, duke nënkuptuar që miratimi i akteve duhet të ketë përfunduar deri në fillim të muajit janar 2022. Banka e Shqipërisë, që prej muajit nëntor 2020, ka krijuar një grup pune për hartimin e akteve nënligjore në zbatim, që po asistohet edhe nga Banka Botërore.

“Me qëllim lehtësimin e procesit të kësaj periudhe tranzitore për tregun, është hartuar një plan veprimi, i cili përcakton prioritetet e akteve në varësi të rëndësisë që ato kanë për zbatimin e ligjit nga subjektet, sipas afateve të përcaktuar në ligj. Në këtë linjë, prioritet përbëjnë rregulloret, të cilat lidhen me procesin e licencimit ose regjistrimit të subjekteve, si dhe aktet rregullative në lidhje me specifikimet teknike të zhvillimeve të Application Programming Interface (API) dhe Autentifikimin e Thelluar të Klientit që mbështesin zbatimin e konceptit Open Banking” – thotë znj.Bregu.

Bora Feri, drejtore operacionale, thotë për revistën “Monitor” se ligji i ri do të shtojë më shumë konkurrencën e këtyre shërbimeve dhe ndoshta do të sjellë në tregun shqiptar kompani të rëndësishme ndërkombëtare të profilit fintech.

“Ajo që mund të ndodhë është hapja e rrugës për aktorët e mëdhenj dhe solidë ndërkombëtarë, që të hyjnë në tregun shqiptar. Kjo do të jetë një sfidë e madhe për aktorët lokalë, të cilët po përpiqen të krijojnë hapësira në treg prej vitesh. Sado që ne jemi treg i vogël, aktorët e huaj e shohin Ballkanin Perëndimor si një treg rajonal dhe do të tentojnë të zgjerohen në të gjitha vendet e rajonit. Konkurrenca nga aktorët globalë mund të jetë sidomos e fortë në brezin e ‘mijëvjeçarëve’, të cilët as nuk duan ta shohin derën e bankës, që janë mësuar me një mënyrë dixhitale të punuari dhe të menduari”, thotë znj. Feri.

Strategjia për nxitjen e pagesave, BSH e vlerëson të përmbushur 50%

Në kuadër të monitorimit të zhvillimeve në lidhje me Strategjinë Kombëtare për Pagesat me Vlerë të Vogël, në mbledhjen e gjashtë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave (KKSP), që u zhvillua në fund të vitit 2020, Banka e Shqipërisë bëri një bilanc të deritanishëm të realizimit të masave të parashikuara në planin e veprimit. Sipas BSH, analiza e kryer identifikoi se deri më tani, janë arritur më shumë se 50% e masave të parashikuara në planin e veprimit të strategjisë.

Një nga hapat më të rëndësishëm ka qenë miratimi i ligjit “Për shërbimet e pagesave”. Ligji, nëpërmjet ridimensionimit të aktiviteteve të institucioneve financiare jobanka, të cilat ofrojnë shërbime pagesash dhe transfertash aktualisht (por dhe ato që do të hyjnë në treg potencialisht) dhe lejimit të hapjes së llogarive nga ana e tyre (aktualisht e ndaluar nga kuadri ligjor në fuqi “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i cili e klasifikon çdo tepricë kreditore si depozitë), si dhe emetimin e instrumenteve elektronike të pagesave, vlerësohet se do të ketë ndikim në rritjen e popullsisë që zotëron një llogari për të kryer pagesa.

Sipas Bankës së Shqipërisë, nëse qytetarët sot përdorin Postën Shqiptare, Western Union apo Money Gram për të kryer dhe për të marrë pagesa, por nuk kanë mundësi të kenë një llogari pranë këtyre institucioneve, me ligjin e ri kjo bëhet e mundur, duke nxitur edhe përdorimin e pagesave elektronike nëpërmjet këtyre llogarive.

Duke marrë në konsideratë faktin se këto lloje institucionesh kanë një prani të gjerë gjeografike edhe në zonat rurale, ndikimi në përfshirjen financiare do të jetë i lartë. Ligji gjithashtu krijon mundësinë e bashkëpunimit të bankave me Institucionet Financiare jobanka, çka ndihmon në një prani më të gjerë të bankave në të gjithë territorin e vendit.

Objektivat e arritur nëpërmjet miratimit të Ligjit dhe akteve nënligjore në zbatim përmbushin masat e planit të veprimit, si për shembull: rregullimin gjithëpërfshirës të agjentëve dhe nënagjentëve për ofrimin e shërbimit të pagesave dhe shërbimeve të lidhura me to; rregullimin, në mënyrë të qëndrueshme, e përdorimit të nënkontraktimit të shërbimeve nga palë të treta në të gjithë sektorin e pagesave, me fokus të veçantë në përdorimin e ofruesve të shërbimit teknik; përfshirjen në kuadrin ligjor të rregullimit dhe mbikëqyrjes, në lidhje me shërbimet e pagesave; krijimin e një njësie për Mbrojtjen e Konsumatorit, për shërbimet e pagesave dhe më gjerë; krijimin e strukturave të posaçme pranë ofruesve të shërbimeve të pagesave për adresimin e mosmarrëveshjeve; krijimin e konceptit të bankës, që funksionon me rrjet agjentësh; nxitjen e mëtejshme të konkurrencës dhe inovacionit në tregun e dërgesave të emigrantëve; garantimin e kontratave që përcaktojnë të drejtat dhe detyrimet, si për ofruesit e shërbimit, ashtu edhe për përdoruesit, në mënyrë të qartë dhe të zbatueshme; mbajtjen e një regjistri të agjentëve të përdorur nga bankat dhe ofruesit e shërbimeve të pagesave. Ky regjistër do të jetë publik dhe i disponueshëm për konsumatorët.

Një tjetër objektiv i përmbushur, sipas BSH, është rishikimi i rregulloreve për funksionimin e sistemit AIPS dhe AECH, si dhe vlerësimi i sistemeve, sipas parimeve mbikëqyrëse të Bankës për Rregullime Ndërkombëtare (BRN) dhe BQE-së. Rregulloret dhe rregullat e tjera për gjithë infrastrukturën e sistemit të pagesave në vend do të garantojnë akses të drejtë dhe të hapur. Atje ku do të jetë e nevojshme, do të ndiqen reforma ligjore. Ndryshimet kanë mundësuar operacionalizimin e kategorisë së “pjesëmarrjes së tërthortë” në AECH.

Lidhur me zhvillimet infrastrukturore, BSH nënvizon finalizimin e termave të referencës për shlyerjen lokale të pagesave në euro dhe fillimin e prokurimit të zhvillimeve në sisteme, si dhe hartimin e kuadrit rregullativ për funksionimin e skemës së debitimit direkt.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi konkurrenca në sistemin e pagesave konkurrenca në sistemin e pagesave

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës