Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Rritet bilanci në Greqi/ Shkon në 57 numri i viktimave nga COVID-19, numërohen 1.544 të infektuar
3 Prill 2020, 14:31Nga DOSJA
GREQI– Një 52-vjeçar ka vdekur ditën e sotme si shkak i infektimit nga COVID-19 në Greqi, duke e çuar numrin total të viktimave në 57 deri më tani. 52-vjeçari u shtrua në Spitalin Atticon, por fatkeqësisht nuk mundi t’i bëjë ballë kësaj lufte të ashpër.
Në total sot në shtetin grek kanë humbur jetën nga virusi vdekjerpurës 4 persona.
Ndërkohë sipas mediave greke është mësuar se në anijen ‘Eleftherios Venizelos’ e cila është vendosur në krantinë afër Athinës numri i të sëmurëve me COVID-19 ka shkuar në 119 nga 380 persona që ndodhen në bord.
Kjo anije është ndaluar që në fund të marsit për shkak se dyshohej për persona të infektuar. Në rang kombëtar Greqia ka regjistruar 57 viktima dhe janë infektuar 1.544 të tjerë.
Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 53,238. Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Franca, Italia dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,915. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 126 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304 dhe 17 persona kanë ndërruar jetë
MBRETËRI E BASHKUAR– Familja e viktimës më të re të koronavirusit në Britani, nuk mund të marrë pjesë në varrimin e djalit të tyre, pasi u detyruan të izol...
KOSOVË– Pasditen e sotme në Klinikën Infektive të Qendrës Shëndetësore në Prishtinë dy të prekur me Covid-19, janë në gjendje të rëndë shëndetësore kanë sh...
MAQEDONI E VERIUT– Koronavirusi po infekton dhe po vret çdo ditë e më shumë mjekë e infermierë të cilët janë në frontin e parë të kësaj lufte.Ditën e sot...
ITALI-Koronavirusi nuk ka kursyer as lider, Mbretër e as vetë mjekët e infermierët që janë në frontin e parë të kësaj lufte. Në Itali mes shumë viktimave nga Co...
TIRANË- Shpërthimi i koronavirusit detyroi botën të marrë masa drastik, duke bllokuar kufitjtë e anuluar udhëtimet në përpjkeje për të ndalur përhapjen e ...
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Boris Johnson, i cili rezultoi i prekur nga koronavirusi më 26 mars, nuk mund të dalë jashtë karantinës ditën e sotme ka ...
BERLIN– Kancelarja gjermane Angela Merkel ditën e sotme është kthyer në zyrën e saj në Berlin pas dy javësh e izoluar në shtëpi.Ndërkohë Merkel do të vazhdojë t...
SHBA– Presidenti amerikan gjatë konferencës mbrëmjen e së enjtes me grupin e punës për koronavirusin, theksoi sërish që Shtetet e Bashkuara kanë bërë më shumë t...
SHBA– Ditën e sotme SHBA-ja ka shënuar rekordin botëror për numrin më të madh të viktimave brenda një dite. Në vetëm 24 orët e fundit në gjithë territorin ame...
GREQI– Të gjendur përballë mbylljes së vendeve të punës, shumë shqiptarë ne Greqi janë në gjendje të vështirë. Një pjesë e tyre nuk mundet as të dalin nga shtëp...