LIVE UPDATES
Aktualitet

Rreziku i abuzimit e kur bankat u japin politikanëve dokumente konfidenciale

29 Nëntor 2021, 16:29 Nga DOSJA
Rreziku i abuzimit e kur bankat u japin politikanëve dokumente

A kanë të drejtë bankat të shkelin sekretin dhe t’i dorëzojnë një komisioni hetimor parlamentar të dhënat personale të klientëve të tyre? Për herë të parë kjo çështje është bërë aktuale në këto ditë, pasi opozita propozoi dhe ngriti një komision parlamentar hetimor mbi konçensionin e inceneratorëve. Një çështje, që të paktën prej dy vjetësh, është në qendër të akuzave nga ana e opozita. Tani, përmes këtij komisioni, kërkon të tregojë marrëdhëniet e jashtëligshme mes këtij konçesioni dhe qeverisjes LSI-PS që e ka firmosur. Shumica socialiste nuk e ka kundërshtuar këtë hetim, me sa duket e bindur se të gjitha procedurat janë bërë transparente dhe ligjore.

Por konflikti politiko-ligjor-institucional fillon në momentin kur komisioni, me propozim të opozitës, u ka kërkuar të gjitha bankave kopje të lëvizjes së parave (statements) të bëra nga shoqëritë koncensionare, por edhe nga administratorët e saj dhe pronarët. Komisioni ka shkuar edhe më tej duke kërkuar lëvizjet e parave të bëra në llogaritë bankare private të zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ish-ministrit Damian Gjiknuri, ish ministrit Lefter Koka dhe ish sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako.

Disa banka refuzuan të dorëzojnë dokumentet e kërkuara, duke argumentuar se sipas ligjit mbi sekretin bankar, të cilin bankat duhet ta respektojnë, këto informacione janë konfidenciale dhe se mund t’iu dorëzohen personave të tretë vetëm me autorizim të vetë klientëve. Dy banka të tjera kanë pranuar dhe rezultati është se pas pak orësh disa nga ato dokumente bankare shumë konfidenciale, përfunduan në media, të shparndara nga një anëtar i komisionit të hetimit. Mes të tjerave, një nga bankat që nuk ka hezituar të shkelë sekretin, duket se ka gabuar identitet dhe ka shpërndarë të dhënat e një klienti tjetër, vetëm homonim me një nga pronarët e inceneratorëve, duke thyer në këtë mënyrë totalisht dhe arbitrarisht privatësinë e një qytetari të thjeshtë që nuk kishte fare lidhje me hetimin.

Kjo çështje është komplekse dhe ngre disa pyetje delikate. Objeksioni i parë është: Deri në ç’pikë një komision parlamentar hetimor mund të çojë hetimet e veta dhe a ekzistojnë limite? Ligji nr. 8891 i datës 2.05.2002 që rregullon kompetencat e komisioneve parlamentare të hetimit fikson në nenin 14 kompetencat e komisionit. Sipas këtij neni ”Në ushtrimin e funksioneve të tij, komisioni ka të drejtë të:

a) kryen hetime, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj;

b) thërret titullarë institucionesh për pyetje, si dhe kërkon nga ata informacione ose dokumente zyrtare;

c) merr në pyetje dëshmitarë dhe persona të tjerë;

Pra ligji i jep të drejtë komisionit vetëm të thërrasë titullarë “institucionesh” dhe t’i kërkojë institucioneve “informacione ose dokumenta zyrtare”. Kjo është nyja: Bankat private mund të konsiderohen institucione njësoj si Drejtoria e Tatimeve? Dhe statsments me lëvizjet e parave të klientëve që banka ruan nën sekretin bankar, mund të konsiderohen “informacione apo dokumente zyrtare”?

Prokuroria ka të drejtë të thyejë sekretin bankar për të marrë informacione të dobishme për një hetim, ashtu si edhe inspektorët e tatimeve. Por të gjitha këto autoritete nuk janë të autorizuara në asnjë mënyrë të shpërndajnë të dhënat konfidenciale të marra, të cilat mund të bëhen publike vetëm gjatë një procesi, me vendim të një gjykatësi.

Në të vërtetë, edhe anëtarët e komisionit parlamentar hetimor duhet të ruajnë sekretin. Neni 17 i ligjit mbi komisionet thotë se ”Anëtarët dhe personeli ndihmës i komisionit janë përgjegjës për ruajtjen e sekretit shtetëror gjatë hetimeve, sipas rregullave të parashikuara në nenet 159,160 dhe 161 të Kodit të Procedurës Penale”. Praktikisht anëtarët e komisionit hetimor duhet të respektojnë gjithashtu sekretin profesional që ndalon edhe avokatët, mjekët ose prokurorët të nxjerrin informacione konfidenciale apo hetimore. Janë dy qëllimet kryesore se përse nuk bëhen publike këto informacione: 1) Mosshkelja e privatësisë së qytetarëve 2) Moskompromentimi i hetimeve.

Problemi thelbësor është se asnjë prej këtyre objektivave superiore, nuk i përkasin opozitës. Qëllimi i komisionit parlamentar hetimor mbi inceneratorët (ashtu si dhe komisione të tjera), në fakt nuk është zbulimi i të vërtetës, por vetëm të mbledhë informacione konfidenciale për t’i përdorur për të goditur kundërshtarët. Kjo opozitë është e njëjta që vodhi të dhëna konfidenciale nga database e tatimeve e që më pas i manipuloi për të shantazhuar gazetarë. Si mund të habitemi që do të bëjë të njëjtën gjë duke mbledhur të dhëna konfidenciale nga bankat për të shantazhuar sipërmarrësit? Nëse deputetët nuk tregojnë etikë dhe respekt ndaj ligjit, duhet që të jenë bankat ato që duhet të refuzojnë të dorëzojnë dokumentet e kërkuara, edhe atëherë kur ligji ua lejon. Është një linjë e kuqe (që ruan një shtet nga kaosi dhe abuzimi) që nuk duhet të shkelet kurrë, nga askush.

Marrë nga Shqiptarja.com

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bankat bankat e shqiperise komisioni hetimor per inceneratoret bankat bankat e shqiperise komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet