Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Ndodh që familja që ka humbur fëmijën të ketë dyshime por trembet për ti treguar. Kjo nuk e ndihmon situatën për të gjetur fëmijën, ku me kalimin e kohës shanset zbehen ndjeshëm.
“Familja që ka humbur fëmijën ka dyshime por që trembet për të treguar për dyshimin e saj. Mund të ketë disa pista të vetat, është mirë që të jetë bashkëpunuese me organet kompetente ligjzbatuese për të dhënë çdo informacion dhe çdo dyshim”, shprehet Mirgit Vataj. Fakt mbetet që rrëmbimi i fëmijës është akti final i një grupi që e vëzhgon atë prej disa kohësh. Zakonisht përzgjidhen fëmijë që nuk janë shumë nën vëzhgimin e prindërve për të lehtësuar punën për rrëmbyesit.
“Nëse i referohemi grupeve kriminale që kanë si qëllim ti rrëmbejnë fëmijët dhe ti përdorin për adoptimin e jashtëligjshëm, ndodh shpesh që këta i vëzhgojnë fëmijët për një kohë të gjatë. Vëzhgojnë familjen e fëmijëve, vëzhgojnë të afërmit. Sa i neglizhuar është një fëmijë, sa është vëmendja e familjarëve kundrejt këtij fëmije. Në mënyrë që procesi i rrëmbimit të jetë sa më i kollajtë për grupin por edhe sa më i vështirë për familjen. Pasi bëhet fjalë për familje ku prindrit neglizhojnë fëmijët e tyre në kujdes dhe në vëmendje”, thotë Mirgit Vataj.
Rrëmbimet e fëmijëve bëhen me disa qëllime. Ata mund të shfrytëzohen për prostitucion ose për lypje, mund të shiten për birësime të jashtëligjshme apo të trafikohen për marrjen e organeve. “Në historikun e shoqërisë shqiptare sa i përket rrëmbimit të fëmijëve, ndodh që ata janë rrëmbyer dhe janë përdorur si një mjet për birësimet e jashtëligjshme për tu trafikuar dhe për tu shfrytëzuar në vendet e Bashkimit Europian. Por në eksperiencën europiane dhe në botë shpesh herë fëmijët janë rrëmbyer edhe sa i përket marrjes së organeve të tyre. Por në Shqipëri të paktën nuk kemi një eksperiencë të tillë, të ditur”, thotë Mirgit Vataj.
“Një pjesë e këtyre fëmijëve sot të rritur tregojnë trauma përsa i përket shfrytëzimit seksual dhe dhunës qoftë në Shqipëri apo edhe në vendet jashtë ku janë shfrytëzuar. Nuk bëhet fjalë thjeshtë për atë historinë që një fëmijë humb, por bëhet fjalë për rastet e fëmijëve të rrëmbyer që kanë qenë pjesë e rrjeteve të shfrytëzimit të fëmijëve për përfitim dhe pa dyshim edhe për shfrytëzime seksuale. Shpesh ka një pikëpyetje, a është e mundur që një pjesë e këtyre fëmijëve të kenë qenë pjesë e trafikut për shfrytëzimin e organeve dhe ne këtë nuk e dimë”, shprehet Altin Hazizaj.
Marrë nga:topchannel.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KRUJË– Agim (Artur) Likaj, 47 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë është vënë në pranga pasi rezulton i shpallur në kërkim nga shtet...
BALLSH-Një nga naftëtarët e Ballshit është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se naftëtari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi prej 10 ditësh nuk...
TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje për operacionin “Akciza”, ku u arrestuan 6 zyrtarë. Unfiformat blu bëjnë me dije se në prangat e polici...
KRUJË- Operacion anti-kanabis në Krujë. Policia bën me dije se janë arrestuar 2 persona, përkatësisht B. Z., 37 vjeç dhe V. U., 36 vjeçe, pas...
BALLSH- Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e 10-të të grevës së urisë. Mësohet se kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj bashkë me dy të tjerë, ...
FUSHË KRUJË- Gen Deva është 26-vjeçari i cili ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik, por që ka dyshime se ky nuk është ident...
KUKËS– Këtu ndodhemi në fshati Zapod të Kukësit. Kjo është shtëpia në të cilën u lind dhe u rrit deri në moshën 6 vjeçare Bleona Mataj.Tashmë ...
TIRANË- Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e shqiptarit të rrezikshëm në Greqi. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 50-vjeç...
TIRANË– Tre vite më vonë kur akoma nuk kishte asnjë të dhënë për Juljana Hoxhën ngjarja përsëritet me të njëjtat detaje dhe dinamike por këtë herë nd...
TIRANË– Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore janë përfshirë në një skemë mashtrimi dhe akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.5...