LIVE UPDATES
Politike

Rregullorja e re e Kuvendit për mediat, ISP: Deputetët që kanë marrë vendimin s’do jenë në shtator

7 Qershor 2021, 14:44 Nga DOSJA
Rregullorja e re e Kuvendit për mediat, ISP: Deputetët që

TIRANË– Instituti i Studimeve Politike, reagon për shqetësimin e ngritur nga media për rregulloren e re Kuvendit të Shqipërisë. Ata shkruajnw se rregullorja krijon pabarazi.

“Miratimi i rregullores së re për median në këto rrethana nuk garanton të drejtën e informimit, por e cenon atë, krijon pabarazi midis medias, mbron interesin e deputetëve dhe jo të publikut, si dhe vjen në momentet kur edhe institucione të tjera, përfshirë e gjithë piramida vendimmarrëse e pushtetit ekzekutiv dhe vetë partitë parlamentare, kanë bërë hap pas në të drejtën e informimit, transparencën dhe llogaridhënien publike”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ISP.

Reagimi i plotë:

Instituti i Studimeve Politike (ISP), duke qenë organizata e vetme që monitoron aktivitetin e Kuvendit të RSH (2016-2022), shpreh shqetësimin lidhur me vendimin nr.82, datë 2.6.2021 të Byrosë së Kuvendit për miratimin e rregullores për akreditimin, akomodimin dhe orientimin e masmedieve pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Kuvendi ka informuar prej kohësh idenë e një sistemi të ri informimi në institucion, por me premtimin konstant se çdo vendimmarrje do të ishte transparente, e konsultuar me median dhe grupet e interesit dhe në funksion të parimit të garantimit të së drejtës së informimit dhe transparencës në raport me publikun.

Rregullorja e miratuar rezulton se nuk është konsultuar me grupet e interesit, komuniteti i medias që mbulon Kuvendin rezulton se ka qëndrime kritike, si dhe ISP dhe organizata të tjera të shoqërisë civile nuk janë ftuar për të dhënë opinione konsultative, siç është vepruar e vijon të veprohet me disa akte të tjera rregullatore apo raportime vjetore më të parëndësishme të Kuvendit.

Vendimi rezulton të jetë i marrë nga Byroja e Kuvendit, shumica absolute e anëtarëve të së cilës nuk do të jenë më deputetë në legjislaturën e re parlamentare. Një vendim i tillë me impakt në standardet e informimit në legjislaturën e re do të duhej të ishte sa më konsensual dhe më gjithëpërfshirës, si dhe do të duhej të merrte në konsideratë standardet më të mira të vendeve të BE-së.

Në një demokraci funksionale akte të veçanta kanë vlerë e dobi vetëm nëse janë pjesë e një mozaiku ligjor dhe administrativ që garanton zbatimin e parimeve, ndërkohë që ky akt vjen në momentin kur vetë parlamenti funksionon në sistem online, dhe siç konstatohet lehtësisht nga faqja zyrtare, me mungesa të theksuara të informacionit publik (procesverbale, të dhëna për konsultimet e akteve, të dhënat për pjesëmarrjen reale në komisione, të dhëna për procedurat etj).

Miratimi i rregullores së re për median në këto rrethana nuk garanton të drejtën e informimit, por e cenon atë, krijon pabarazi midis medias, mbron interesin e deputetëve dhe jo të publikut, si dhe vjen në momentet kur edhe institucione të tjera, përfshirë e gjithë piramida vendimmarrëse e pushtetit ekzekutiv dhe vetë partitë parlamentare, kanë bërë hap pas në të drejtën e informimit, transparencën dhe llogaridhënien publike.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) i bashkohet shqetësimit të reporterëve të medias dhe apelon Kuvendin për rishikimin e këtij vendimi, respektimin e detyrimit ligjor për konsultimet publike, si dhe në tërësi për një qasje të re institucionale lidhur me transparencën, informimin dhe llogaridhënien publike.

Reagimi vjen pasi me vendim të brendshëm të Kuvendit të Shqipërisë gazetarët e politikës që janë të vendosur prej vitesh në këtë institucion, ndalohen që të bëjnë raportimin e tyre live dhe duke parë në çdo hap atë që ndodh në vendin ku hartohen ligjet për shqiptarët. Me firmën e vetë Gramoz Ruçit dhe me një vendim të Byrosë, që ende nuk është njoftuar se kur është mbledhur, vendimi është në mungesë totale të transparencës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike isp ndalimi i gazetareve ne kuvend isp ndalimi i gazetareve ne kuvend


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet