LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Rrëfimi i Bardha Mëlyshit për tmerret në kampin e Tepelenës: Hyra 7 vjeçe dhe dola e fundit

6 Prill 2019, 13:19 Nga DOSJA
Rrëfimi i Bardha Mëlyshit për tmerret në kampin e

TIRANË- Rrëfimet e një gruaje për një jetë të mundimshme: Unë kam hyrë 7 vjeçe në kampete  internimit e kam dalë 20 vjeçe…. kam vuajtur si Krishti…. 

Ishte 7 vjeç kur e pa për herë të parë kampin e Tepelenës. Një hapësirë e madhe që i dukej se nuk sosej, rrethuar me disa ndërtesa të mëdha të mbushura me gra fëmijë e pleq…. ndërtesa ku kumbonte dhimbja, rënkimi i fëmijëve të sëmurë… ulurimat e nënave kur ata largoheshin nga kjo botë…zëra njerëzish të uritur që kërkonin bukë…  disa xhelatë që rrinin vërdallë duke shtuar dhimbjen e tyre në atë hapësirë që shpejt do të rrethohej me varrezat e atyre që nuk ia dolën dot të mposhtin urinë, tifon e dizanterinë. Kështu e ka fotografuar kampin e Tepelenës Bardha Mëlyshi. Këtu i ka kaluar pesë vitet e fëmijërisë së saj, nga mosha 7 deri në moshën 12 vjeç. Ajo rrëfen detaje të dhimbshme të jetës së saj.  Bardha Mëlyshi e ka rrëfyer histortinë e saj në një intervistë për Kristale Ivezaj, botuar në “Kampi i tepelenës” nga AIDSSH. Më poshtë janë renditur disa nga dëshmitë e Bardha Mëlyshit, për jetën në kampin e Tepelenës, më pas në Savër e më vonë kthimi në Mirditë, atje ku do të jetonin si “armiq të popullit”. Dëbimi në një fshat të Shkodrës, martesa dhe divorci pak vite më pas për shkak të biografisë. Rrëfimet i një gruaje për një jetë të mundimshme qysh fëmijë e deri sa u moshua.

Kur ma dogjën shpinë  

Problemet e familjes sime kanë filluar qysh në 1947, kur babai im nuk u pajtua me komunizmin dhe doli në mal. Unë kam qenë 7 vjeç, se jam e datëlindjes 1939. Mbaj mend që ishim veç gra e fëmijë në oborr të shtëpisë, se burrat kishin ikur prej shtëpive, kur ata i vunë flakën shtëpisë. Na janë djegur shtëpitë, na janë djegë brenda dite tok me shtëpitë e Gjon Markagjonit, kullat e Gjonmarkajve. Se unë jam prej Rrëshenit. Nënën e kam pas bijë Gjonmarkash. Ka qenë kushërina e tyre. Aty filloi kalvari, një jetë për së mbrapshti. U dogj shtëpia, u shkatërrua gjithçka. Arritën na çuan në një vend që i thonë Shpali i Mirditës, nja 2-3 netë. Ka shumë historira por, prej aty, na kanë çuar në Lezhë, e përfunduam në Berat. Unë, qysh 7 vjeçe e nisa punën. Na kanë çuar në Berat, në shtëpitë e pashait të Beratit, që edhe sot i mbaj mend, i kam si të rregjistrume. Sikur të më çoni tash atje, e di mirë me ta diftu vendin, se nje këtu kam ndejtur. Nënat tona i çojshin me mbajt dru, për me u nxehur ata, dega e brendshme. Na linte nëna mbyllur me çelës, ne fëmijëve të vegjël, se ishim 3 motra, e plus këta, ishin dhe të tjerët se ishim e tërë familja. Prej aty kena shkuar në Kuçovë, Qyteti Stalin i kanë thënë në atë kohë.

Kampi i Tepelenës

Në 1949-ën është hap kampi i Tepelenës, kampi më famëkeq që mund të ketë ekzistuar kund. Ne i qajmë hallin të tjerëve e nuk shohin hallet tona, hallet që ka vendi ynë, e populli ynë. Kështu që, filloi jeta qysh në fëmijëri, e vazhdoi në rini. Prej kampit të Tepelenës kemi dalë të fundit. Aty tani, kam patur fatin, se kam qenë e vogël, dhe nuk më kanë çuar me dalë për të punuar, krahas të mëdhajave që ishin mbi 20 vjet.  Vazhdoi kalvari i Tepelenës. Tepelena ka qenë kampi më i tmerrshëm që ka patur ky vend. Aty kam patur fatin e mirë se kam jetuar me ajkën e Shqipërisë, pse me rrejtë, me familje që kanë qenë shumë të përmendura. Kam qenë e vogël, unë nuk punoja. Ne u sjellshim nëpër kamp. Ndeznin ndonjë zjarr me u nxehur ujë pleqve, këta që ishin në moshë, me u bë nga një çaj. Çaj i thënçin, se ishte një ujë aty edhe… hajt. Dreka ishte, por siç dihet mirë, ishte bollguri që hanim, e di edhe Simoni, gjithë kryma. Nënat tona na rreshtonin kështu, i pastronin krymat na ushqenin ne dhe, çfarë mbeste nga kjo, e hanin vetë. Dhe për të fjetur, aq sa e kishe trupin kishe vend për të fjetur. Ishim në rresht.

Fëmijëria ime në Tepelenë

A keni deshirë t’ju përmend me kë kam ndejtur në kampin e Tepelenës? Kam ndejtur me familjet më ajka e Shqipërisë. Na ka mbajtur shumë kjo lidhje me njeri- tjetrin, shumë. Unë kam ndejtur me Nush Topallin shumë. Me nanën e Gjonit dhe dajat e Gjonit, me Lukejt, me Mirakejt, me Gjonmarkajt, Bajraktarët e Mirëditës që s’i mbaj mend, pse me rrejtë. Me familjen Vasiajt, me të Abaz Kupit, Fiqiri Dines, Mustafa Krujës, Agollajt, me të shoqen e Qazim Mulletit, prefektit të Tiranës, Hajrien edhe djalin. I shkreti, ka vdekur me duket. Me priftërinjtë, padre Gardinin, Viktor Volaj, padër Ferdinandin, Mark Has Kaloshte, Kurt Kolaj. Me të gjithë kemi ndejtur. Na mbanin përdore, na donin ne, fëmijëve. Rrinim me njeritjetrin. Priftërinjtë më kanë mësuar uratën, me thënë uratë. Tani, unë nuk e di se çfarë feje keni juve, por unë aty i kam mësuar, përmes priftërinjve. Vendoste dy gurë, tulla, çfarë gjenin, dërrasë edhe prifti rrinte andej, ne rrinim këtej. Na mësonte edhe thoshim uratë. A ka qenë kjo gjë kundër ligjit? Bardha Mëlyshi: Jo. Atëherë s’kishim frikë, se nuk ishte akoma kundër ligjit. Në 1967-ën është bërë kundër ligjit. Janë prishur të tëra.

Në tepelenë ndenjëm 5 vjet. Dilnim nganjëherë prej telave, me shku me hëngër gorrica të egra, ne i thoshim dardha të egra, sa me ngop barkun. Kalonim përmes një teli.  Aty ka qenë tmerr. Aty kishte epidemi, aty vdisnin fëmijët, i varrosnin, i zhvarrosin, si u donte qejfi të gjithëve. Prej aty na kanë larguar, pas 5 vjetëve.Na çuan në Savër të Lushnjes. Kemi punuar nëpër ferma, në pambuk, në dhomat e orizit, na hanin ushujëzat nga këmbët, e prapë duhej të hynim aty. Ka qenë jetë e vështirë shumë. Prej aty, në 1957, na kanë nxjerrë prej kampit, me nënën dhe ne, 3 fëmijë që ishim; babai ishte i arratisur. Ky quhej kriminel, tradhëtar, diversant, ne, “bijat e filanit”…

Kthim në mirditë si “armiq populli”

Sa ishim në kamp,tok me shokë, nga kjo anë, ishim rehat. Por, kur erdhëm këtu, na bënin me gisht. Ishte tmerr, më tmerr s’kishe ku me e çu. S’na afrohej askush më. Neve na kanë çuar prej  kampit, na dëbuan për në Bardhaj të Shkodrës. 9 muaj në Bardhaj. Kishte një kushëri nëna, që ndërhyri në Degën e Brendshme, me Ilmi Seitin, që prej Bardhajt, ne të na sillnin këtu në Shkodër. Dhe ikëm prej atje. Na mori kushurira e nënës, na mbajti në shtëpi. Motrat e mia ishin më të vogla se unë. Motra e dyte kishte 5 vjetë diferencë me mua. Ajo me të voglën ishte afër. Atëherë, ato vazhduan shkollën këtu. Mbaruan 7-vjeçaren, edhe gjimnazin, edhe… stop, s’kishte më. Kurse unë e nëna, shkonim në Bardhaj, kalonim lumin Kir, se atje ishte vendi ku punonim në bujqësi. Në darkë i hynin edhe njëherë Kirit dhe vinim në shtëpi, për të mbajtur familjen.

Ajo rrugë ishte gjysëm ore për të shkuar e gjysëm ore për të ardhur, por duhet të hyje në ujë, të merrte rrjedha e ujit me vete. Çdo ditë hynim në ujë për të kaluar. S’kishte urë Kiri. Verë e dimër. Tek varret katolike që janë sot, ishte Kiri; aty kalonim me nenen për të shkuar për punë në fermë, të dyja bashkë. Ajo ishte e drejta jonë. Kur unë kam hyrë në fabrikën e salcës për të punuar, më Në kohën e demokracisë më kanë mirëpritur për shkollën e saj. Kurse ajo tjetra, për një copë pune më ka ikur në Itali, nuk jeton këtu. Jeta është shumë e vështirë, por unë e kam ngrënë me dhëmbë jetën, kam punuar. Kudo që kam punuar 8 orë pune, kam ardhur kam punuar edhe në shtëpi. Kam bërë triko, kam punuar me grep. vjeçe kam mësuar të qep në makinë, kam qepur këmisha burrash.

Unë kam hyrë 7 vjeçe në kamp e kam dalë 20 vjeçe. 13 vjet, edhe prapë se prapë kampeve kam qenë këtu, se kam vuajtur si Krishti për të shkuar për të punuar, me ardhë fermave e vendeve. Kush më ka dhënë punë. Shkoja kërkoja punë, s’ka punë për ty më thonin. Ke këtë edhe këtë… Vetëm në tulla, në kanal e në fermë. Edhe ta zgjidhje njërën prej tyne se s’bënte të rrije në shtëpi.

“Jam ndarë për bashkëshortit. Ai ka vdekur tashmë, nuk jeton më. Per biografi jemi ndarë, se unë kisha biografinë e keqe. I kam rritur vajzat vetë. Këtë ka paraqitur kur ka qenë puna e divorcit”, rrëfen Bardha Mëlyshi.

Intervista e realizuar nga Kristale Ivezaj. Marrë nga “Kampi i Tepelenës” Dëshmitë e të mbijetuarve, Volumi 1, Botim i AIDSSH-së.

Marrë nga Kujto.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur bardha melyshi internimet ne komunizem kampi i tepelenes krimet e diktatures vuajtjet e komunizmit bardha melyshi internimet ne komunizem kampi i tepelenes krimet e diktatures vuajtjet e komunizmit

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 6 Prill 2019, 09:33

Vazhdon të hapë debat e shkuara e këngëtares Cardi B. Reperja tha disa ditë më parë se kur ishte striptiste, meshkujt që donin të kalonin një natë me të, ajo i ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet