LIVE UPDATES
Bota

Planet për një universitet kinez në Hungari shkaktojnë shqetësime

14 Maj 2021, 17:59 Nga DOSJA
Planet për një universitet kinez në Hungari shkaktojnë

HUNGARI– Hungaria ka njoftuar plane për të hapur një degë të një universiteti kinez në Budapest. Kritikët shqetësohen se ky zhvillim, i pari i këtij lloji në Evropë, do të përdoret nga Pekini për të përhapur propagandën e Partisë Komuniste Kineze.

Budapesti, pritet të bëhet së shpejti qyteti i parë evropian me një universitet kinez.

Sipas planeve, në një djerrinë jashtë qytetit do të ngrihet një degë e Universitetit Fudan të Shangait.

Hungaria thotë se kjo degë do të rrisë standardet e arsimit, do të ofrojë kurse për gjashtë mijë studentë dhe do të sjellë në vend investime dhe studime kineze.

Për Kinën, ky është një moment i rëndësishëm historik, thotë analisti Steve Tsang.

“Tani ata po eksportojnë një degë universiteti kinez në tokën evropiane, në një vend anëtar të BE-së. Nga pikëpamja e tyre, mendoj se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, për të demonstruar rritjen e Kinës”, thotë analisti Steve Tsang i Universitetit të Londrës.

Dy vjet më parë, Universiteti i Evropës Qendrore në Hungari, i mbështetur nga financuesi me origjinë hungareze dhe banim në Amerikë, George Soros, u detyrua të largohej, përmes ndryshimeve në ligjin e arsimit. Qeveria e Hungarisë akuzon Sorosin për ndërhyrje politike, gjë që ai e mohon.

Kryetari i Bashkisë së Budapestit, Gergely Karacsony, i cili i përket opozitës politike, thotë se hungarezët po lihen në baltë.

“Le t’i krahasojmë dy universitetet. Njëri ofronte arsim të hapur, nuk kushtonte asnjë qindarkë për taksapaguesit hungarezë, ishte universitet me emër dhe u braktis. Tani qeveria na sjell një tjetër universitet që përfaqëson ideologjinë e partisë komuniste kineze dhe u kushton miliarda taksapaguesve,” thotë kryebashkiaku.

Nga dokumentet qeveritare të rrjedhura në media del se kostoja e universitetit kinez vlerësohet në 1.8 miliardë dollarë, më shumë sesa Hungaria shpenzoi për të gjithë sistemin e saj të arsimit të lartë në vitin 2019. Shumica e fondeve do të vijë nga një hua bankare kineze dhe ndërtimi do të kryhet duke përdorur kryesisht materiale dhe punëtorë kinezë.

Fudani renditet mes 100 universiteteve më të mira në botë. Sipas zotit Tsang, zgjerimi i tij në Evropë është pjesë e përpjekjeve të Pekinit për të kontrolluar propagandën për Kinën.

“Kur është fjala për shkencat humane dhe ato shoqërore të programit mësimor, është e qartë se partia komuniste do të ruajë kontrollin e saj. Në dy vitet e fundit Universiteti Fudan ndryshoi qartë udhëzimet mbi marrëdhëniet e tij me partinë-shtet të Kinës, duke deklaruar tashmë qartë se misioni i tij i parë nuk është të mbështesë integritetin akademik, por të ndjekë udhëheqjen e partisë,” thotë analisti Tsang.

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, qeveria hungareze tha se Fudani ‘është një nga universitetet më të mira në botë, që nuk do të merret me arsim ideologjik por do të japë kurse ekonomike’.

Ambasada amerikane në Budapest publikoi një deklaratë ku shprehte shqetësimin e saj nisur nga “historiku i provuar i Pekinit, i cili i përdor institucionet akademike për të promovuar një axhendë ndikimi keqdashës dhe për të mbytur lirinë intelektuale”.

Kampusi universitar pritet të ndërtohet deri në vitin 2024.

Marrë nga VOA.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota george soros gergely karacsony steve tsang george soros gergely karacsony steve tsang

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet