Politike

Rizgjidhet me vota unanime si kryetari i Këshillit të Durrësit, Alfred Mullaraj: Falenderoj Vangjush Dakon, më besoi…

Kryetari u rizgjodh për një mandat të dytë me votën e të gjithë këshilltarëve pjesëmarrës, ndërsa nënkryetar u zgjodh përfaqësuesi i Krujës Isuf Baku.
Featured image of article: Rizgjidhet me vota unanime si kryetari i Këshillit të Durrësit, Alfred Mullaraj: Falenderoj Vangjush Dakon, më besoi… Alfred Mullaraj

DURRËS– Alfred Mullaraj është zgjedhur për herë të dytë në krye të Këshillit të Qarkut të Durrësit.

Kryetari u rizgjodh për një mandat të dytë me votën e të gjithë këshilltarëve pjesëmarrës, ndërsa nënkryetar u zgjodh përfaqësuesi i Krujës Isuf Baku.

Pas rizgjedhjes si kryetar, Mullaraj i falenderoi të pranishmit për besimin duke mos harruar të përmendte edhe ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon. 

“Faleminderit për besimin që më dhatë për të vazhduar edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar si kryetar i këshillit të qarkut. Kam një falenderim të veçantë për udhëheqësit politik të PS, mikun tim Vangjush Dakon që më besoi që unë të jem në krye të këshilli edhe për një mandat 4-vjeçar. Çdo problem dhe çdo detyrim i jemi përgjigjur qytetarëve. Kemi pasur marrëdhëniet të shkëlqyer me të treja bashkitë”, u shpreh Mullaraj.

Këshilli i Qarkut Durrës ka 19 anëtarë, 10 nga të cilët përfaqësojë bashkinë Durrës, 5 atë të Krujës dhe 4 anëtarë nga Bashkia Shijak.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment