LIVE UPDATES
Aktualitet

Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit, Veliaj ironizon PD-në: Nuk e kuptova po tallet partia me popullin apo populli me pa

10 Tetor 2020, 17:12 Nga DOSJA
Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit, Veliaj ironizon

TIRANË- Rindërtimi i shkollave dhe i shtëpive individuale të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, po ecin shpejt në Vaqarr dhe në Ndroq. Fëmijët e fshatit Allgjatë, në Vaqarr, do ta kenë shumë shpejt shkollën e tyre të re, të rindërtuar shumë herë më të mirë dhe më të madhe sesa e vjetra, që u shkatërrua nga tërmeti.

Në turin e nisur në të 27 njësitë e kryeqytetit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, vizituan themelet ku po ngrihet shkolla e re.

“Gjëja më e rëndë në botë për një njeri që ka një detyrë publike, është t’i thonë se nuk ke ngulur një gozhdë. Më vjen mirë që ishim këtu, jo vetëm për të ngulur një gozhdë, por për të ngritur një shkollë, një institucion të dijes ku çdo fëmijë pret biletën e të ardhmes. Kantiere si ky kemi në të gjithë territorin e Tiranës, janë 400 të tjera, nga të cilat 11 janë shkolla të dëmtuara nga tërmeti; një pjesë e madhe, mbi 300 shtëpi, janë duke u ndërtuar, dhe një pjesë tjetër, që do ta fillojmë këtë muaj, janë themelet e pallateve në Kombinat edhe në zonën e “5 Majit”. Në momentin që i kemi dhënë drejtim këtyre projekteve të mëdha, kemi mundësi të themi që dolëm faqebardhë, e t’i kthemi pastaj rrugës së Allgjatës dhe disa rrugëve të tjera rurale”, tha Veliaj.

Ndërkaq, kryebashkiaku ishte edhe në Vaqarr, ku po rindërtohet shtëpia e familjes së Lulzim Agës, edhe kjo e prekur nga lëkundjet sizmike të thuajse një viti më parë.

“Shtëpia është një nga hallet më të mëdha që ka njeriu në jetë. Ka edhe nga ata që kanë nga 4-5 shtëpi, por për robin që ka vetëm një shtëpi, është një nga hallet më të mëdha të jetës”, tha Veliaj, duke shtuar se po punohet edhe në fundjavë, në mënyrë që të gjitha familjet e mbetura jashtë të hyjnë në shtëpitë e reja. “Jemi duke punuar edhe të shtunën, çka do të thotë se e kemi ndarë mendjen ta bëjmë këtë punë. Nga puna nuk ka gjetur gjë njeri. Ata që kemi përballë e kanë alergji punën”, tha ai.

Kryebashkiaku shtoi se Partia Demokratike punon vetëm për shpifje. Madje, ka arritur deri aty sa u ndryshon identitetin qytetarëve, siç ndodhi dje me rastin e një qytetareje në Njësinë 4.

“Doli dje një grua, me maskë në fytyrë, por e verifikuam. Ajo thoshte: Jam Fatimja, ndërkohë, Fatimja ishte në Kombinat. Tani nuk e kuptova, po tallej partia me popullin, apo po tallej populli me këtë partinë”, ironizoi Veliaj.

Kryebashkiaku u takua edhe me stafin e njësive administrative Vaqarr dhe Ndroq, ku foli mbi projektet që pritet t’i japin zhvillim zonave periferike në kryeqytet. Ai tha se së shpejti do të hapet një treg i ri në Vaqarr, për prodhimet bujqësore, si dhe do të vendoset zona e lirë ekonomike, që do gjenerojë punësime për të gjithë zonën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj rindertimi nga termeti i 26 nentorit erion veliaj rindertimi nga termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet