LIVE UPDATES
Bota

Rindërtimi i Gaza! Pas armëpushimit, SHBA do ndihmojë vendin për tu ringritur, Biden: Do përpiqemi

23 Maj 2021, 05:27 Nga DOSJA
Rindërtimi i Gaza! Pas armëpushimit, SHBA do ndihmojë vendin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden vuri në dukje “diplomacinë e qetë dhe të palodhur” të administratës së tij që ndihmoi për vendosjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas. Ai tha të premten se Partia Demokrate vazhdon ta mbështesë Izraelin dhe ai shpreson që armëpushimi mes izraelitëve dhe Hamasit të ishte i qëndrueshëm. Ndërkaq, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, Sekretari i Shtetit Blinken pritet të vizitojë rajonin.

Ndërsa u përhap lajmi për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, banorët palestinezë të Rripit të Gazës dolën në rrugë për të festuar. Konflikti 11-ditor la qindra të vdekur dhe të plagosur.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të premten se Izraeli përmbushi me “sukses të jashtëzakonshëm” objektivat e fushatës në Gaza për t’u dhënë një goditje të ashpër organizatave terroriste dhe për të ulur kapacitetet e tyre.

Presidenti Joe Biden vuri në dukje punën e diplomacisë amerikane për të mundësuar armëpushimin dhe falenderoi Egjiptin për ndërmjetësimin.

“Do të përpiqemi, së bashku me vende të tjera me pikëpamje të përbashkëta, të krijojmë një paketë madhore për të rindërtuar shtëpitë, për të rindërtuar Gazën, pa i ofruar Hamasit mundësinë të ringrejë sistemet e armëve”, tha Presidenti Biden.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres gjithashtu mirëpriti armëpushimin dhe u bëri thirrje palëve t’i përmbahen atij.

Në Gazën veriore, familjet u rikthyen për të parë dëmet ndaj shtëpive të tyre. Ekspertët thonë se Gazës do t’i duhet ndihma e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera për t’u rindërtuar pas shkatërrimit masiv në këtë zonë të varfëruar.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Izraelin dhe Autoritetin Palestinez në Gazën e pushtuar Perëndimore ditën e mërkurë dhe të enjte, duke shpresuar në përparim të mëtejshëm pas armëpushimit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

“Mendoj se Sekretari Blinken do të përpiqet të angazhohet me palët, me izraelitët dhe palestinezët. Me këta të fundit sigurisht nënkuptohet Autoriteti Palestinez. Do të jetë e rëndësishme që administrata amerikane të riangazhojë dhe të inkurajojë sërish Presidentin Mahmoud Abbas, i cili ka qëndruar përgjithësisht i heshtur dhe jashtë vëmendjes, ndërsa ekstremistët dhe Hamasi kanë tërhequr gjithë vëmendjen në anën palestineze”, thotë Lucy Kurtzer-Ellenbogen, nga Instituti për Paqen i Shteteve të Bashkuara.

Përplasjet e së premtes me policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në Xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem tregojnë se tensionet vazhdojnë të jenë të larta dhe se armëpushimi është delikat.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden lufta izrael-palestine rindertimi i gaza shba joe biden lufta izrael-palestine rindertimi i gaza shba

Sondazh

Poll

Newsroom/ Abilekaj: Rama u ndje i kërcënuar nga fama e Martinajt. Cukali: Duan 'shock' dhe show

Newsroom/ Abilekaj: Rama u ndje i kërcënuar nga fama e Martinajt. Cukali: Duan 'shock' dhe show

Newsroom- Abilekaj: Media në Shqipëri boton me porosi nga pronari, gazetari ngelet hallka e fundit

Newsroom- Cukali: Komisioni për Diskriminimin veproi me dy standarte për Këlliçin

Newsroom- Abilekaj: Aksioni për Këlliçin u amplifikua nga Rama, u përdor stereotipi për romët

Newsroom- Dizinformimi për Këlliçin, tregoi fuqinë e Veliajt në media

Newsroom- Cukali: Media serioze ka emër dhe pronarë, kërkon falje kur gabon

Newsroom/ Batuta e Cukalit: Nëse do ishin mbjellë 1 mln pemë, do na hante ujku në Myslym Shyri

Newsroom- Pse politikanëve i duhet dizinformimi? Abilekaj: Shmangin filtrin mediatik

Newsroom- Cukali: "Specialistët" e Bashkisë Tiranë bëjnë dizinformim në rrjet

Newsroom, Ep1, P3 - Dizinformimi me sfond politik.

Newsroom, Ep1, P2- Dizinformimi, media botërore di të përgjigjet

Newsroom, Ep1, P1 - Dizinformimi: Kush dizinformon? Politika, media dhe faktorë të tretë

Newsroom/ Abilekaj: Media në botë e lufton dizinformimin, ne kemi media tradicionale të pabesueshme

Newsroom, Episodi 1- Dizinformimi, "arma" e politikës dhe medias

Sherri në PD-në e vulës, Berisha fton deputetët 'anti-Basha': Ejani, të bëjmë më të mirën

'Mos u bëj protagonist'/ debat Shehu-Kodhelin, socialistja: Keni nga 10 vite që keni mbetur në klasë

Berisha: Janë lejuar të votojnë fëmijë në moshën 10-vjeçare

Balla 'lëshon gojën' në Kuvend: Ti Sali, kësaj pjese do vazhdosh t'ja hash gjithmonë...

Manja-Berishës: Ti do shkosh para meje përballë drejtësisë, mezi pres....

Basha rikthehet në Kuvend, momenti kur flet me dy deputetët e PD që ishin kundër ...

Berisha sulmon Ulsi Manjën: Vendin e ke te Gjushi, je kriminel elektoral

Drafti Ramës për asosacionin, Berisha: Rama shpalosi veten si vasal i Vuçiç

Rrezikon Albin Kurti të shpallet non grata nga SHBA-të? Rama: Nuk i hy këtyre gjërave...

Rama per dialogun Kosove Serbi: Situata po behet alarmante

Basha: PD nuk e drejton Berisha, është përjashtuar

Basha: Nuk jam takuar asnjëherë me Taulant Ballën spekulime

Fillimisht e mohon, pastaj flet për dhunën,Basha për OFENDIMET e mbështetësve të tij: S'i kam parë..

Zgjedhjet në PD/ Bardhi i kthehet Alibeajt: S'jam emocional, qëndrimi im është parimor

Salianji: Opozita do të duhet të ribëhet

A do e mbështesë Bashën për kryetar, përgjigjet Alibeaj

Tensionet në mbledhjen e PD, Alibeaj: Asnjë nga anëtarët e kryesisë nuk ka qenë në presion.

'Duhet t'i lëvizim makinat'/ Numërimi i votave, kryetari i KAS: Do ndërpresim seancën

Pallati qe “fundosi” kryebashkiakun Dako

Arrestimi i Dakos, Berisha: Gjushi shkoi si ai në vresht për kokë të Tahirit, e meriton plotësisht..

Arrestimi i Dakos, Balla: Rama ishte i qartë

Votimi në burgun e Rrogozhinës, Berisha sulmon Rusmalin: Kriminel elektoral, ëndërron të bëhet ....

Arrestimi i Dakos, Ibrahimaj refuzon të flasë: Nuk shprehemi për çështjet e drejtësisë

Vendim i Këshillit të Ministrave: Shfuqizohet bordi i transparencës për çmimin e karburanteve

Rënia euros Ibrahimaj Deri në mars të vitit të ardhshëm,eskportuesit nuk do paguajnë tatim mbi fitim

“Dhunë, kërcënime dhe sharje”, kurthi që iu ngrit deputetëve nga mbështetësit e Bashës

'Nuk është e lehtë...'/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon për herë të parë Rama: Deri dje krah....

Arrestimi Dakos/ Drejtoria e Policisë merr masa, mbulon godinën

“A jeni në vete? Po jo ore tani” Silva Bino acarohet nga prania e gazetarëve pasi dëshmoi në SPAK

Silva Bino 1 orë në SPAK: Kisha një punë, s’kam asgjë për të thën

'Kadastra është portreti i turpit tonë'/ Rama: Dyert e saj do t'i mbyllim, brenda muajit....

"Deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë” Basha: Nevojitet ligj i duhur për referendumet

dosja sot 5 qershor

“Në spitalin e Lushnjës bëhen vetëm synetlliqe”, Korreshi: Daja im do të bënte operacion tëmthin…

Balla 'ngacmon' Berishën: Humbe Tropojën, po të dilja ashtu në Librazhd, s'do vija më këtu...

Tensionet në veri të Kosovës/ Berisha: Padroni i Vuçiçit në Tiranë po nxit luftën!