LIVE UPDATES
Bota

A është Kosova nën trysni për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe?

22 Maj 2021, 20:43 Nga DOSJA
A është Kosova nën trysni për themelimin e Asociacionit

KOSOVË- Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe që nga viti 2013 vazhdon të jetë temë debati në Kosovë, Serbi dhe në mesin e pranisë ndërkombëtare e ndërlidhet ngushtë me dialogun Kosovë-Serbi. Kosova në vitin 2013 nënshkroi marrëveshjen e parimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por, në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti që shumë pika të kësaj marrëveshje janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Që nga ajo kohë, asgjë nuk është bërë në këtë drejtim pos, kërkesës së vazhdueshme të Serbisë që Prishtina zyrtare ta themelojë Asociacionin dhe kundërshtimi i vazhdueshëm i Prishtinës zyrtare që nuk lejojnë Asociacion në vija etnike.

BE pret propozime nga Kosova

Të ndodhur në këtë situatë dhe në prag të rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian është duke pritur propozime nga Kosova për ta themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, u shpreh javën e shkuar, se “marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin është përfunduar me mirëbesim dhe se i mbetet Kosovës të propozojë një rrugë përpara për zbatimin e saj”.

“Në vitin 2013 Kosova hyri në një marrëveshje përkrijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Kjo marrëveshje u përfundua me mirëbesim nga të gjitha palët e përfshira. Asnjëherë nuk është anuluar. Në fakt, marrëveshja e vitit 2013 u ratifikua nga Kuvendi me shumicën e dy të tretave të votave dhe duke vepruar kështu, Kosova mori një detyrim ndërkombëtar për të zbatuar këtë marrëveshje. Pra, Kosovës i mbetet të propozojë një rrugë përpara për të zbatuar marrëveshjen”, tha Peter Stano për mediumin kosovar kosovapress.

Qeveria e Kosovës nuk ndryshon qëndrim

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, vazhdon ta kundërshtojë idenë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive dhe sipas tij, “nuk do të lejohet të ketë diçka që vë në diskutim funksionimin e shtetit”. Kështu thotë zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu. “Ju e dini, Qeveria ka një qëndrim të qartë sa i përket kësaj teme. Kryeministri Kurti ka thënë se liria e asociimit është liri që garantohet me Kushtetutë, për këtë ka edhe Kushtetutë edhe aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, i cili do të jetë në shërbim të funksionimit të vendit dhe jo në defunksionalizim të vendit. Prandaj kemi thënë që asociacion njëetnik të komunave nuk mund të ketë”, ka thënë zëdhënësi, Përparim Kryeziu.

Serbia këmbëngul në themelimin e Asociacionit

Nga pala serbe vazhdojnë të këmbëngulin, se Prishtina duhet ta Themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive. Ky është refreni i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe këtë ai e theksoi edhe njëherë në takimin e fundit të drejtpërdrejtë që kishte në Bruksel me kryeministrin e atëhershëm, Avdullah Hoti në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij, ai është i gatshëm “të diskutojë për një zgjedhje kompromisi me Kosovën, por vetëm me kushtin që paraprakisht Kosova ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”. “Asociacioni nuk mund të jetë një organizatë joqeveritare. Ne jemi gjithmonë për dialog e bisedë. Ne duam paqe dhe stabilitet, rrjedhën e mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve”, thotë Vuçiq cituar nga medium publik serb RTS.

Insistimi i vazhdueshëm i Serbisë që ta përfshijë në kuadër të dialogut Çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka bërë që të ndërpritet dialogu dhe të ketë vështirësi në rifillimin e tij. Tash për tash akoma nuk dihet nëse çështja e Asociacionit do të jetë pjesë e bisedave ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në takimin e tyre të pritshëm në fund të qershorit.

Marrëveshjet ndërkombëtare duhen me konsensus politik brenda Kosovës

Prej kohësh çështja e Asociacionit debatohet edhe mes analistëve në Kosovë. Demush Shaha, drejtor ekzekutiv nga instituti (think-tank) EPIK, që angazhohet për reformat evropiane, thotë për DW se marrëveshjet ndërkombëtare për Kosovën gjithnjë duhet të kenë konsensus politik brenda Kosovës. “Mësimi nga marrëveshja e 2013-s për asociacionin është mësim se si duhet të sillet Kosova në ushtrimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Në 2013-n barrën për ngritjen e asociacionit nuk e ka marrë Qeveria X apo Qeveria Y, por e ka marr Republika e Kosovës si subjekt juridik në skenën ndërkombëtare. Çdo dështim për jetësimin e këtyre obligimeve ndërkombëtare do këtë pasoja në reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës si aktor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Prandaj, neve çdo herë insistojmë se në skenën ndërkombëtare vendimet nuk mund të merren nga asnjë mazhorancë momentale, por çdo herë duhet të reflektojnë vullnetin konsensual të spektrit politik. Një qasje e tillë çdo herë siguron vazhdimësinë e respektimit të obligimeve tona ndërkombëtare. Në fakt një gjë e tillë është edhe kërkese kushtetutese, sipas nenit 18.1”, thotë Shasha.

Analisti Shasha beson se ngritja e Asociacionit do mbetet në tavolinë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Sipas tij “kjo çështje nuk do jetë marrëveshje e izoluar, por pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, ku Asociacioni do jetë vetëm njëri element i marrëveshjes”.

Sipas analistit Shasha, qeveria duhet të shqyrtojë ngritjen e asociacionit, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Në këtë drejtim, konsideroj se zgjidhja mund të gjendet në kuadër të kompetencave të asociacionit, të cilat i ka paraparë edhe pakoja e Ahtisarit, siç janë çështjet e kulturës, artit, shkencës dhe arsimit (neni 4 i pakos së Ahtisarit), në harmoni me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale. Po ashtu, duhet shqyrtuar materializimi i bashkëpunimit të komunave me shumicë serbe me shtetin dhe institucionet e Serbisë, nën koordinimin e Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal (neni 10 i pakos së Ahtisarit). Pjesë e rëndësishme e këtij bashkëpunimi është edhe dakordimi i transparencës së financimit të shtetit serb të komunave serbe në Kosovë (neni 11 i pakos së Ahtisarit). Prandaj, në kuadër të kompetencave të këtilla nuk shoh asnjë brengë në ngritjen e asociacionit”, thotë Demush Shasha.

Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është paraparë me marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vitit 2013. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë janë serbë, të cilat janë Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë. Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të atyre komunave, në veçanti në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!