LIVE UPDATES
Politike

“Rinasi”/ VOA: Normalizohet situata në Shqipëri, tre kontrollorët e arrestuar ndikuan te vartësit e tyre, për t

9 Prill 2021, 17:58 Nga DOSJA
“Rinasi”/ VOA: Normalizohet situata në Shqipëri, tre

TIRANË– Në Shqipëri, Aeroporti i vetëm ndërkombëtar i vendit, “Nënë Tereza”, iu rikthye normalitetit pas dy ditësh bllokimi për shkak të protestës së kontrollorëve ajororë të cilët në bllok deklaruan të mërkurën paftësinë për të punuar. Një grup kontrollorësh turq dhe grekë, u thirrën nga autoritetet për të garantuar vazhdimin e aktivitetit, ndërkohë që u bë e ditur se një pjesë e mirë e kontrollorëve shqiptarë janë rikthyer në punë. Avokati i tyre megjthatë tha sot se nuk kishte ndonjë informacion për situatën e re të krijuar

Pas avionit të Air Albania-s, i cili u ul dje pasdite në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, me një ngarkesë prej 100 mijë vaksinash, sot rinisën normalisht dhe fluturimet e linjave ajrore. Për dy ditë aeroporti mbeti i bllokuar, pasi kontrollorët ajrorë nisën një protestë të paprecedentë, për të kundërshtuar një vendim të prillit të vitit të kaluar të kompanisë Albcontrol për rishikimin e kontratës së punës, duke reduktuar ndjeshëm pagat e tyre mujore. Ndërsa bisedimet të martën me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku nuk sollën asnjë rezultat, ata deklaruan paaftësinë për të punuar për shkak të stresit financiar. Fillimisht ishin një grup i vogël, të cilët iu bashkua më pas dhe pjesa tjetër.

Në mungesë të një zgjidhjeje të shpejtë, dhe për të zhbllokuar situatën e krijuar, autoritetet kërkuan ndihmën e një sërë strukturave homologe. Që dje në vend mbërritën një grup kontrollorësh turq, të cilët u pasuan sot nga një grup tjetër kontrollorësh grekë. Ndërkohë, sipas deklarimeve zyrtare, një pjesë e mirë e kontrollorëve shqiptarë duket se janë tërhequr nga vendimi i mëparshëm dhe i janë rikthyer punës. Madje i gjithë aktiviteti i sotëm në kullën e kontrollit, mësohet të jetë kryer nga specialistët shqiptarë.

Nuk ka një të dhënë se sa është numri i atyre që kanë rinisur punën. Edhe avokati i sindikatës së Transportit ajror, Rezart Kthupi, i tha Zërit të Amerikës se nuk kishte informacion për situatën e re. Zoti Kthupi ishte sot gjatë ditës në seancën përgatitore të procesit të hapur prej kontrollorëve në Gjykatën e Tiranës, për vendimin e Albcontrol-it të vitit të shkuar për reduktimin e pagave.

Nesër pritet seanca për tre kontrollorët e ndaluar nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim. “Nuk e dimë akoma, se çfarë do të kërkojë prokuroria. Ajo që do të kërkojmë ne është paligjshmëria e masës së arrestit dhe rrëzimi i të gjitha akuzave, pasi e vërteta është se është një akuzë e ngritur për qëllime të ndryshme nga ajo e respektimit të ligjit”, shpjegoi zoti Kthupi.

Sipas procesverbalit të ndalimit, ku citohen dhe komunikime telefonike, të tre kanë “ndikuar te vartësit e tyre, për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë me qëllim shmangien nga detyrimi ligjor për të ushtruar detyrën”.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike protesta e kontrolloreve ne rinas protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll
Politike 9 Prill 2021, 15:50

Pjesë nga biseda:Evis Kushi: Alo!Edi Rama: O zyshe po ku je mi zyshe se ngela tu i ra telefonit?! Ku je?Evis Kushi: Jam në terren, në fushat. Intensivisht.Edi ...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale