LIVE UPDATES
Ekonomi

Rimëkëmbja e fortë në 2021 rrit ekonomitë e reja të Evropës dhe Azisë Qendrore

6 Tetor 2021, 07:16 Nga DOSJA
Rimëkëmbja e fortë në 2021 rrit ekonomitë e reja

TIRANË– Rimëkëmbja e fortë surprizuese që përjetuan tregjet e reja dhe vendet në zhvillim në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore në gjysmën e parë të këtij viti çoi në rritje të aktivitetit ekonomik të tyre, dhe parashikimi aktual për ekonominë rajonale është më pozitiv nga sa pritej, me rritje të saj prej 5.5 për qind në vitin 2021, thuhet në raportin e fundit  të Përditësimit Ekonomik të Bankës Botërore për rajonin, i publikuar sot.

Rimëkëmbja u nxit kryesisht nga një ringritje e fortë e eksporteve gjatë gjysmës së parë të këtij viti, si rezultat i rigjallërimit të aktivitetit në Eurozonë dhe rritjes së ndjeshme të çmimeve të mallrave, si dhe forcimit të kërkesës së brendshme falë procesit të vaksinimit dhe paketave mbështetëse. Megjithatë, rritja që përjetuan eksportet mund të zbehet për shkak të përhapjes së vazhdueshme në botë dhe në rajon të varianteve më ngjitëse të COVID-19, gjë që ka dobësuar rimëkëmbjen e kërkesës së brendshme rajonale.

Në vitin 2022, rritja rajonale parashikohet të ngadalësohet në 3.4 përqind, si rezultat i stabilizimit të kërkesës së jashtme dhe asaj të brendshme si dhe ndërprerjes së stimujvë të dhënë për shkak të pandemisë. Perspektiva mbetet tejet e pasigurt në kushtet e kohëzgjatjes së pandemisë, veçanërisht në kontekstin e aksesit të pabarabartë në vaksina dhe ngurrimit të qytetarëve për t’u vaksinuar. Rimëkëmbja rajonale është shoqëruar me një përshpejtim të rritjes së inflacionit. Rajoni mbetet i ekspozuar ndaj stresit financiar, i cili mund të nxitet nga një shtrëngim i papritur i kushteve të financimit të jashtëm ose nga një rritje e menjëhershme e pasigurisë së politikave dhe tensioneve gjeopolitike.

“Pandemia vijon të ndikojë perspektivën ekonomike për Evropën dhe Azinë Qendrore. Sidoqoftë, me rritjen e shkallës së vaksinimit në rajon, tashmë politikëbërësit mund të përqëndrohen në garantimin e një rimëkëmbje gjithëpërfshirëse, të fortë dhe të qëndrueshme pas pandemisë. Sigurimi i një mjedisi konkurrues për biznesin i cili lehtëson sipërmarrjen dhe nxit dinamizmin në sektorin privat është thelbësor për rritjen afatgjatë,” tha Anna Bjerde, Zv.Presidente e Bankës Botërore për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.                                                                                                         

Një analizë e posaçme mbi ‘Konkurrencën dhe Rimëkëmbjen e Biznesit pas Covid-19’, e cila përdor të dhëna nga Vrojtimi i Ndërmarrjeve të Bankës Botërore dhe Vrojtimet e Besimit të Biznesit, arrin në përfundimin se pandemia pati një ndikim të thellë dhe të gjithanshëm mbi ndërmarrjet. Mesatarisht, bizneset në rajon përjetuan rënie të konsiderueshme të shitjeve mujore dhe numrit të punonjësve me orar të plotë. Deri në maj të këtij viti, një në katër ndërmarrje priste që të krijonte detyrime të prapambetura gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Bizneset më të vogla, më të reja dhe të drejtuara nga gratë nuk kishin parë ende përmirësim të shitjeve që prej rënies fillestare.

Krizat mund të kenë pasoja shkatërruese për shumë ndërmarrje, por shpesh ato kanë dhe një anë pozitive, rialokimin e burimeve nga ndërmarrjet më pak produktive tek ato më produktive. Kjo mund të vërehet gjithashtu në Evropë dhe Azinë Qendrore, veçanërisht në vendet me tregje më konkurruese. Në fakt, ndërmarrjet që kishin produktivitet të lartë të punës para krizës përjetuan rënie shumë më të vogla në shitje dhe punësim krahasuar me ndërmarrjet me produktivitet të ulët para krizës. Gjithashtu, ndërmarrjet më produktive kishin më shumë gjasa të përshtateshin me krizën duke rritur aktivitetin online dhe punën nga shtëpia.

“Roli i konkurrencës është i rëndësishëm sepse ajo është e lidhur me dinamizmin, i shtyn ndërmarrjet drejt inovacionit, duke imponuar hyrjen në treg dhe rritjen e ndërmarrjeve më efiçente dhe daljen e atyre që janë më pak efiçente,” tha Asli Demirgüç-Kunt, Krye-ekonomist i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore. “Në vendet me tregje më konkurruese dhe politika më të forta që mbrojnë konkurrencën, kjo rishpërndarje drejt ndërmarrjeve më produktive ishte edhe më e madhe.”

Shumë qeveri zbatuan programe mbështetëse të politikave gjithëpërfshirëse me qëllim adresimin e menjëhershëm të rënies fillestare ekonomike të shkaktuar nga kriza. Këto politika siguruan ndihmë të menjëhershme që i mbronte ndërmarrjet dhe punëtorët nga pasojat më të rënda. Megjithëse shtrirja e masave mbështetëse nga ana e qeverive të vendeve ishte e ndryshme, mesatarisht 50 përqind e ndërmarrjeve raportuan se kishin përfituar njëfarë mbështetje nga qeveria për humbjet ekonomike të shkaktuara nga pandemia.

Në përgjithësi, rezultatet e anketave tregojnë se ndërmarrjet më pak produktive kishin më shumë gjasa të përfitonin mbështetje nga qeveria, ndërmarrjet më të mëdha kishin më shumë gjasa se ndërmarrjet më të vogla të përfitonin mbështetje në formën e shtyrjes së afatit të pagesave dhe lehtësirave fiskale, dhe këto masa mbështetëse iu ofroheshin firmave pavarësisht nivelit të inovacionit të tyre para krizës.

Ndërsa ekonomitë hyjnë në fazën e rimëkëmbjes ekonomike, është e rëndësishme që politikëbërësit në të gjitha vendet të ndërpresin sa më parë që të jetë e arsyeshme masat mbështetëse të politikave gjithëpërfshirëse dhe të përqëndrohen në nxitjen e një mjedisi konkurrues biznesi, i cili është çelësi për një rimëkëmbje të fortë; aftësi ripërtëritëse ndaj krizave të ardhshme; dhe rritje ekonomike të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Shumica e vendeve në Evropë dhe Azinë Qendrore mund të përmirësojnë si kuadrin institucional ashtu edhe zbatimin e ligjeve për të garantuar një mjedis të fortë konkurrues, përfshirë reforma në politika për forcimin e procedurave të falimentimit dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, lehtësimin e hyrjes në treg të ndërmarrjeve të reja dhe përmirësimin e kapacitetin e sektorit financiar për të ofruar kredi për biznesin.

Marrë nga World bank

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi rimekembja ekonomike rimekembja ekonomike

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës