LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë mban shtesën kundërciklike të kapitalit në nivelin zero edhe për tremujorin e fundit

6 Tetor 2021, 05:19 Nga DOSJA
Banka e Shqipërisë mban shtesën kundërciklike të

TIRANË– Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë në nivelin zero shtesën kundërciklike të kapitalit të sektorit bankar. Në vendimin periodik tre mujor, të publikuar në fund të muajit shtator, Guvernatori, Gent Sejko, ka vendosur të ruajë nivelin zero për këtë tregues edhe për tremujorin e fundit të këtij viti. Pavarësisht se niveli i shtesës kundërciklike të kapitalit për banakt tregtare vendoset në fund të çdo tremujori, ato kanë 12 muaj kohë për ta përmbushur atë. Për shembull, niveli i shtesës kundërciklike i miratuar në 30 shtator 2021 duhet të përmbushet nga bankat duke filluar nga data 30 shtator 2022.

Që nga miratimi i rregullores për shtesta makroprudenciale të kapitalit, në mesin e vitit 2019, Banka e Shqipërisë ka ruajtur nivelin zero për shtesën kundërciklike. Si rregull, shtesa kundërciklike e kapitalit mund të ketë vlera nga 0% deri në 2.5% të ekspozimeve të peshuara me rrezik të bankës, por mund të jetë edhe më e lartë në rastet kur rreziqet të cilat lidhen me rritjen e tepërt të kredisë, vlerësohen si shumë të larta. Shtesa kundërciklike e kapitalit është një nga shtyllat e shtesave makroprudenciale, të parashikuara nga rregullorja e posaçme e miratuar më datë 5 qershor 2019. Shtesa kundërciklike e kapitalit është një instrument i politikës makroprudenciale, që adreson rrezikun sistemik të lidhur me huadhënien e tepërt.

Kur Banka e Shqipërisë gjykon se sektori bankar po rrit huadhënien me ritme tepër të larta, atëherë kërkon një shtesë kapitali kundërciklike, me qëllim frenimin e ritmeve të kreditimit. Ajo është një nga shtesat makroprudenciale të kapitalit, ku të tjerat janë shtesa konservuese e kapitalit, shtesa e kapitalit për bankat me rëndësi sistemike dhe shtesa e kapitalit për rrezikun sistemik strukturor. Deri tani, banka e Shqipërisë ka nisur të aplikojë shtesën konservuese (0.5% në vit) dhe atë sistemike (0.5-1%), në nivele të ndryshme për bankat me rëndësi sistemike.

Në analizën e Bankës së Shqipërisë, treguesi parësor për të vlerësuar ritmet e kreditimit të ekonomisë është hendeku i raportit të kredisë për ekonominë ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Ky raport tregon devijimin e vlerës së raportit të kredisë për ekonominë ndaj PBB-së nga prirja e tij afatgjatë dhe është indikatori kryesor që sinjalizon mundësinë e rritjes së tepërt të kreditimit në raport me rritjen ekonomike, duke e shtuar eventualisht rreziqet sistemike.

Vlerësimi i fundit zyrtar i Bankës së Shqipërisë për këtë tregues i takon vitit të kaluar dhe hendeku i raportit të kredisë ndaj PBB-së ishte -6.3 pikë përqindje. Ndonëse ngelet negativ, ky hendek u ngushtua për dytin vit radhazi. Një vit më parë, ky hendek kishte qenë negativ në masën -10.4%. Zbutja e vlerës negative të treguesit ka ardhur paralelisht nga rënia e prodhimit të brendshëm bruto gjatë vitit 2020, por edhe nga ritmet e mira të kreditimit të ekonomisë.

Treguesi në fjalë është parësor në vendimmarjen e Bankës së Shqipërisë lidhur me nevojën eventuale për shtesa kundërciklike të kapitalit. Deri tani, rritja e kreditimit është ende larg pragut krahasues që do të kërkonte masa frenuese, duke vendosur shtesë kundërciklike të kapitalit për sektorin bankar. Ky prag do të kalohej nëse devijimi i raportit të kredisë ndaj PBB-së me mesataren afatgjatë do të ishte pozitiv me më shumë se dy pikë përqindje.

Për shembull, në periudhën 2002-2008, periudhë që përfshin fazën me rritjen më të lartë të kreditimit të ekonomisë në Shqipëri, ky hendek kishte qenë pozitiv me 1.9 pikë përqindje. Për periudhën nga fillimi i vitit 2009 deri në mesin e vitit 2020, hendeku kishte qenë negativ me 7.3 pikë përqindje. Në tremujorët e fundit, vlerat negative po ngushtohen, por janë ende larg ringritjes në territor pozitiv.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë banka e shqipërisë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet