Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Rikthimi i COVID-19 në vjeshtë/Virologia italiane bën deklaratën e fortë: E gjitha varet nga veprimet tona, duhet të zbato
13 Korrik 2020, 15:30Nga DOSJA
ITALI- Viriologia e njohur italiane Ilaria Capua së fundmi në një intervistë për mediat vendase ka folur rreth situatës së pandemisë së Covid-19 që ka marrë mijëra jetë njerëzish dhe ka infektuar miliona të tjerë.
Ajo ka folur dhe për frikën më të madhe që tashmë gjithë bota ka, për rikthimin e një vale të dytë të Covid-19 që pretendohet të ndodhë në vjeshtë. Capua sqaroi se një valë e dytë në vjeshtë varet nga veprimet tona duke bërë thirrje që të gjithë të zbatojnë rregullat.
“Të mos harrojmë se e rrafshuam kurbën. Dhe kjo do të thotë që virusi qarkullon. Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku duke zbatuar masat thelbësore për të ngadalësuar infeksionin,”-është shprehur ajo.
Ndër të tjera ajo ka shtuar se infeksioni nuk do të largohet edhe për disa kohë por që tashmë tani është i njohur dhe të gjithë kanë mundësi për ta menaxhuar duke zbatuar rregullat përkatëse.
Ajo shpjegoi se është “optimiste” duke shtuar se sfida e madhe është të gjesh mënyra për të qenë pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e problemit.
Virologia theksoi se rikthimi i Covid-19 varet nga përgjegjësia e njerëzve për të zbatuar rregullat anti-covid.
“Virusi nuk ka krahë dhe pandeminë e mbajmë gjallë ne. Virusi përhapet nga njerëzit që e bartin atë. Me papërgjegjshmërinë tonë, ne do të krijojmë valën e dytë të infeksionit Covid. Ne kemi parë tashmë që në Itali koronavirusi ka qarkulluar që nga mesi i muajit dhjetor, kështu që nga mesi i dhjetorit deri në mes të shkurtit Covid ka qarkulluar pa shkaktuar shumë telashe, pra frenimi i agresivitetit të tij është e mundur.”
Po ashtu ajo nuk ka lënë pa përmendur dhe menaxhiminë e pandemisë së koronavirusit nga nga liderët botërorë duke u shprehur se COVID-19 i gjeti ata të papërgatitur. Gjithashtu ajo shtoi se Italia ka qenë një nga vendet që e ka menaxhuar mirë situatën e emërgjencës shëndetësore.
“Asnjë vend nuk ishte përgatitur për këtë pandemi dhe është parë. Italia, e cila ishte një nga vendet e para të goditura nga pandemia, arriti të menaxhojë një situatë shumë të ndërlikuar me efikasitet të denjë për një vend si i yni,”– përfundoi ajo.
ZVICËR– Qindra shqiptarë nëpër botë kanë arritur suksese në fusha të ndryshme duke bërë shqiptarë jo vetëm familjarët, por gjithë vendin ku ato janë rritu...
BRITANI– Ditën e sotme në Britani është ulur ndjeshëm bilanci përsa i përket viktimave dhe të prekurve nga Covid-19.Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se ...
KOSOVË– Ditën e sotme Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka zhvilluar një takim online me kreun e OVL–UÇK-së, Hysni Gucati.Ky lajm ës...
PRISHTINË– Ditën e sotme Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një video që ka publikuar në rrjetin socila Facebook ka kiritkuar rëndë qevr...
RUSI– Në Rusi po rritet ndjeshëm numri i të infektuarve ku sipas autoriteteve shëndetësore gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6,537 raste të reja dhe num...
HOLANDË-Kanë kaluar tri orë prej kur presidenti Hashim Thaçi ka hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Hagë. Ai po vazhdon akoma të intervistohe...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,416,082 të infektuar dhe janë ...
MAQEDONI E VERIUT- Numri i viktimave dhe i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut në krahasim me ditët e tjera ditën e sotme ka rënë. Sipas autori...