LIVE UPDATES
Bota

Isa Mustafa me Covid-19/ Kurti i uron shërim të shpejtë dhe akuzon qeverinë: Po e mbushin morgun e spitalit

13 Korrik 2020, 14:41 Nga DOSJA
Isa Mustafa me Covid-19/ Kurti i uron shërim të shpejtë dhe

PRISHTINË– Ditën e sotme Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një video që ka publikuar në rrjetin socila Facebook ka kiritkuar rëndë qevrinë e Avdullah Hotit për keqmenaxhim të situatës së koronavirusit, ku shprehet se dështimi i gjithanshëm nuk mbulohet dot me gjendje të jashtëzakonshme e as me kërcënimin për shpallje të saj.

Megjithatë në fjalimin e tij, Kurti më tej i ka uruar shërim të shpejtë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës dhe të gjithë të të infektuarve me koronavirus.

Kurti u shpreh se qeveria e udhëhequr nga LDK-ja do të mbahet mend si më e dobëta dhe më e mbrapshta e pasluftës.

Ai e ka quajtur ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj si “Ministri Zezaj”, duke shtuar se ai po ju kanoset qytetarëve të cilët tashmë i ka shpallur të pabindur e të padisiplinuar.

Fjalimi i plotë i Kurtit:

Të dashur qytetarë,

Po ju flas këtu nga ballkoni i Lëvizjes, në pamundësi që të mbajmë tubime fizike, për shkak të rikthimit të furishëm të pandemisë së virusit Corona. Kosova sot është në gjendje të rëndë sepse kriza është e trefishtë: shëndetësia, demokracia dhe ekonomia e vendit tonë janë në krizë të thellë. Besueshmëria për këtë qeveri është tejet e ulët. Pritjet nga kjo qeveri, edhe më të ulta. Zaten, në politikën shtetërore, diçka që nuk është legjitime, nuk mund të jetë e vërtetë, andaj as e besueshme.  Na e hoqën sigurinë shëndetësore gjoja për hir të lirisë ekonomike. Tash po i humbim të dyja, sepse kundërthënia është e rrejshme. Shëndetësia dhe ekonomia janë të ndërvarura dhe është iluzion të mendojmë se mund të zgjedhim njërën mbi tjetrën. Këta erdhën si çlirimtarë të biznesit dhe turizmit, por po e mbushin morgun e spitalit. Numri i vendeve evropiane që e kanë futur Kosovën në listën e zezë po shtohet nga dita në ditë. Ky është krimi më i madh politik e qeveritar mbi njeriun e Kosovës, mbi qytetarin e Republikës.  Kjo qeveri do të mbahet mend si më e dobëta dhe më e mbrapshta e pasluftës, krahasimi me të cilën s’do t’i bëjë nder asnjë qeverie në të ardhmen. Pra, ekzekutivi me të cilin nuk bën të krahasohesh – kështu do të mbahet mend qeveria koti për ata të cilët nuk do ta harrojnë.   Dështimi i gjithanshëm, e sidomos në luftimin e pandemisë COVID-19, nuk mbulohet dot me gjendje të jashtëzakonshme e as me kërcënimin për shpallje të saj. Mbase kjo qeveri edhe s’e lufton dot virusin, sepse ajo është ngritur paligjshëm në kohë virusi e duke iu falënderuar virusit. Kjo qeveri është e integrueshme te virusi Corona.  Populli i Kosovës ka një refleks padëgjueshmërie qytetare ndaj kësaj qeverie të pabesueshme. Politikanët që e kanë pre në besë popullin, populli kurrë nuk u beson. Kjo qeveri nuk gëzon besimin e popullit, sepse është besëthyer. Prandaj, armiku të cilit qeveria po synon t’ia shpallë gjendjen e jashtëzakonshme është pikërisht populli. Ministri Zezaj i qeverisë Koti po ju kanoset qytetarëve të cilët tashmë i ka shpallur të pabindur e të padisiplinuar. Pra, gjendjen e jashtëzakonshme po duan t’ia shpallin popullit. Por, ne e dimë që sistemi shtetëror, në përgjithësi, nuk ka dështuar, dhe se dështimi ka emra të përveçëm individësh. Nuk kanë dështuar policia apo mjekësia, por ministrat dhe qeveria.  Në bazë të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjendjen e jashtëzakonshme e shpall presidenti, dekreti i të cilit duhet të marrë pëlqimin në Kuvend. Pse kjo qeveri na kërcënon me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme? Çfarë pune ka ajo me këtë shpallje? Vetëm një shpjegim e ka kjo: kryeministri koti është zëdhënës i presidencës, vegël e Thaçit, e i cili karrigen e presidentit të Republikës e mori me vete para prokurorisë speciale në Hagë.  Në republikë, sovran është shteti e burim i sovranitetit populli; në monarki, sovran është mbreti. Presidenti nuk është sovrani. Ai nuk mund ta marrë me vete karrigen presidenciale e ta çojë në prokurori a gjykatë. Kosova nuk ua ka pasur borxh këtë.  Përgjatë atyre katër muajve, ne u patëm kujdesur për sistemin imunitar të qytetarëve dhe imunitetin e sistemit shëndetësor. Jemi kujdesur për shëndetin publik të popullsisë dhe për mbijetesën e rimëkëmbjen e ekonomisë. Duke mos u angazhuar për të gjitha këto e duke mos i kuptuar të lidhura, këta po na i humbin të gjitha. Tash, kjo qeveri don pakt social, don marrëveshje që s’është aspak xhentëllmene, me qasjen: pleqtë bën të vdesin, ata që kanë sëmundje shoqëruese bën të vdesin. Është në rrezik asgjë më pak se etika dhe vlerat tona kombëtare e njerëzore.  Të dashur qytetarë,  Zgjidhja ekziston: procedimi i Ligjit Anti-COVID të cilin e ka iniciuar Kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani, dhe të cilin e ka kërkuar vetë Gjykata Kushtetuese para më shumë se tre muajve. Zgjidhja pra ekziston, por këta nuk duan zgjidhje. Andaj, ndërkohë, ruajeni veten dhe njëri-tjetrin, kujtoni porositë tona e udhëzimet e mjekëve: mbani higjienën personale, mbani distancën fizike, mbani maskat mbrojtëse. Le ta forcojmë solidaritetin shoqëror kur qeveria na e ka dobësuar shtetin demokratik. Përballë paaftësisë së qeverisë për të qeverisur, le të kujdesemi ne vetë për jetën dhe shëndetin e të gjithëve. Me këtë rast, u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve nga virusi Corona dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë e të plotë secilit qytetar të sëmurë, deputetëve të infektuar si dhe kryetarit të LDK-së, Mustafa. Ju faleminderit e mirupafshim.

Kujtojmë se Isa Mustafa ka rezultuar i infektuar me Covid-19 që prej të premtes së 10 korrikut ndërsa  gjendja e tij tashmë është stabilizuar. Ndërkohë deri më tani në Kosovë janë regjistruar me Covid-19 4.931 persona, nga të cilët 102 kanë ndërruar jetë, që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti armend zemaj isa mustafa me covid-19 koronavirusi ne kosove albin kurti armend zemaj isa mustafa me covid-19 koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës