EMRI/ Qëlloi me armë drejt Policisë, kush është i riu i arrestuar në Rinas
13 Shkurt, 21:17
...
Aktualitet
RIKTHEHET dosja KARELI! Nga mbajtja në “frigorifer” deri tek rrahja për vdekje, mediat greke zbardhin DETAJE të reja nga
23 Shtator 2021, 13:53Nga DOSJA
GREQI– Edhe pse kanë kaluar 7 vite, sërish dhuna ka lënë gjurmë të pashlyeshme në burgun e Nigritës. Rasti i vrasje të shqiptarit Ilia Kareli, i dënuar më shumë se 12 vite burg, tronditi opinionin public në mars të vitit 2014.
Por detaje të tjera kanë dalë në dritë, duke dëshmuar për minutat e makthit që kaloi shqiptari para se të vdiste. 97 minutat në “frigoriferin” e burgut ishin të mjaftueshme për të torturuar për vdekje 42-vjeçarin Kareli, i cili nuk arriti të jetonte më shumë se 7.5 orë në burg. Ai u fut brenda në orën 15.40 dhe u gjet i vdekur në 23.15, edhe pse nuk përjashtohet që ai të ketë vdekur më herët.
Kareli kishte pësuar goditje të vazhdueshme në të gjithë trupin e tij. I plagosur rëndë, deri në pikën kur nuk mund të qëndronte më në këmbë, ai u fut në një dhomë ku temperatura nuk kalonte 10 gradë celsius.
Sipas trupës gjykuese, vrasja e shqiptarit ndodhi për hakmarrje. Kareli kishte vrarë George Tsironis, duke e goditur me një thikë të improvizuar brenda qelisë. Megjithatë ai u ndalua nga gardianët e burgut që nuk e ndaluan sulmin ndaj tij. Problemi i zemrës me të cilin Karelli vuante prej kohësh dhe sulmi ishemik që i pasoi brenda në qeli nga dhuna, u shpallën shkaqet kryesore për vdekjen e tij.
TIRANË– Ditën e nesërme do të mungojë energjia elektrike në disa zona të Tiranës.OSHEE bën me dije se do të mbesin pa energji elektrike nga ora 09:00...
Komunikimet e shpeshta me telefon zbuluan se 27 vjeçari Faruk Fatih Ozer i shumë kërkuari i shtetit turk, po ndihmohej nga shtetas shqiptar në vendin ton...
FIER- Një zjarr ka rënë në fshatin Topojë të Fierit ditën e sotme. Zjarri ka rënë për shkak të djegieve të hamullave pas korrjes së grurit.Ndërkohë që bëhet me ...
TIRANË– Viktor Marku, Sebastian Mali, të ndaluar si persona të dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit 2020 në Tiranë, mund të l...