LIVE UPDATES
Bota

Rikthehet çështja e mbajtjes së shamisë në shkollat e Kosovës, Kurti: Ne jemi kundër ndalimit

14 Qershor 2021, 08:55 Nga DOSJA
Rikthehet çështja e mbajtjes së shamisë në shkollat e

KOSOVË– Deputetë nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që vajzave nën moshën 18 vjeçare, të mos u ndalohet shkuarja në shkollë edhe nëse ato mbajnë në kokë shami, apo siç njihet ndryshe si hixhab.

Çështja e shamisë është aktualizuar këtë javë, pasi Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, e ka ftuar për të raportuar për këtë çështje ministren e arsimit, Arbërie Nagavci.

Ligjet dhe vendimet administrative në Kosovë, i lejojnë vajzat myslimane të bartin shami mbi moshën 18 vjeçare, në universitete apo në vende të punës.

Mirëpo, një gjë të tillë ua ndalon vajzave në shkolla fillore dhe të mesme.

Udhëzimi administrativ përcakton të drejtat, veprimet e ndaluara, masat dhe proceduarat disiplinore dhe zbatimin e tyre. Kurse në nenin 3, pikën 1.13, thuhet se në shkollë ndalohet uniforma fetare.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Duda Balje, tha për Radion Evropa e Lirë se komisioni po kërkon nga Ministria e Arsimit që të ndryshojë udhëzimin administrativ, ose të nxjerr një të ri, ku nuk do t’u ndalohet vajzave me mbulesë të shkojnë në shkollë.

Nga ana e komisionit për të drejtat e njeriut, jemi duke bërë kërkesë për ndryshimin e udhëzimit administrativ, ose për ta nxjerr një udhëzim administrativ të ri, i cili do të specifikojë edhe do t’ju jap të drejtë vajzave të shkojnë në shkollë fillore, të mesme edhe në shkollimin e lartë, që të jenë të lira që të mbajnë shami”, tha Balje.

Balje tha se kjo çështje mund të rregullohet edhe me anë të ligjeve, por siç shprehet ajo, një gjë e tillë mund të rregullohet më shpejt me anë të një urdhërese të re administrative.

Ne mund ta ndryshojmë edhe ligjin. Jemi gati që t’i shkojmë deri në fund dhe të gjejmë një zgjidhje konkrete”, tha ajo.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se ministria është e angazhuar dhe po punon që as një fëmijë të mos jetë jashtë procesit mësimor. Ajo tha se për çështjen e mbulesës në shkolla dhe jo vetëm, duhet të hapet debat dhe të flitet me argumente nga ekspertë të fushave.

“Ne duhet të punojmë bashkë, sepse po flasim për atë që është më e mira për fëmijë. Duhet të sigurohemi që asnjë vajzë të mos na mbetet jashtë bankave shkollore dhe duhet të sigurohemi që askujt, të mos i imponohen gjëra që mund të jenë në konflikt ose të jenë kundër asaj që e përcakton Kushtetuta”, tha Nagavci.

Kushtetuta e Kosovës e përcakton shtetin si “shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare”. Akti më i lartë ligjor i Kosovës, sipas sociologut të religjionit Ismail Hasani, nuk lë hapësirë për paqartësi lidhur me mbajtjen e simboleve fetare nëpër institucione arsimore e publike.

Sipas Hasanit çështja e bartjes së shamive nga vajzat në shkollat e cikliti të ulët, duhet të diskutohet më kujdes të madh.

Kushtetuta e Kosovës në mënyre decidive e ka qartësuar se cili është pozicioni i shteti karshi fesë. Kosova është shtet multietnik, multikulturor, multifetar, por mbi të gjitha është shtet laik dhe cenimi i këtij elementi është edhe rrezik për kushtetutshmërinë në Kosovë”, tha Hasani.

Hasani theksoi se persona të cilët janë të përkushtuar për fenë, në Kosovë ka edhe institucione arsimore fetare, ku aty mund të marrin mësime.

Ata që me bindje do të thotë janë përcaktuar që përkatësinë e vet, devotshmërinë e vet ndaj fesë, ndaj përkatësisë së vetë fetare, ta shpërfaqin është mirë që t’i drejtohen shkollave fetare ku mund të plotësojnë dijen e vet, e ku mëshirohen edhe më tepër më besimin”, tha Hasani.

Bashkësia Islame e Kosovës, ndërkaq, disa herë ka bërë thirrje që vajzave të cilat bartin shami, tu lejohet shkollimi në institucionet arsimore publike para universitare.

Ata thonë se bartja e mbulesës apo shamisë është obligim, përkatësisht detyrim fetar, për gjininë femërore.

Në disa shkolla, gjatë viteve të kaluara, por edhe këtë vit, ka pasur raste kur vajzat që bartin shami në kokë, nuk janë lejuar të hyjnë brenda në klasë.

Afrim Lulaj, baba i një vajze nga Gjakova, tha për Radion Evropa e Lirë, se vajza e tij, nuk është lejuar të hyj në shkollë të mesme publike, për shkak të bartjes së shamisë dhe tani siç thotë ai, vajza ka vazhduar mësimin në medrese në Prishtinë.

“E kanë lënë të pres në oborr të shkollës dhe i kanë thënë thirre prindin, e gjëra të tjera. Për regjistrimin e fëmijëve në shkollë të mesme, nuk ka pasur ndonjë rregull të veçantë. Kriter kanë qenë notat dhe mosha, dhe aty nuk ka pasur specifikim me shami apo pa shami. Vajza është regjistruar në shkollë dhe kur ka shkuar me nis mësimin, i kanë thënë se nuk bën me shami”, tha Lulaj.

Lulaj ka thënë se drejtuesit e shollës, duke u thirrur në një udhëzim administrativ që e ka hartuar Ministria e Arsimit në vitin 2014, nuk i kanë lejuar vajzës të vijojë mësimin.

Gjykata Kushtetuese, në një vendim të vitit 2011, kishte hedhur poshtë si të papranueshme një ankesë të 19 vjeçares Arjeta Halimi, pasi i ishte ndaluar të hyj me shami në një shkollë në Viti.

Gjykata kishte thënë se Halimi nuk kishte përdorur të gjitha gjykatat tjera, para se t’i drejtohej Kushtetueses.

Në opinionin e saj, Gjykata ka thënë se Halimi “me refuzimin e heqjes së shamisë së saj, parashtruesja ka tejkaluar kufijtë rreth të drejtës së shprehjes dhe manifestimit të besimeve fetare në objektet shkollore”.

Kushtetuta e përcakton Republikën e Kosovës si shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.

Kryeministri aktual i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në deklarimet e tij, gjatë fushatës zgjedhore por edhe nëpër intervista televizive, ka thënë se nuk është në favor të shamisë, por janë kundër ndalimit. Ai ka thënë se çështja e bartjes së shamisë “është çështje e të drejtave elementare njerëzore”.

Ne jemi kundër ndalimit të mbajtjes së mbulesës”, ka thënë Kurti në një tubim në vitin 2017, ku ka thënë se partia e tij do ta “luftojë islamofobinë”.

Pra ne nuk do ta pengojmë një vajzë që shkollohet, ose një vajzë që jep mësim në sistemin arsimor, për shkak se në njërën anë është e drejta e mësimit, e në anën tjetër është bindja jonë se është e rëndësishme çka ke në kokë, e jo çka ke mbi kokë”.

Prej kohës kur Kurti është bërë kryeministër, ai nuk ka thënë asgjë se cili do të jetë vendim i qeverisë së tij në lidhje me bartjen ose jo të shamisë në shkolla.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arbërie nagavçi duda balje ismail hasani mbajtja e shamise ne kosove arbërie nagavçi duda balje ismail hasani mbajtja e shamise ne kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet