Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KROACI- Partitë e qendrës së djathtë, Partitë Popullore Evropiane me anë të një rezolute kërkojnë në mënyrë unanime zgjidhjen e krizës së thellë politike përmes dialogut mes PS dhe opozitës si dhe miratimin e një reforme elektorale që i hap rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri.
Ky qëndrim është adoptuar zyrtarisht në bllok nga partitë anëtare të PPE-së me anë të një rezolutë të posaçme për Shqipërinë, e miratuar në Kongresin e PPE-së që po mbahet në Zagreb.
Duke “vlerësuar përkushtimin e fortë dhe të palëkundur të Partisë Demokratike për integrimin europian të Shqipërisë”, grupimi më i madh politik europian liston në 10 pika detyrat e Shqipërisë për një demokraci funksionale. Ajo që bie në sy është fokusimi tek standardet themelore të demokracisë: zgjedhjet e lira e të ndershme dhe drejtësia e pavarur.
Duke vlerësuar se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë politike dhe duke nxitur zgjidhjen e kësaj krize përmes një reforme zgjedhore që më pas i hap rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, rezoluta e posaçme e PPE për Shqipërinë është shumë e ngjashme me atë të Bundestagut gjerman mbi plotësimin e 9 kushteve.
10 pikat e Rezolutës së PPE-së për Shqipërinë:
Rezolutë e Kongresit të Partisë Popullore Europiane.
• Duke mbajtur parasysh përfundimet e Këshillit Europian për Shqipërinë në 17-18 Tetor 2019 dhe Raportin e OSBE/ODIHR të 5 Shtator 2019;
• Duke njohur përkushtimin e fortë dhe të palëkundur të Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH) për integrimin e Shqipërisë në Europë;
• Duke mbështetur angazhimin e BE për procesin e zgjerimit, mbi bazën e plotësimit të kritereve të anëtarësimit nga vendet aplikuese;
• Duke nënvizuar rolin mbështetës që luan procesi i integrimit për reformat, dhe duke mirëpritur përkrahjen që ky proces ka nga qytetarët e Shqipërisë;
Partia Popullore Europiane:
1. Duke vlerësuar se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë politike, nxit partinë në pushtet dhe opozitën në Shqipëri të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për të tejkaluar menjëherë këtë krizë të thellë politike përmes dialogut.
2. Risjell në vëmendje se adoptimi konsensual nga partitë politike, i një reforme elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR që shtron rrugën drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përfaqëson një kusht të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe integrimin drejt BE-së.
3. Duke rikujtuar theksin e përsëritur nga ana e OSBE/ODIHR, të rëndësisë që ka vullneti politik për të garantuar zbatimin e të gjitha kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, bën thirrje për zbatimin e reformës elektorale, në dobi të demokracisë dhe të funksionimit të institucioneve demokratike qendrore dhe lokale në Shqipëri.
4. Shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetutese dhe Gjykatës së Lartë duke i plotësuar vendet e tyre me gjyqtarë; pret një vendim të shpejtë dhe final nga Gjykata Kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.
5. Thekson se blerja e votave dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është e papranueshme për standartet europiane, dhe bën thirrje për rezultate të prekshme dhe në kohë të hetimit të suksesshëm të përgjegjësve, përfshirë dhe politikanët, zyrtarët e shtetit dhe grupet kriminale që janë përfshirë në blerjen e votës dhe krime të tjera elektorale gjatë zgjedhjeve.
6. Shpreh shqetësim të thellë për fenomenin e vazhdueshëm të personave me rekorde kriminale që kandidohen për poste në institucione apo emërohen si funksionarë publikë në shkelje të hapur të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe bën thirrje për zbatim pa ekuivoke të ligjit, dhe largimin nga detyra të zyrtarëve që e kanë shkelur atë.
7. Nxit Shqipërinë që të ngrejë Strukturën e specializuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar; bën thirrje për nisjen e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë akuzuar për vepra të ndëshkueshme nga procesi i vettingut.
8. Thekson domosdoshmërinë për rezultate bindëse në luftën kundër kultivitimit masiv dhe trafikimit të kanabisit dhe luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave; shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të kryejë hetime aktive, ndjekje penale dhe dënime për korrupsion dhe krim të organizuar duke nisur dhe përfunduar procedime kundër të gjithë autorëve përfshirë dhe politikanë dhe zyrtarë të lartë.
9. Bën thirrje për progres të prekshëm në reformën e administratës publike, si një nga çështjet kyçe për Shqipërinë në rrugën e saj për integrimin në BE.
10. Mbështet Partinë Demokratike të Shqipërisë në përpjekjet e saj për të adresuar shqetësimet legjitime dhe aspiratën Europiane të popullit Shqiptar.
Partia Popullore Europiane është forca kryesore politike në Europë që ka grupin më të madh të eurodeputetëve në Parlamentin Europian, drejtuesit e BE si Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, drejtuesit e shteteve dhe qeverive kryesore në Europë, duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin e Kroacisë që merr Presidencën e BE në janar 2020, kryetaret e qeverive të Austrisë, Irlandës, Rumanisë, Norvegjisë, Hungarisë etj.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Ditën e sotme Presidenti i vendit Ilir Meta është takuar me ish-presidentin Bujar Nishani për krizën politike në vend. Pas takimit me Metës, ish-p...
KROACI – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Presidentin e ri të Partive Popullove Evropiane, Donald Tusk. Ka qenë vet Basha me a...
TIRANE– Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese sjell zhvillime të reja në marrëdhënien mes presidentit Ilir Meta dhe ambasadës Amerikane në Tiranë. Që në o...
TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të ambasadës në Tiranë, kanë reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Ambasada...
Tiranë- Dy ditë më parë Presidenti i vendit Ilir Meta firmosi një kallëzimin penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin, të cilin ...
Tiranë- Një debat ka pasur mbrëmjen e djeshme mes anëtarit të Kryesisë së PD-së, Bardh Kadillit dhe Gjergj Bojaxhiut.Në emisionin “Byro Politike” në “Acb news”...
TIRANË- Avokati Spartak Ngjela, ka hedhur akuza të forta sot kundër Presidentit Ilir Meta. Sipas Ngjelës, Meta ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës, pas...
Kancelarja gjermane ka thënë në Zagreb se do të bisedojë me Francën për të krijuar kushtet për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e VeriutKance...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ish-kreun e KQZ, Kristaq Kume. Kume pas takimit në Presidencë ka dhënë një deklaratë për mediat,...
TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashmte javën e ardhshme do të zhvillojë një konferencë, në datën 25 nëntor. Sipas njoftimit për mediat bëhet me ...