LIVE UPDATES
Politike

Balla vë afat dhe i bën thirrje opozitës në Kuvend: Deri për Krishtlindje përmbyllim Kodin Zgjedhor(VD)

28 Tetor 2019, 09:54 Nga DOSJA
Balla vë afat dhe i bën thirrje opozitës në Kuvend: Deri

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar në seancën e sotme që Kodi Zgjedhor të përmbyllet deri për Krishtlindje, ndërsa ka përshëndetur vendimin e Komisionit të posaçëm të Reformës zgjedhore për të bërë ndryshime në çështjen e financimit të partive.

Balla ka përmendur edhe çështjen e financimeve për PD-në. Nga ana tjetër kreu i grupit socialist, njësoj si opozita tha se dokumenti i Bundestagut është udhërrëfyesi më i mirë.

Nga ana tjetër, Balla foli edhe për rezolutën e Parlamentit Europian në lidhje me ‘mosçeljen e negociatave’.

Balla deklaroi nga foltorja e Kuvendit se deri në Pranverën e ardhshme, edhe ata që janë kundër do të ndryshojnë mendje, në mënyrë që të riparohet ai gabim strategjik.

Kjo seancë është një risi  në punën parlamentare. Ka plot mekanizma të tjerë, të cilat qeveria përfshihet në detyrimin në afat të caktuar për të sjellë përgjigje. Nuk ka sot një kërkesë të refuzuar nga ana e ministrave.

Kam pasur mundësinë të isha prezent të PE të enjten, teksa diskutohej dhe miratohej rezoluta. Jam ndjerë krenar që eurodeputetët të mbanin në duar flamurin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Holandezë, danezë dhe francezë e thanë qartë se vendimi i 18 tetorit ishte një gabim strategjik. Do doja t’iu thoja qytetarëve që është hera e parë që në PE kemi një shumicë, të cilat shprehën bindjen se Shqipëria ka ecur para në realizmin e reformës në drejtësi.

PE i sugjeron edhe vendeve të tjera të ballkanit perëndimor, ta marrin si referencë e reformës në drejtësi, realizuar nga Shqipëria. Halli i opozitës rrugore nuk zgjidhet dot. Ata ikën vetë nga kuvendi. Është koha për të treguar se bojkotet demokratike nuk të çojnë asgjëkundi.

Arsyetimi i mosmarrjes së vendimit ka të bëjë më çështje të brendshme në BE. Doja të bëja thirrje deputetëve se është në detyrën tonë historike që të vijojmë punën.

 Instrumenti i vënë në dispozicion nga bundestagu është udhërrëfyesi më i mirë. Deri në pranverën e ardhshme, edhe ata që janë kundër do të ndryshojnë mendje, se duhet riparuar ai gabim strategjik”,u shpreh Balla.

Në fjalën e tij, Balla iu kujtoi partive të opozitës por edhe Presidentit të Republikës, të reflektojnë mbi qasjen e partive simotra të përfaqësuara në PE.

“Është një moment dhe atyre që ju kanë sjellë ju në këtë sallë, partive respektive, PD-së në radhë të parë si një prej partive më të rëndësishme në këto 28 vite të shikojë, të reflektojë mbi qasjen e partive simotra të veta të përfaqësuara në PE, PPE. Është e paimagjinueshme, gjuha që përdor gjuha PD në Shqipëri e për fat të keq edhe Presidenti i Republikës në fajësinë lidhur me mosvendimin e Këshillit Europian dhe Partia ose grupimi i PPE. Në mocionin për rezolutën të propozuar nga deputetët e PPE ku spikat patjetër zoti Mçallister flitet qartë që Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj në rrugën për fillimin e bisedimeve dhe padyshim procesi i fillimit të bisedimeve, marrëveshja për anëtarësim është një proces i gjatë, nuk është anëtarësim por padyshim përfundon me anëtarësim. Dhe unë sot do doja t’iu bëja thirrje deputetëve të opozitës këtu në këtë sallë, është në detyrën tonë historike që ne të vijojmë punën për realizimin e detyrave të shtëpisë sepse hapeshin apo nuk hapeshin bisedimet më 18 tetor ne padyshim që kemi detyra shtëpie të cilat duhet t’i realizojmë.
Dhe unë mendoj që instrumenti i vënë në dispozicion nga Bundestagu përmes disa hapave konkretë është udhërrëfyesi ynë më i mirë. Ne duhet ta përmbyllim Kodin zgjedhor sipas rekomandimeve të ODIHR deri në Krishtlindje. Sepse padyshim që deri në pranverën e ardhshme dhe pastaj deri në Samitin e Zagrebit edhe ata që janë kundër vijimit të procesit të zgjerimit do të kenë ndryshuar mendje sepse gabimi strategjik i bërë më 18 tetor do duhet riparuar menjëherë dhe më pas dua ta përshëndes vendimin e Komisionit të Posaçëm të reformës zgjedhore për të bërë edhe ndryshimet e domosdoshme në ligjin për financimin e partive politike. Duhet ta ndryshojmë, kemi pasur një rast tepër të rëndë në Shqipëri 2 vjet më parë, teksa PD është sot në akuzë publike, kryetari i saj për financime të dyshimta. Ne duhet ti presim rrugën çdo lloj financimi të dyshimtë për çdo parti politike përfshi dhe fushatat zgjedhore”, deklaroi Balla.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rezoluta e pe seanca plenare 28 tetor 2019 taulant balla rezoluta e pe seanca plenare 28 tetor 2019 taulant balla

Sondazh

Poll
Politike 28 Tetor 2019, 07:01

Tiranë- Në seancën e sotme plenare u diskutua për problemet dhe shqetësimet e qytetarëve shqiptarë, si Reforma Zgjedhore. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pran...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet