LIVE UPDATES
Aktualitet

Përplasja për 1.6 ha truall në jug, kufizohen veprimet kadastrale mbi resortin ‘Folie Marine’

5 Shkurt 2020, 19:01 Nga DOSJA
Përplasja për 1.6 ha truall në jug, kufizohen veprimet kadastrale

Taulant Canameti, i cili ishte komanduar përkohësisht drejtues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë, është zëvendësuar të martën nga Bilbil Aliaj, pasi siç mësohet nga BIRN regjistroi një vendim të Gjykatës së Lartë që pezullonte veprimet mi resortin Folie Marine.

Canameti pati marrë detyrën si i komanduar në tetor 2019, pas përplasjeve të vazhdueshme të zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës me zyrën qendrore për regjistrimin e vendimi të 23 prillit të Gjykatës së Lartë.

Vendimi, i cili që pezullonte një vendim të Gjykatës së Apelit mbi dhjetëra hektarë përfshi sipërfaqen në të cilën ngrihet një pjesë e resortit luksoz ‘ Folie Marine’ dhe ku qeveria ka miratuar statusin e investitorit strategjik për kompaninë ‘Soleil & Sea’, kundërshtohej nga Kristo Gjoka, i cili kishte fituar pronësinë në Gjykatën e Apelit. Pronësia e Gjokës kontestohet nga Avokatura e Shtetit dhe po ashtu biznesmeni Alban Xhillari, i cili është pas projekteve për resortin turistik. Palët siç gjeti BIRN në një shkrim të mëparshëm kanë bërë një sërë padish dhe kanë ngritur akuza penale ndaj njëra tjetrës.

Përplasja- sipas dokumenteve që BIRN ka siguruar- është fokusuar kryesisht mbi pronësinë e 1.6 hektarëve truall, mbi të cilat është ndërtuar klubi i natës ‘Folie Marine’ dhe dy godina pjesë të së njëjtit kompleks turistik. Mbi të njëjtën pronë, kompanisë ‘Soleil & Sea’ i është dhënë nga qeveria statusi i ‘investitorit strategjik’ dhe po ndërton aty një fshat turistik të njohur si ‘Soleil Village’.

Vlera e këtij investimi, sipas Komitetit të Investimeve Strategjike që drejtohet nga kryeministri Edi Rama është 67 milionë euro. Qeveria merr përsipër edhe mbështetjen e investitorit në problemet e pronësisë ndaj palëve të treta, por konflikti për këtë pronë duket se doli jashtë kontrollit.

BIRN mësoi të martën, se para se të largohej Canameti ka regjistruar kufizimet mbi këtë pronë, bazuar mbi vendimin e 23 prillit të Gjykatës së Lartë.

Geron Gumbardhi, avokati i familjes Gjoka, e cila e kundërshton regjistrimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe pati paditur Canametin për një tentativë për ta kryer këtë regjistrim gjatë kohës që ishte zëvendës drejtor, konfirmoi se kufizimet mbi pronën ishin miratuar.

Koha e regjistrimit nuk është e qartë, por vendimi nuk ishte regjistruar deri në dhjetor të vitit që shkoi. Canameti nuk qe i arritshëm për një koment.

BIRN gjeti në një shkrim të mëparshëm se mosregjistrimi i vendimit të Gjykatës së Lartë ishte i lidhur me shkarkimin dhe dorëheqjen e 4 drejtuesve të ASHK-së Vlorë të cilët patën refuzuar të bënin regjistrimin. Që prej 8 shtatorit 2019 deri në 6 tetor dhanë dorëheqjen apo u larguan Drejtori Florian Alimadhi, ish-drejtori dhe më pas nëndrejtori Klodian Troci, juristi Alteo Nazëraj dhe drejtoresha Elona Hodaj (Kurti).

Canameti, i cili u emërua fillimisht si zëvendësdrejtor i Hodajt, u përpoq ta regjistronte vendimin duke përdorur kompetencat që i ishin deleguar më 30 shtator 2019, por ky regjistrim u shfuqizua nga Hodaj vetëm 24 orë pasi ai ishte firmosur. Hodaj urdhëroi anulimin e urdhërit dhe fshirjen e shënimeve të bëra në regjistrin hipotekor. Pak ditë pasi firmosi këtë anulim, më 6 tetor 2019, Hodaj dha dorëheqjen, ndërsa Canameti mori postin e saj.

Palët në konflikt ndërkohë i kanë bërë njëra tjetrës një sërë kallëzimesh. Kristo Gjoka, i cili fitoi të drejtat mbi pronën me vendim e shkurtit 2019 të Gjykatës së Apelit Vlorë, akuzon në një kallëzim penal biznesmenin Alban Xhillari dhe të afërm apo të njohur të këtij të fundit se po përdorin ndikimin e tyre në qeveri për t’ua rrëmbyer pronën me dokumente të falsifikuara, nën pretekstin e investimit strategjik.

Biznesmeni Xhillari është kundërpërgjigjur po ashtu me kallëzim penal ndaj Gjokës dhe personave të lidhur me të, që i cilëson “pjesë e një grupi të strukturuar kriminal“. Kallëzimi që Xhillari ia vuri në dispozicion BIRN është firmosur në emër të kompanisë Kempixh – një shoqëri të cilën ai e ka zotëruar dikur dhe që ka në pronësi disa prej godinave në resortin turistik.

Marrë nga BIRN

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet resorti ‘folie marine’ vlore resorti ‘folie marine’ vlore

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën